Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10-të të opozitës.
Sipas Kryemadhit, ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.
“Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet,”-shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.
Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.
Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!
Kjo është protesta e parë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat demokratët e aleatët zgjodhën që t’i bojkotonin. Sërish ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulëzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Përme...
TIRANE- Instituti i Studimeve Politike, ka publikuar një tjetër studim lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. ISP zbulon se në Elbasan nga 35 mijë vota që ishin n...
BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian në largim Jean-Claude Juncker është “ankuar” se procesi i caktimit të pasardhëses së tij, gjermanes Ursula von der Ley...
TIRANE- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është optimist se dialogu mes opozitës dhe mazhorancës nuk do të vonojë. Kështu ka thënë në studion e Abc News, k...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi mbledhje falenderimi...
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini ka dhënë një intervistë për REL lidhur me procesin e negociatave.Mogherini është shprehur...
TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar spotin për protestën e radhës së opozitës me 8 korrik. Krahas videos, Basha shkruan se në protestën e t...
TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka publikuar disa foto me kongresmenin amerikan Eliot Engel duke e falenderuar atë.Krahas fotove të postuara prej...
Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor.Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e djeshme ka zhvilluar një mbledhja me strukturat e partisë që ajo drejton.Kryemadhi tha se Ilir Meta nu...