Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Prishtina nuk gabon, Gjilani ndal Dritën në derbi, duke e larguar nga titulli…
5 Maj 2021, 15:54Nga DOSJA
KOSOVE – Janë luajtur tri ndeshje të javës së 33-të të Superligës së Kosovës. Vëmendja ishte në të ashtuquajturin ‘derbi i Anamoravës’, ku Gjilani dhe Drita janë ndarë në barazim 1-1. Hajdari kaloi Gjilanin në epërsi në minutën e 20-të, ndërkohë që Esosa Irogue barazoi në 1-1 në minutën e 59-të për Dritën.
Ky rezultat i barabartë, më tepër i prishi punën skuadrës së Dritës, e cila tani mbetet tri pikë larg Prishtinës që kryeson e 72 pikë. Skuadra kryeqytetase fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Besës së fundit. Krasniqi (19’) me penallti dhe Otto John (66’, 76’) ishin autorë të golave në fitoren e Prishtinës.
Ndërkohë Feronikeli siguron një 3-pikësh qetësie të përkohshme. Ish-skuadra e Klodian Duros fitoi 3-0 ndaj Trepça ’89 që vazhdon luftën për mbijetesë. Lladrovci (64’), Simonovski (87’) me penallti dhe Dabiqaj (90’+4) ishin autorë të golave.
Nesër, po në kuadër të javës së 33-të, do të zhvillohen edhe dy takimet e mbetura: Ballkani-Arberia dhe Drenica-Llapi. Në rast fitoreje, skuadra e Ballkanit që drejtohet nga Bledi Shkëmbi ngjitet në kuotën e 70 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë dhe lënë pas kampionët në fuqi të Dritës.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVE – ‘Derbi i Anamoravës’ midis Gjilanit dhe Dritës është mbyllur në barazim 1-1, rezultat i cili i ka prishur punën kampionëve të Dritës, por që ësht...
ZVICER – Së fundmi në lidhje me këtë ka folur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai shprehet se FIFA do aktivizojë limite në paga dhe vlera transferim...
ANGLI – Manchester City u bë finalisti i parë i finales së Champions League në këtë sezon, pasi eliminoi Paris SG. Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës do t...
TURQI – Për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqit që është në skuadrën e Lazios, në njërin nga ekipet e mëdha të Turqisë, është duke u spekuluar shu...
SPANJE – Të shtunën e 8 majit, skuadra e Barcelonës, në orën 16:15, do të luajë në “Camp Nou” ndaj kryesuesve të Atletico Madrid, pa trajnerin Ronald Koem...
ITALI – Trajneri Jose Mourinho ka nisur të përgatisë Romën për edicionin ardhshëm dhe thuhet, se ai ka dëshirë të ketë në përbërjen e skuadrës edhe mesfus...
ANGLI-Manchester City është skuadra e parë që prek finalen e Champions League. Kjo është hera e parë, që skuadra angleze arrin deri në këtë pikë dhe padyshim me...
KROACI – Përfaqësuesja shqiptare U-16 ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Lituanisë në sfidën e parë të turneut ndërkombëtar “Vlatko Marković” në Zagreb. N...
SPANJË-Iker Casillas u desh të shkonte në urgjencë të mërkurën e kaluar,pasi pësoi dhimbje të forta zemër, siç raportohet ekskluzivisht nga revista ...
ITALI-Shumë herë një mohim vlen më tepër se një mijë konfirmime, dhe këtë herë nuk kishte asnjë përjashtim. “Më shpjegoni,pra, një femër nuk mund të ketë miq, p...