LIVE UPDATES
Politike

PROFIL/ Trazoi një vend të tërë! U emërua me bujë, si u largua me bisht në shalë ‘për vrasje’ ministri i Brendshëm

10 Dhjetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
PROFIL/ Trazoi një vend të tërë! U emërua me bujë,

TIRANË– Ishte nëntor i vitit 2018, koha kur ministri tashmë i dorëhequr i ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj kërkonte të merrte postin. Si kurrë më parë në historinë e Republikës së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta ktheu pas vendimin e marrë nga kryeministri Edi Rama për të bërë pjesë të kabinetit qeverisës, gjeneral Sandër Lleshaj.

Po kush është personi që udhëhoqi Ministrinë e Brendshme për 2 vite, duke kaluar protesta, luftë mes bandave dhe qindra të vrarë? Dosja.al iu ka sjellë të përmbledhur jetëshkimin, përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për emërimin e tij dhe punën e bërë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Si u përzgjodh Sandër Lleshaj?

Më 6 nëntor 2018, Rama do të votonte largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra, për të emëruar në post të zgjedhurin e tij, Këshilltarin për Sigurinë, gjeneralin e Ushtrisë, Sandër Lleshaj. Por plani i numrit një të qeverisë u pre në mes nga presidenti Ilir Meta, i cili në stil gjeagjëzash deklaronte se emërimi i tij shkelte Kushtetutën. Për të çuar deri në fund tijën, Rama i dërgoi në zyrë kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Por edhe ky i fundit siç hyri-doli, pa e marrë dot një “po” nga ana e kreut të shtetit. Pas shumë konsultave të Metës dhe shumë kërkesave të Ramës për zgjedhjen e ngërçit të krijuar (ndryshe nga rasti “Gent Cakaj” që edhe sot mbetet ministër me kompetenca të plota), u gjet edhe ‘përgjigjia’. “Eurekën” e zgjidhi vetë Meta.

Pasi kërkoi përgjigje nga ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka, lidhur me statusin e ‘të kandiduarit’, duke ngritur pretendime edhe për mbiemrin e tij; ishte Lleshi apo Lleshaj! I zoti e nxjerr gomarin nga balta, thotë një fjalë e urtë popullore dhe këtë e vërtetoi asokohe ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshaj.

Ai i dërgoi vetë një letër Metës, ku e sqaronte se nuk e mbante statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kohë kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes së kohës Arben Imami dhe dekret të presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani. Sipas Lleshajt, në vitin 2013 ai mori detyrën e këshilltarit për Sigurinë pranë kryeministrit, të cilën e ka mbajtur deri në datën 27 tetor 2018, kur është emëruar zv/ministër i Brendshëm.

Për të bërë të mundur ngritjen e tij në detyrë, Lleshaj i kërkoi Metës ta çdekretonte nga statusi i ushtarakut, duke “premtuar” se nuk do ta vishte më uniformën. Mbrëmja e 16 nëntoriut ndryshoi gjithçka, pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshajn. Pasi e ç’dekretoi si ushtarak aktiv, kreu i shtetit firmosi emërimin e duke i plotësuar edhe dëshirën Ramës për të preferuarin e tij.

Heqja e ‘spaletave’ të gjeneral Sandër Lleshajt dhe karriera si ministër

Me marrjen e detyrës zyrtarisht, Lleshaj doli publikisht duke thënë me plot gojë se: Në fytyrën e çdo efektivi policie do të shihni fytyrën time. Por kjo deklaratë e tij do të përdorej për ta sulmuar sa herë që Policisë së Shtetit do t’i “shkiste këmba”. Ministri Lleshaj do të mbahet mend si zyrtari më i lartë i Policisë së Shtetit që mohoi të zhdukurit e Vlorës, histori që kanë tronditur vendin. Po ashtu ka nisi edhe punën për shfarrosjen e kanabisit, që me largimin e tij do të duhet që të vijohet nga kundërshtarët e tij. Megjithatë më shumë se “sukseset” e arritura, Lleshaj do të mbahet mend për makinën e tij, BMË luksoze që e merr vetëm po të jesh ministër i Brendshëm.

Se mos harrojmë edhe rastet pa fund të dhunës së filmuar ndaj qytetarëve, rasti më i fundit, i mitur tek liqeni. Edhe ai njësoj si Klodian Rasha kishte thyer karantinën por fatmirësisht nuk kishte fatin e Rashës. Sigurisht që nuk mund të harrojmë edhe strategjinë për përballimin e protestave; 1,1,0! Reago një çast më mbrapa të atij që ke përballë, reagon një nivel më poshtë në nivel të dhunës nga ai që ke përballë dhe zero viktima. Këtë të fundit e shkeli, gjë që i ‘hëngri dhe kokën’.

Si u ngjit në post

Ndryshe nga çdo person tjetër, Lleshaj nuk ka pasur kurrë aspiratë të bëhej ministër. Ashtu iu krijuan rrethanat. Ai vetë e ka pranuar në daljet e tij publike por edhe në fjalimin e dorëheqjes.

“Unë në jetën time personale, kurrë nuk kam marrë një detyrë që kam aspiruar, janë kombinuar disa rrethana që unë të kërkohem në detyrë. Unë iu them që nuk bëj plane. I vetëm plan që bëj është që ndjek disa parime të rëndësishme. Mbërrij aty ku duhet të mbërrij, jo ku dua.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet