Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
INUV shemb banesat te Bregu i Lumit/ Dhunë e gaz lotsjellës mbi banorët, 6 të plagosur
9 Prill 2019, 05:44Nga DOSJA
TIRANË- Me fadroma tek dera e shtëpisë dhe më Policisë që kishin rrethuar të gjithë lagjen, kështu janë zgjuar këtë mëngjes banorët e Bregut të Lumit në ditën e dytë të aksionit të INUV për të prishur banesat. Forca të shumta policie që prej orës 06:00 të mëngjesit janë tek Bregu i Lumit për të mbështetur punonjësit e INUV. Mes banorëve dhe bluve të Tiranës ka përplasje, ku nuk kanë munguar shtyrjet dhe ulërimat. Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të efektivëve dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben. Deri më tani 3 protestues janë në spital për të marrë mjekim ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar. Një grua ka thyer këmbën dhe sipas një banori një 75-vjeçar pasi goditjeve nga policia ka hyrë në sallë të operacionit. Po kështu janë edhe 3 efektivë policie të lënduar. Nga INUV janë shembur deri më tani 1 banesë dhe po shembet e dyta. Tek Bregu i Lumit kanë shkuar dhe ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.
Deputetja rebele e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka shkuar ditën e sotme te banorët e Bulevardit të Ri, të cilët sot kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Deputetja dëgjoi shqetësimet e tyre, dhe tha se duhet gjetur një mënyrë që çcështja të shkojë në Strasburg.
Nga një video të publikuar nga shihet se policët pengojnë gazetarët që të raportojnë. Siç shihet dhe nga pamjet kur gazetarja e News 24, Dorjana Bezat është bërë gati që të raportoj, një polic rri tek kamera dhe bllokon pamjen.
3 efektivë policie janë plagosur pas përplasjeve me banorët te Bregu i Lumit. Dy prej efektivëve janë Bledar Deliu dhe Arben Çanaku. Ndërsa në kokë është lënduar polici Gerond Shabani.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al është ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi i cili përplaset me policinë pasi nuk lejohet të kalojë në zonën ku po prishen ndërtesat.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në Facebook dy video ku sipas tij tregojnë dhunën që ka ushtruar policia për të hyrë në banesat qëdo të shemben tek Bregu i Lumit. Në reagimin e tij ish-deputeti shkruan se këto janë akte barbare që po bëjnë uniformat blu dhe Edi Rama.
Protesta te Bregu i Lumit ka nisur sot që prej orës 06:00 të mëngjesit. Dosja.al mëson 3 persona ndodhen për mjekim në spital pasi janë dhunuar nga policia. Po kështu sipas një banori një 76-vjeçar është në sallë të operacionit pas goditjeve që ka marrë nga policia. Ndërsa një grua tjetër i kanë thyer këmbën gjatë përplasjes me policinë.
PD ka publikuar dhe foto nga përplasja mes banorëve dhe Policisë. Sipas zyrës së shtypit së selisë blu, Policia nuk kanë lejuar ish-deputetët, Aldo Bumçi dhe Klevis Balloi që të afrohen tek shtëpitë që do të prishen.
(F.M. A.B. J.V/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën që ishte planifikuar që të zhvillohej për dy ish-deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sot do të zhvillo...
TIRANË- Arbër Çekaj, pronari i konteinerit ku u kapën 613 kilogramë kokainë që vinin nga Kolumbia kërkon azil politik në Gjermani, për t’ju shmangur...
TIRANË- Deputetja rebele e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka shkuar ditën e sotme te banorët e Bulevardit të Ri, të cilët sot kanë protestuar kundër s...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë sot titullin “Dëshmor i Atdheut”, ish-komisarit të vrarë, Artan Cuku.Lleshaj ia dorëzoi dekoratën t...
Tiranë- Ish-deputeti e PD-së Edi Paloka ka reaguar për protestën e banorëve të Bregut të Lumit dhe përplasjeve që ka pasur me banorët. Paloka iu ka bërë thirrje...
Tiranë- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Mësohet se një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me 2 mjete. Raportohet ...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra sot drejtuesin e Porkurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezin. Trupa gjykuese e pë...
Tiranë- Moderatori Enkel Demi ka deklaruar së fundmi se filozofia politike e kryeministrit Edi Rama është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të P...
TIRANË- Altin Isaraj, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar është vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj. Ky i fundit, ish-deputeti i PS-...
TIRANË- Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta ...