LIVE UPDATES
Politike

VD-‘Shporta’, PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%

26 Tetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
VD-‘Shporta’, PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind në 6 për të gjitha produktet e shportës. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, e do të ndikojë tek “xhepat” e tyre. Tabaku deklaroi se ulja e TVSH do të ndihmojë drejtpërdrejt qytetarët.


DEKLARATË E NËNKRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU

Jorida Tabaku: Partia Demokratike ka depozituar një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Kjo është një nismë politike e cila vjen në ndihmë të qytetarëve. Nuk është populiste. Dëgjoj përditë suflerët e qeverisë që thonë se është një nismë populiste, e cila nuk do të jetë në dobi të qytetarëve. Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarët? Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisë dhe të nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në si një nxitje dhe një stimulim për ekonominë. Sot shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë, siç rezulton në një ulje të çmimit të energjisë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe është shumë konkret. Të ndihmojmë atë pjesë të popullsisë që sot ka reduktuar dhe ka ulur konsumin. Të ndihmojmë shtresat në nevojë, të ndihmojmë ata që e kanë jetesën të papërballueshme. Efekti financiar i saj është 17 miliard lek, që është asgjë në krahasim me favoret që ka pasur buxheti i shtetit vitet e fundit. Është hequr renta minerare, është hequr VTSH-ja e jahteve. Ka pasur nxitje dhe iniciativa ligjore përsa i përket TVSH-së të cilat nuk kanë ndihmuar qytetarët, kanë shkuar në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish që nuk kanë nxitur ekonominë. Ne po kërkojmë që të paktën një herë në 8 vite, kjo qeveri të mbështesë një masë e cila është për qytetarët.

Pyetje: Përse nuk e miratuat kur ishit në qeveri, socialistët e kanë propozuar atë?

Jorida Tabaku: PS ka propozuar një mekanizëm tjetër. Ne e kemi edhe në vitin 2005 si një element të programit tonë. Ishte diskutuar që në momentin që TVSH-ja konsolidohet, kjo do të ishte një nga masat, sepse TVSH-ja është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit, kjo do ishte një nga masat që do merrej. Kjo është në përgjigje të një krize. Kjo nuk është një masë që ka ardhur nga asgjëja, është një përgjigje ndaj krizës së pandemisë që dëmtoi rëndë 95% të qytetarëve vitin e kaluar, është duke pasur pasoja akoma edhe sot, dhe është një përgjigje që janë duke e marrë të gjitha vendet. Ne nuk po themi që kjo do të funksionojë në mënyrë perfektë në rastin e Shqipërisë sepse këtu mungon kontrolli i tregut. Por kjo do të shkojë ndihmë direkt për qytetarët. Ulja e TVSH-së do të ketë një ndikim të menjëhershëm në treg, që sot çmimet kanë arritur në një situatë të jashtëzakonshme. Vetë qeveria e njeh që çmimet e shportës janë rritur me pothuaj 5%.

Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai i cili pas një mbledhje me grupin parlamentar të PD në shtator, deklaroi se PD do të propozonte uljen e TVSH-së për mallrat e shportës nga 20 për qind në 6 për qind. Ndërkohë që gjatë një konferencë për shtyp zv/kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh I hapur për të diskutuar me opozitën. Por shtoi se ulja e TVSH-së nuk ndikon tek te konsumatori, por vetëm sa heq nga buxheti mundësinë për të shtyar ndihmën ekonomike, apo shërbimeve të tjera për shtresat në nevojë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku shpor shporta ushqimore tvsh per shporten jorida tabaku shpor shporta ushqimore tvsh per shporten

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet