LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD për pronat/ Mandia: Prioritet kompensimi fizik i pronës, rishikim hartës së vlerës së pronës për reflektim

28 Shkurt 2021, 09:11 Nga DOSJA
Programi i PD për pronat/ Mandia: Prioritet kompensimi fizik i pronës,

TIRANË– Ekspertja e Partisë Demokratike, Ledina Mandia tha se aktualisht 7000 dosje për çështjet e pronave janë rrugëve të gjykatave.

Mandia tha se PD do të bëjë të mundur rishikimin e hartës së vlerës së pronës për të reflektuar çmimin e tregut. Ajo shtoi se PD do të ketë prioritet kompensimin fizik të pronës.

DEKLARATA E PLOTË:

Faleminderit z. Kryetar i Partisë Demokratike. Falënderoj edhe pjesëmarrësit sot në takim. Kemi një rrugë të gjatë që ne bashkëpunojmë me shoqatën e ish-pronarëve që janë pronarë real sot në Republikën e Shqipërisë. Shoqatat e ish-pronarëve kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në ndërtimin e programit të Partisë Demokratike në lidhje me pronën, duke trajtuar jo vetëm çështje të kthimit dhe kompensimit të pronës por edhe çështje të tjera të cilat kanë lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të kompensimit nga ligji i legalizimit apo edhe në lidhje me shpronësimet të cilat tashmë janë në kapërcim të interesit publik që po bëhen nga qeveria Rama duke mos u ndalur pastaj edhe në trajtimin e një kuadri ligjor i cili po tjetërson me pa të drejtë pronën e pronarëve përmes disa ligjeve si, investime strategjike, si ligji për turizmin e të tjera me radhë ku në një mënyrë ose në një tjetër me të pa drejtë pronarët janë të afektuar prej këtyre lloj ligjeve të bëra me porosi dhe në interes të personave të caktuar. Skema efektive e kthimit dhe kompensimit të pronës nuk është efektive, është e bazuar në një databazë e cila nuk reflekton të vërtetën. Është e bazuar në një hartë vlere e cila nuk reflekton çmimin e tregut dhe për më tepër pronarët po zvarriten gjykatave duke shpenzuar sërish lekë për avokatë apo edhe për ekspertë dhe janë në pritje të marrjes të një sasie lekësh e cila është minimaliste, mos me thënë e papërfillshme që ndoshta shkon edhe shumë më e ulët se sa shpenzimet apo kostot e gjykimeve që këto bëjnë. Pamë edhe eksperiencat ku vendet ish komuniste që kishin trajtuar çështjen e pronës e kishin dështuar në gjykatën europiane në skemën efektive të cilën e kishin propozuar, ku mendojmë se edhe Shqipëria do të rikthehet në gjykatën europiane me ligjin aktual siç edhe po ndodh nga kontrolli kushtetues që po i bëhet këtij ligji apo edhe në rastin kur vetë ligji nga ana e qeverisë ndryshohet mes VKM-ve, çfarë u shfuqizua edhe nga ana e gjykatës kushtetuese. Në këto kushte ne i japim të drejtë pronarëve që në të ardhmen të rishikohet komplet harta e vlerës e cila do të reflektojë çmimet e tregut, kuptohet që do të bëhet një databazë reale jo vetëm në rastin e vendimeve të cilat i ka të regjistruara agjencia e kthimit të pronave por edhe të koordinuara me vendime gjyqësore përfundimtare numri i të cilave nuk dihet duke arritur pastaj edhe në vlerësim të drejtë të faturës financiare.

Kuptohet që ne zotohemi që të orientohemi drejt një kthimi fizik të tokës ku është e mundur do të thotë që pronarët të cilët presin kompensimin për ekzekutimin e vendimeve të pa ekzekutuara prej shumë vitesh ku në shumicën e rasteve janë zeruar nga përllogaritja që ka bërë Agjencia e Trajtimit të Pronës do të rikonsiderohen dhe do të rishitet mundësia që ku është e mundur ti kthehet pronarit dhe jo ti jepet me qira 1 euro për afate 90 vjeçare personave të cilët janë të lidhura me interesat të ngushta me qeverinë. Së dyti do të ketë prioritet kompensimi fizik i pronës duke bërë të mundur që kompensimi fizik në tokën e vet ne nuk e pranojmë, ne e pranojmë kthimin në tokën e vet, kompensimi fizik do të jetë në toka të tjera ku pretendohet që pikërisht këto toka apo pronat të cilat janë pjesë e sekuestrove, konfiskimeve nga SPAK referuar veprave kriminale të cilat janë nën efektin e ligjit anti mafien të kalohen në fontin e kompensimit fizik dhe jo vetëm por edhe raste të tjera të abuzimit me tokat në bregdet kur të gjithë këto toka në rastin konkret kur do të jenë në favor të shtetit do të jenë ne font fizik për kompensimin e ish pronarëve dhe jo vetëm, është edhe mundësia e përfshirje me aksione dhe aplikacione në investime publike në fondin e investimeve publike ku sërish pronarët do të kenë prioritet.

Kuptohet që platforma jonë ka afate kohore reale, ka një vlerë reale fatura financiare jo të rremë, ne respektojmë ekzekutimin e vendimeve përfundimtare administrative, gjyqësore. Ne e dimë që vendimet e komisionit i kthimit të pronave nënë dritën e jurisprudencës europiane janë vendime të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, në këtë kuptim është e pandershme që ti të fillosh dhe të bësh një përllogaritje të re duke i thënë që do ta llogaris sipas zërit kadastra që në momentin kur je shpronësuar ndërkohë që pronarët e kanë këtë vendim do të thotë që ne respekt të nenit 181 të kushtetutës në vitin 2004 u ndërtua një kuadër ligjor u dhanë disa vendime, ndoshta vende të tjera kanë marrë në konsideratë që fatura ishte e lartë dhe nuk e njohën kthimin dhe kompensimin në masën 100%, Shqipëria e bëri këtë por kjo nuk do të thotë që ne do të përdormi metoda të cilat janë tinëzare dhe do të bëjmë një përllogaritje të re nga gabimet që kanë bërë qeveritë në vite duke ja reduktuar pronën pronarit me një hartë vlere e cila nuk reflekton aspak çmimin e tregut apo edhe me të dhënat të cilat nuk janë në përputhje me vetë vendimet e kthimit të kompensimit të pronave të cilat përbëjnë titullin ekzekutiv. Kemi 7000 dosje të cilat janë rrugëve të gjykatave dhe pronarët janë të lodhur dhe nuk mund të adresojnë më çështjet në rrugë gjyqësore, sepse kanë shpenzime.

Do të thotë që agjencia e trajtimit të pronës dështoi për të dhënë një vendim përfundimtar për këta pronarë dhe tani ato nuk munden të tërheqin më dosjet pranë ATP-ve, por i mohoi të drejtën çdo pronari i cili mund të vihet para dijenisë sot nga burimet arkivore që ka një pronë të gjyshit, stërgjyshit të tij dhe nuk i jepet mundësia që ta kërkojë këtë. Kuptohet që ne kemi bërë një ndarje sa i takon ekzekutimit të vendimeve përfundimtare duke njohur procesin në mënyrë të tillë që ekzekutojmë vendimin duke filluar me prioritet nga kthimi, kompensimi fizik, marrja pjesë me obligacione dhe aksione në fonde të investimeve publike, dhe duke lënë të fundit kompensimin financiar. Pse? Sepse kompensimi financiar është një mënyrë e cila dëmton edhe buxhetin e shtetit. Kuptohet që qeveria mendon për të gjitha grupet e interesit, jo vetëm për pronarët, për ish pronarët, për të përndjekurit. Ka edhe grupe të tjera vulnerabil të cilat ka nevojë edhe për investime publike, edhe për shkolla, spitale. Kështu që në këto kushte kuptohet që edhe fryma e Partisë Demokratike është në drejtim të kthimit të tokës dhe pastaj të kompensimit financiar, duke i dhënë mundësinë dhe duke u treguar të ndershëm që kjo është fatura, por edhe kompensimi financiar do të shkojë në një vlerë të caktuar duke i dhënë mundësi që kthimi fizik do të jetë 100% dhe kompensimi do të jetë 100% sa i takon kufizimit fizik. Nga ana tjetër, çështje tjetër që lidhet me pronën është trajtimi i kërkesave të pa trajtuara dhe dhënia mundësisë për të kërkuar të drejtën e pronës atyre që nuk iu dha mundësia për të hapur një çështje të re. Dhe kuptohet që në këtë drejtim edhe Partia Demokratike do ta shohë me interes, që duke marrë në konsideratë se kthimi dhe kompensimi 100% ishte i pa mundur, siç e kanë bërë dhe vende të tjera do të vendosi limite sa i takon kompensimit, por gjithmonë duke njohur kthimin fizik 100%. Pra në momentin kur nuk ka kthim fizik 100% kompensimi do të jetë i reduktuar.

Nga ana tjetër kemi ligje të tjera të cilat ne përmendëm që nuk afektojnë. Kjo qeveri e ka në qendër të saj të vëmendjes pikërisht tjetërsimin e pronës private dhe kalimin te të tjerë. Bëhet fjalë për ligjin e famshëm 20:20 ku pronarët të gjithë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke e kthyer agjencinë shtetërore të kadastrën në një agjenci e cila kthen tituj pronësie dhe ndërkohë që vazhdon me procesin e legalizimit në mënyrë jo të barabartë me trajtimin e interesit të pronarit. Do të thotë që për neve është e vërtetë që në programin e Partisë Demokratike është përmbyllja e procesit të legalizimit por pa cenuar të drejtën e pronësisë të pronarëve. Do të thotë që pronarët do të kenë të drejtën të marrin në një kohë reale vlerën e tyre të kompensimit në një hartë vlere e cila reflekton çmimin e tregut e cila tashmë do të jetë unike. Pra nuk do të ketë ec e jake në e gjykatave, nuk do të ketë akt ekspertimi të cilat janë pa fund, janë edhe në cenim të interesit publik, sepse varet kush gjyqtar i korruptuar, domethënë mund të jetë ai i cili do të vendosë një vlerë e cila nuk reflekton fare çmimin e tregut por mund të jetë edhe abuzive. Kështu që me këtë do ti japim fund domethënë abuzivitetit dhe qeveria do të jetë shumë e kujdesshme në momentin kur do të vendosi në lidhje me shpronësimin e një prone. Dhe unë këtu kalova tek shpronësimi. Kur flasim për shpronësimin tashmë kjo qeveri e ka kapërcyer interesin publik, procedurat ligjore nuk janë të rregullta dhe masa e shpërblimit nuk është e drejtë. Do të thotë që një hartë vlere e cila është abuzive sot. Jemi në një situatë ku ju po e shihni në mes të Tiranës shpronësohen prona pa procedurë ligjore, jemi në një situatë kur nuk ka interes publik I cili është i deklaruar. Flitet për rehabilitimin e sheshit ndërkohë që mund të jetë edhe në abuzim të interpretimit që ka ligji I shpronësimeve. Kjo histori do te marrë fund. Do të thotë që projektet duhet të jenë qysh paraprakisht duhet të tregojnë që ka një interes publik të mirëfilltë I cili duhet të jetë I qartë dhe më pas procedurat duhet të jenë shumë të rregullta duke bërë një vlerësim dhe një kompensim siç e kërkon edhe Kushtetuta e Shqipërisë. Gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes regjistrimi i pasurive të paluajtshme dhe regjistrimi i pasurive të paluajtshme nuk është vetëm për pronarët por është për të gjithë qytetarët e Shqipërisë por edhe për investitorët vendas apo të huaj të cilët kërkojnë të investojnë në Republikën e Shqipërisë.

Ju e dini që tashmë me pronat në bregdet është duke u abuzuar nën administrimin e Ministrisë së turizmit ku do të zhvillohen vetëm për arsye të turizmit dhe duke mos u dhënë mundësinë pronarëve ose qoftë edhe atyre të cilët janë përfitues përmes një ligji 7501 të regjistrojnë këtë pronë apo të bëjnë transaksione dhe shteti merr përsipër t’ju paguajë në lidhje me ndërtimet që ato kanë kryer. Kjo bëhet për të mbrojtur interesin publik por të lë të kuptosh se ka dhe një dinakëri tjetër, ashtu si për trajtimin e pronës që këto prona në kuadrin e këtyre investimeve strategjike ose të programeve të turizmit e të tjerave me radhë të përfitojnë persona të caktuar dhe pronarët sërish të lihen pa të drejtën e tyre të shfrytëzimit të pronës. Duke u nisur nga fakti që ne do të ndërtojmë një databazë me gjithë vendimet përfundimtare të pronave dhe jo vetëm të pronarëve por dhe të pasurive publike të cilat do të vihen në dispozicion të pronarëve për efekt të kompensimit fizik ne kemi menduar që edhe koordinimi do të bëhet duke vendosur një agjenci ombrellë ku të gjitha këto institucione do të koordinohen dhe siç e tha edhe kryetari do të ketë një agjenci anti-korrupsion ku në të gjitha rastet e abuzimit me pronën siç edhe e kemi parë në media këto prona do të kalojnë në favor të shtetit por më vonë do të kthehen tek I zoti. Do të thotë që tashmë do të jenë pronë e pronarit dhe jo e atyre personave të cilët e kanë marrë atë duke shfrytëzuar edhe pozicionet publike të cilat kanë mbajtur apo I mbajnë. Dhe e fundit është që në këtë kuadër ne mendojmë që edhe taksat apo kostot, shpenzimet administrative apo në procese gjyqësore do të merren përsipër nga ana e shtetit sa i takon rasteve të trajtimit të pronës dhe këtu mund të përmend edhe rastet e shpronësimeve ku pronarët përveçse shpronësohen me procedura të parregullta por detyrohen të paguajnë edhe 1%-shin.

Do të thotë paguajnë vlerën e padisë ndërkohë që ti shpronësohesh pa një interes publik ose në kapërcimin e interesit publik, në procedura të parregullta nuk merr paratë ndërkohë do të shkosh në gjykatë për të kërkuar të drejtën tënde dhe do të paguash sërish para dhe nuk je i qartë nëse do ta marrësh të drejtën tënde dhe kur do ti përfitosh këto para . Faleminderit!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ledina mandia programi i pd per pronat ledina mandia programi i pd per pronat

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë