LIVE UPDATES
Politike

VD-Protestat dhe komentet/ Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, jeni “out”

21 Nëntor 2021, 10:00 Nga DOSJA
VD-Protestat dhe komentet/ Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, jeni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. I pranishëm në prezantimin e buxhetit për fermerët për vitin 2022, kryeministri iu përgjigj atyre që shkruajnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’.

‘Dua të prek disa element pa hyrë në ato që parashtroi ministrja. Dua të filloj me një element që ka krijuar konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar dhe në disa protesta të cilat janë legjitime, por unë besoj se ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur? Është shumë e thjeshtë në shifra. Dhe pse ne kemi vendosur që ta heqim rimbursimin e 6% dhe çfarë do të bëjmë me atë masë të parash që përdori për rimbursimin se këto janë pastaj të nevojshme për të kuptuar që në fakt është hedhur një hap përpara, jo një hap mbrapa.

Duke vendosur atë skemë të rimbursimit, kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri. Shifra fund fare ka rezultuar modeste, por mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Duke qenë se grumbulluesit sot janë një forcë e re, unë besoj se dhe grumbuelluesit do e mirëkuptojnë. Në këndvështrimin tonë, shuma që ka rezultuar rreth 9 milionë dollar, të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent dhe të paqartë rimbursimi, ku siç thashë, pjesa dominante kontrollohet nga grumbulluesit, të shkojë për produktivitetin jo duke u marrë nga buxheti i shtetit por duke iu dhënë Ministrisë së Bujqësisë.

Kini parasysh që një sektor i cili gjatë një viti prek shifrën e 3.5 miliardëve, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 milionë. Flas për miliardë dollar si veprimtari. Nga sa mund të impaktohet. Është e rëndësishme të kuptohet që sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet sektori me grumbullues e tregtues të fuqishëm, aq më e pamundur bëhet që në sektor të mbijetosh i vetëm. Aty ku shikojmë sukses, shikojmë sinergji të krijuara mes atij që është në parcel, atij që e grumbullon dhe forcës së krijuar nga grumbulluesi apo së bashku me të tjerët. Është e pakonceptueshme të shkosh më tutje dhe pastaj natyrshëm që do të dalësh në rrugë dhe të kërkosh në qiell të të shitet prodhimi. Edhe për grumbulluesit e përpunuesit, është e domosdoshme që të jenë të orientuar për të kuptuar tregun. Është një nga shembujt se si ti biesh murit me kokë duke investuar gabim pa e lexuar tendencën e tregut. Cfarë duhet ti bëjë shteti atyre që investojnë tek molla sarkinge? Nuk i blen shteti prodhimet apo garanton tregun, është sipërmarrja bujqësore, tregu vetë dhe mirëkuptimi nga ana e sipërmarrjes e tendencave të blerjes. Atyre që nga smartphone bëjnë komente se bujqësia ka marrë fund, iu them që jeni out. Mjafton të shihni faktet. Të shihni eksportet bujqësore.

LAJMI KRYESOR:Buxheti për bujqësinë!Rama: Protestuesit të keqinformuar, vendosim sistem sigurimi

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per fermeret buxheti 2022 per fermeret

Sondazh

Poll
Politike 21 Nëntor 2021, 06:16

E djathta shqiptare, buzë humnerës

Gjatë gjithë periudhës 30-vjeçare të pluralizmit shqiptar pas tiranisë komuniste më mizore të Europës lindore, partia që pretendoi më së shumti të përfaq...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet