LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Protestat kundër çmimeve, Basha: Të eliminohet taksa ‘Rama’, të pezullohen të tjerat

12 Mars 2022, 09:52 Nga DOSJA
VD-Protestat kundër çmimeve, Basha: Të eliminohet taksa

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije në një prononcim për median se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.

Jashtë selisë blu, Basha ripërsëriti edhe njëherë propozimet për qeverinë që të eliminojë taksën “Rama”, siç e quan ai taksën mbi karburantet. Basha gjithashtu ka shtuar se qytetarët që po protestojnë kanë mbështetjen e partisë Demokratike. 

DEKLARATA PËR MEDIAN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Dy javë përpara i kërkova qeverisë shqiptare t’i dalë përpara pasojave të paevitueshme të rritjes së çmimeve, duke filluar me rritjen e çmimeve përdorur ato mekanizma të cilat në fakt jo vetëm lehtësojnë qytetarët, por zhbëjnë edhe padrejtësie e kësaj qeverie të këtyre 8 viteve. Kërkova eliminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit me vlerë 240 lekë që njihet nga populli si taksa “Rama”; si fillim dhe konsiderimin e lehtësimit të përkohshëm të disa prej taksave të tjera si akcizës së karburantit apo taksave të tjera mbi naftën. Kërkova po kështu rikonsiderimin e paketës tonë për TVSH 6% për ushqimet duke qenë se çmimi i naftës nuk ka të bëjë vetëm me ata që kanë automjete apo varen nga automjetet, por ka të bëjë me gjithçka që varet nga transporti, pra gjithçka që ka të bëjë me bukën e përditshme dhe shërbimet ndaj qytetarëve. E kam përsëritur si sot një javë si kërkesë kur karburantet shkuan 2300 lekë. Ndërkohë që ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë të plotë dhe ndaj këtij reagimi qytetar qeveria ka bërë veshin e shurdhër, kryeministri është tallur. Jo vetëm kaq por i është përgjigjur me dhunë policore, të cilën PD e ka dënuar me forcë, teksa deputetët tanë janë gjendur pranë protestuesve të keqtrajtuar dhe të arrestuar në komisariate e cila është një praktikë e tmerrshme, abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi, një qeverie, një kryeministri të shkëputur nga realiteti, shkëputur nga dhimbja e përditshme e shqiptarëve. Sot dua të vendos edhe një herë theksin tek nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që njerëzit të paguajnë më pak dhe që çmimet të mbahen nën kontroll nuk mjaftojnë fjalët, as premtimet boshe por duhet hedhur direkt në veprim, as nuk mjafton që topin t’ia kalosh një faktori tjetër, kushdo qoftë ky dhe çfarëdo pjesë të përgjegjësisë apo të fajit të ketë. E lehtë t’i vesh fajin Autoritetit të Konkurrencës, e lehtë të bësh sikur zihesh me ata që deri dje i ke patur ortakë në krah, tani është momenti të veprosh. Është akoma më e dhimbshme po të kujtosh se ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë. Them qeverisë sepse prej kohësh nuk janë të ardhurat e qytetarëve sepse nuk kthehen tek qytetarët. Skandali i inceneratorëve tregoi se 430 mln euro u përvetësuan nga një grup qeveritarësh, një grup i strukturuar kriminal për të cilin ne do të çojmë shume shpejt padi. Ndaj po ua them paraprakisht, që pavarësisht situatës së brendshëm që po kalon PD, subjekt i cili është mbledhja e sotme dhe procesi i reflektimit që ne kemi nisur, ne në asnjë moment nuk harrojmë detyrën tonë para njerëzve. Dhe demokratët janë dhe do të jenë në krye të kësaj beteje për jetën e përditshme të qytetarëve, për krizën e tmerrshme që po kalojmë, aq më shumë ku ndërkohë që çmimet rriten për shkak të sistemit të taksave, qeveria shton të ardhurat dhe në vend që të shtojë ndihmën ndaj qytetarëve, shton retorikën dhe shton dhunën ndaj qytetarëve. Kjo është e papranueshme. Kjo do të thotë që të gjithë ata të ardhura të shtesë që ka marrë gjatë kohës që është rritur çmimi i naftës, urgjentisht t’i dedikojë urgjentisht për familjet në nevojë, në radhë të parë. Ka dy mënyra për t’i administruar situata të tilla të vështira, jo se janë përjashtuese nga njëra tjera por varet nga buxheti i shtetit. Njëra është subvencionimi, por që të mund të jetë pre shumë lehtë e praktikave korruptive, diskriminuese ose të padrejta. Tjetra është përpjekja për të mbajtur nën fre çmimin. Kjo nuk mund të ndodhë me metoda të tjera përveçse duke eliminuar, siç e thashë, taksën “Rama”, qoftë edhe përkohësisht taksa të të tjera. Le të mësojmë nga vendet e rajonit.Shikoni, Maqedonia e Veriut, Greqia, urgjentisht po veprojnë. Dakord, Greqia ka një standard tjetër. Por Maqedonia e Veriut është e krahasueshme si në forma, edhe në mjete me krizën që po përballet. Kosova po konsideron po kështu masat e saj. Qeveria e Shqipërisë, kryeministri shqiptar të kapur ne flagrancën e 430 mln eurove nuk mund ta kalojë lumin me dhunë policore, me censure apo me premtime boshe. Dy javë më parë i kam bërë thirrje. Tani jem në mes të kësaj krize e cila nuk dihet se çfarë pasojash të tjera mund të ketë. Ndaj një nga propozimet që do t’i parashtroj grupit parlamentar është që të kërkoj mocion me debat, në momentin më të parë të mundshëm në Parlament, për të vënë para presionit maksimal qeverinë që të lërë llafet, të lërë fjalët dhe të fillojë me veprat. Për çështjet e tjera pas mbledhjes së grupit parlamentar. Falemnderit!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale