Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme para gazetarëve për të folur në lidhje me ekonominë në vend. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal tek projekti i Skavicës për të cilin u shpreh se është futur në rrugën e realizimit.
‘Dua të prek një pikë tjetër, që është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi me qeverinë amerikane për Skavicën. Do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë dhe na jep mundësinë të kursejmë për shkak të mundësisë për të mbajtur rezerva dhe për të mos qënë të detyruar që t’i drejtohemi tregut. Këto mendova të nënvizoj paraprakisht.’- u shpreh Rama.
FJALA E PLOTË:
Pas 7 vitesh e 2 muajsh mund të themi me plot gojë se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e një transformimi rrënjësor që vazhdon. Dua të vendos theksin në disa pika. Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, sapo kemi vendosur në punë linjën me Kosovën, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe po qesharake dhe i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi as më shumë dhe as më pak por shengeni rajonal. Besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër edhe linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë themelimin e bursës shqiptare të energjisë, që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes së aksionarëve. Jemi në një proces të bashkimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi. Sa i përket rrjetit tonë mund të flasim për një arritje të jashtëzakonshme për humbjet në rrjet padyshim më pas edhe për mbledhjen e detyrimeve, që tani janë kthyer në një normë që nuk e diskuton më askush. Dua të prek një pikë tjetër, që është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi me qeverinë amerikane për Skavicën. Do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë dhe na jep mundësinë të kursejmë për shkak të mundësisë për të mbajtur rezerva dhe për të mos qënë të detyruar që t’i drejtohemi tregut. Këto mendova të nënvizoj paraprakisht.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku kanë dalë së bashku në një konferencë për shty...
TIRANË– Betohet në Presidencë gjyqtari Përparim Kalo. Me gjashtë magjistratë të dekretuar nga presidenti Ilir Meta, Gjykata më e lartë në vend mund të marr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse kryeministri Edi Rama do ta fitojë mandatin e tret për zgjedhjet që do të mbahen më 25 prill. I ftuar ...
TIRANË– Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi tha se ka ambicie për zgjedhjet dhe se do të ketë kandidatët e tij në të 12-a qa...
TIRANË– OSBE ka përgëzuar ngritjen e Gjykatës Kushtetues në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, V...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion për vota ndaj administratës publike. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se Shqipëria po mbushet me kanabis për shkak të periudhës elektorale që po vjen. I ftuar në “Akt...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar drejtpërdrejt maxhorancën në mbajtjen peng për tre vite të Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të ndalen tenderat dhe t’i jepet prioritet jetës së njerëzve. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha se është k...
DURRËS- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki ka denoncuar në rrjetet sociale qeverisjen vendore në qytetin e Durrësit....