LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori Binas Nina nuk shkon në seancën e KPK-së, i dalin probleme me pasurinë

6 Dhjetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Prokurori Binas Nina nuk shkon në seancën e KPK-së, i dalin

TIRANË- Prokurori i Elbasanit, Binas Nina nuk u paraqit as në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar hënën më 6 dhjetor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e tij të vetingut. Ndryshe nga seanca e parë e mbajtur më 22 nëntor ku subjekti pretendoi se kishte probleme shëndetësore, të hënën ai nuk paraqiti asnjë justifikim dhe seanca u zhvillua pa praninë e tij.

Procesi i vetingut për prokurorin Nina po kryhet nga trupa e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitjan dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Binas Nina e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 në prokurorinë e Librazhdit dhe në vitin 1998 është transferuar në Elbasan, ku e ushtron edhe aktualisht funksionin e prokurorit. Relatori Hamitaj sqaroi në fillim të seancës se për prokurorin Nina hetimi administrativ është përfunduar në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Mungesa financiare

Nga hetimi i KPK janë konstatuar balanca negative në krijimin e disa pasurive. Për një apartament me sipërfaqe 106 m2 në Elbasan, të porositur në vitin 2000 dhe të blerë në vitin 2012, KPK ka gjetur paqartësi në kohën e pagesës së kësteve. Hamitaj pohoi se kur subjekti është pyetur për kohën e pagesave, ka deklaruar se e gjithë vlera është shlyer brenda vitit 2003, por nuk i kujtohej se kur është paguar secili prej kësteve.

Në deklarimin e vitit 2003, Nina ka pasqyruar si vlerë të apartamentit shumën 4 milionë lekë, ndërkohë që në kontratën e pasurisë ka rezultuar 4.5 milionë lekë. Relatori Hamitaj tha se është gjetur mospërputhje e vlerës së deklaruar edhe me atë të pasqyruar në kontratën e shitblerjes së vitit 2012.

Si burim krijimi, subjekti ka deklaruar shumën 2 milionë lekë të përfituar nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në vitin 2001 dhe 1.9 milionë lekë nga shitja e një apartamenti të dytë në 2003-in. Për pjesën tjetër në shumën 100 mijë lekë ka deklaruar se ka pasur si burim kursimet nga pagat. Sipas KPK, nga analiza financiare për krijimin e kësaj pasurie ka rezultuar balancë negative në shumën 1.6 milionë lekë.

Prokurori Nina ka deklaruar se në vitin 2007 ka krijuar të ardhura nga kundërshpërblimi prej një ndërtuesi, me të cilin kanë nënshkruar deklaratë noteriale në të cilën përcaktohet se subjektit i është dhënë shuma 1 milion lekë. Nga hetimi ka rezultuar se Nina ka ngritur padi civile ndaj një shoqërie ndërtuese, duke pretenduar se ndërtimi i një pallati përbri pallatit ku ai ka apartamentin i sillte dëme, pasi objekti do të ngrihej pranë dritareve të shtëpisë tij. Në padi është përfshirë edhe një person tjetër, i cili ka ngritur të njëjtin pretendim.

Pasi ndërtuesi dhe subjekti i rivlerësimit kanë nënshkruar deklaratën noteriale për dhënien e shumës 1 milion lekë në formën e kundërshpërblimit, prokurori Nina ka tërhequr dorë nga padia dhe çështja civile është pushuar. Lidhur me paditësin tjetër, gjykata ka argumentuar se ai nuk është paraqitur.

Hamitaj sqaroi se nga hetimi adminstrativ ka rezultuar se pallati në fjalë nuk është ndërtuar ende. Nga verifikimi në terren ka rezultuar se është ndërtuar vetëm një kat dhe se subjekti nuk ka pasur shkak real për të ngritur padinë. Ndërkohë, paditësi tjetër nuk rezulton që të ketë përfituar kundërshpërblim, ndryshe nga prokurori Nina.

“Përfitimi i vlerës 1 milion lekë duket se është fiktiv, pasi nuk ka pasur një shkak real për ngritjen e pretendimit, përderisa dhe aktualisht nuk është ndërtuar objekti,” tha relatori Hamitaj.

Sipas KPK-së ka rezultuar pamundësi financiare për krijimin e dy depozitave që janë deklaruar prej prokurorit Nina se kanë shërbyer si burime për krijimin e një depozite tjetër në vitin 2010 në shumën 17 mijë euro. Po ashtu, KPK konstaton balancë negative dhe në depozitimin e një shume 1.4 milion lekë në një llogari rrjedhëse në vitin 2016. Si burim krijimi të kësaj vlere, Nina ka deklaruar kursimet nga pagat për periudhën 2003-2014, me përjashtim të vitit 2007, kur ka pretenduar dhe të ardhurat e përfituara si kundërshpërblim.

Hamitaj evidentoi se në vitin 2007 Nina ka deklaruar shtesë të kursimeve vetëm në shumën 200 mijë lekë, ndërsa vlerën 1 milion lekë e ka deklaruar si të ardhur. Duke mos përfshirë në analizën financiare shumën 1 milion lekë, ka rezultuar balancë negative në vlerën 980 mijë lekë për depozitimin e shumës 1.4 milion lekë në 2016-ën.

“Edhe nëse Komisioni do të përfshinte shumën 1 milion lekë, do të përmirësohej analiza finaciare e vitit 2016, por do të përkeqësohej ajo e vitit 2007 dhe në analizën e përgjithshme financiare do të rezultonte e njëjta balancë negative,” sqaroi relatori Hamitaj.

Për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2013 kundrejt çmimit 600 mijë lekë, u konstatua se shitësi e kishte blerë në Gjermani një muaj më parë dhe se kishte shpenzuar gjithsej 701 mijë lekë. “Duke se nuk ka logjikë ekonomike,” pohoi Hamitaj dhe evidentoi se ishte i paqartë edhe transaksioni i shitjes së një mjeti tjetër nga subjekti, i cili vlerën e përfituar e ka deklaruar si burim. Sipas KPK-së, Nina e kishte shitur makinën me të njëjtin çmim që e kishte blerë 10 vite më parë.

Për dy depozita 5000 USD dhe 4000 USD për të cilat Nina ka deklaruar si burime rimbursimin e taksave si rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, Komisioni vëren paqartësi lidhur me shumën e taksave të paguara nga prokurori Nina. Hamitaj sqaroi se subjekti nuk ka dhënë shpjegime lidhur me taksat e paguara në SHBA.

Nina ka deklaruar si të ardhura në vitin 2016 edhe dy shuma nga 2000 USD, por nga hetimi ka rezultuar se ato janë futur në ekonominë familjare në vitin 2017 dhe për këtë arsye nuk janë përfshirë në analizën financiare të vitit 2016. Komisioni konstaton se Nina nuk ka deklaruar nga viti 2003 deri para deklaratës veting pjesët takuese në dy ngastra tokë bujqësore të përfituara nga ligji “Për tokën”. Nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016, KPK ka gjetur mungesë të burimeve financiare në shumën totale 4.5 milionë lekë.

Raport negativ për figurën

Drejtoria e Sigurimit të Informacioni të klasifikuar, DSIK ka raportuar në Komision informacione që ngrenë dyshime për përfshirjen e prokurorit Binas Nina në korrupsion pasiv dhe në veprime të kundërligjshme në formën e shpërdorimit të detyrës. Bazuar në këto informacione, KPK ka verifikuar disa çështje të hetuara prej prokurorit Nina prej nga janë ngritur dyshime se ai mund të ketë favorizuar të pandehurit.

Në një rast ka rezultuar se prokurori Nina ka kërkuar pezullimin e dënimit të një të pandehuri për prodhim e shitje të narkotikëve dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, kërkesë që është pranuar edhe nga gjykata. Gjithashtu, ai ka ndarë çështjen për një person tjetër të përfshirë duke e dërguar çështjen në gjykim vetëm për një të pandehur e për rrjedhojë duke evituar bashkëpunimin.

Sipas KPK-së, ka rezultuar se subjekti nuk ka hetuar për dy persona të tjerë që janë përfshirë në ngjarje. “Është e paqartë se përse nuk janë hetuar edhe dy personat e tjerë,” konstatoi Hamitaj dhe shtoi se Nina nuk ka argumentuar se përse ka kërkuar pezullimin e burgimit për të pandehurin.

Nina ka pushuar çështjen për një person të proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, megjithëse nga akti-ekspertimit ka rezultuar se ka udhëtuar me shpejtësi tej maksimales së lejuar dhe kanë ndodhur pasoja të rënda. “Nuk ka hetime të plota dhe duket se ka favorizuar të pandehurin,” tha Hamitaj. Në një rast tjetër, megjithëse hetimi është filluar për tre persona për kryerjen e një vjedhje, nisur nga fakti se njëri prej të proceduarve ka deklaruar se e ka kryer ai gjithçka, prokurori Nina ka dërguar për gjykim vetëm atë person, duke përjashtuar nga përgjegjësia dy bashkëpunëtorët.

Po ashtu, Nina ka pushuar edhe një çështje të regjistruar për ndërtim të paligjshëm. Hamitaj tha se subjekti duket se ka favorizuar personin në hetim edhe në këtë rast. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar raport pozitiv për prokurorin Binas Nina. Ndërkohë, nga burimet arkivore është gjetur se Nina është pezulluar në vitin 2006 nga detyra, por brenda atij viti është rikthyer me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe.

Në dy denoncimet e kryera nga publiku nuk janë gjetur probleme, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për dy çështje të denoncuara në media. Në një prej çështjeve ka rezultuar se subjekti e ka pushuar hetimin, megjithëse disponoheshin dy akte ekspertime të kundërta. Gjykata e ka prishur vendimin e prokurorit Nina dhe ka kërkuar kryerjen e një aktekspertim të ri që të shprehej edhe për dy aktet e mëparshme.

“Subjekti i rivlerësimin ka pushuar hetimin duke injoruar një prej akteve të ekspertimit,” evidentoi Hamitaj. KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 9 dhjetor, ora 09:30.

Marrë nga Reporter

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet binas nina kpk lulzim hamitjan valbona sanxhaktarin xhensila pine binas nina kpk lulzim hamitjan valbona sanxhaktarin xhensila pine

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë