Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Protesta e 16 Marsit, Basha: Fundi qeverisë së hajdutëve, dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron
16 Mars 2019, 17:38Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën e sotme, në të cilën u desh përdorimi i autobotëve me ujë me presion dhe përdorimi i gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzm Basha shprehet se nuk ka stabilitet pa demokraci, ndërsa shprehet se e gjithë bota ka parë vendosmërinë e shqiptarëve për liri dhe demokraci.
“Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve! Rroftë Shqipëria!”, shkruan Basha ndërsa publikon një album me fotografi.
Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.
Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës para Parlamentit.Nëpërmjet një...
TIRANË- Një ditë pasi u publikua një foto e deputetit Myslim Murrizi duke bërë pazar në Itali, vetë deputeti i përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike...
TIRANË- Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka folur lidhur me shoqërimin e tij dhe të djalit të tij në polici pas protestës. (Lexo këtu)Sipas Baç...
TIRANË- Këngëtari Frederik Ndoci komente të ashpra pas protestës 4 orëshe të opozitës para Parlamentit dhe rreth kryeministrisë.Në një foto të shpërndarë n...
TIRANË- Në një dalje për mediet, pas mbylljes së protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nuk i ka kursyer tonet e ashpra ndaj Ramës.Nga...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së organizuar nga opozita. (Lexo këtu)Me anë të një postimi në rrjetet sociale...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas përfundimit të protestës së sotme, (Lexo këtu) organizuar nga opozita e bashkuar para godin...
TIRANË- Pas protestës së zhvilluar sot nga opozita, policia ka filluar ndalimet e organizatorëve dhe personave që sipas tyre kanë kryer akte të dhunshme në...
TIRANË- Në një dalje për mediet, pas mbylljes së protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nuk i ka kursyer tonet e ashpra ndaj Ramës. Ng...