Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Projektet kulturore 2022, Ministria dy shkelje flagrante në tenderin e 15 dhjetorit
3 Shkurt 2022, 15:11Nga DOSJA
TIRANË – Thirrja e Ministrisë së Kulturës për projektet kulturore ka ngjallur dyshime lidhur me transparencën e saj. Në 15 dhjetor të vitit të kaluar në faqen zyrtare të këtij institucioni është njoftuar thirrja për organizimin e disa projekteve kulturore: promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë dixhitale, promovimi i programit art dhe zeje dhe promovimi i artit dhe kulturës përmes aktiviteteve.
Afati i dërgimit të aplikimeve ishte 17 janari. Ministria komunikon në faqen zyrtare të saj fituesit e këtyre Thirrjeve (tenderave) do të publikohen në datën 31 janar 2022. Sot është data 3 shkurt dhe nuk ardhur asnjë njoftim lidhur me fituesit e këtyre thirrjeve. Nisur nga kjo situatë, mund të mendohet se fituesit janë të paracaktuar.
Një tjetër mungesë korrektësie në procedurën për thirrjen e projekteve kulturore të sipërpërmendura është dhe mungesa procedurës së ankimimit. Edhe pse Ministria e Kulturës, njësoj si të gjitha institucionet e tjera publike është e detyruar të publikojë procecurën e ankimimit në rastet kur publikohen thirrje për projekte me fonde publike.
Nisur nga këto dy konstatime, tenderi i fundit i Ministrisë krijon gjithmonë hipoteza për mënyrën se si shpenzohet paratë e qytetarëve shqiptarë nga institucionet shtetërore. Raportet e përvitshme ekonomike e rendisin vendin ndër shtetet me nivelin më shqetësues të korrupsionit. Koncesionet dhe PPP janë kthyer në “kryefjalën” e qeverisjes socialiste, por prej kohësh është ngritur alarmi nga institucionet ekonomike për kostot e mëdha që do të shkaktojnë në xhepat e shqiptarëve.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ...
TIRANË– Arma me të cilën Ervin Selita, reperi i njohur si Vinz ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit Zeni Xhindi nuk është gjetur ende. Raportohet s...
TIRANË – Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan sot 4 persona dhe proceduan dy të tjerë për veprat penale të ndryshme trafikim lëndësh narkotike,...
PRISHTINË– Shpallen masat e reja të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, ku ka pasur edhe lehtësim të rregullave, sidomos atë të hyrjeve në territor...
TIRANË– Një nga banorët që ka qenë i pranishëm në protestën e zhvilluar sot para Kuvendit e Kryeministrisë ka kërcënuar me vetëvrasje. Ai është shpre...