Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE – Të premten në mbrëmje me sfidën Teuta-Partizani, që do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 19:45, starton edhe Kampionati i 83-të të Superiores. Në prag të këtij takimi, trajneri i “demave”, Ilir Daja, ka folur për sezonin e ri, duke u shpreh i kënaqur me merkaton, pasi tani skuadra e tij është furnizuar mirë për të përballuar sezonin.
Merkato? “Janë afruar rreth 20 lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Kemi në portë Alban Hoxhën dhe kemi afruar portierin e ri të talentuar Laroshin. Kemi afruar Kaçen dhe Malën, por gjendja e tyre nuk është më e mira që të startojnë nesër. Kemi shumë lojtarë të rinj që do të jenë e ardhmja e Partizanit”.
Sfida ndaj Teutës? “Po të shikosh këtë kampionat, të gjithë ndeshjet janë të vështira. Janë 7 ekipe që pretendojnë të jenë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Nuk po përmend emra, pasi futbolli është i paparashikueshëm e skuadrat që prentedojnë mund të zhgënjejnë rrugës, apo ka ekipe që mund të surprizojnë. Nesër luajmë ndaj skuadrës kampione dhe presim që të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi pragamatistë, pasi nuk kemi gjendjen e duhur kjo e për shkak të merkatos që kemi bërë”.
Kaçe dhe Mala? “Nëse Mala dhe Kaçe do të kishin gjendjen e tyre më të mirë do të ishin titullarë nesër kjo as nuk diskutohet. Mendojmë që të na vijnë sa më shpejtë në formën e tyre pasi do ta ndihmojnë shumë skuadrën. Kemi parë shumë lojtarë në merkato dhe kemi zgjedhur disa prej tyre. Mendojmë se me shumicën e lojtarëve kemi qenë në fazën përgatitore dhe mund ta përballojmë këtë sezon e gjithashtu presim edhe që afrimet e reja të jenë gati shumë shpejtë”.
Presion për titullin? “Partizani është nga ekipet më të titulluara dhe presioni është gjithmonë prezent. Ka tifozë të shumtë pranë që kërkojnë gjithmonë të fitojnë dhe lojtarët zgjidhen që të përballojnë këtë presion”.
Tifozët dhe sistemi VAR? “Më e rëndësishme është rikthimi i tifozëve. Për ne është një suport i madh, pasi ka shumë tifozë që na ndjekin dhe jo vetëm në stadium. VAR mendoj se do të ulë shkallën e padrejtësisë. Kam mendimin që ndoshta do të na penalizojë, pasi duhet të përshtatemi me këtë sistem të ri që është risi në Superligë”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE – Edicioni i ri i futbollit shqiptar është gati të nisë. Kampionati i 83-të Kombëtar i Kategorisë Superiore do të startojë me një superndeshje, e c...
GJERMANI – Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe kampioni i botës, Jerome Boateng, sot ka dalë para trupit gjykues në Munich për t’u përgjigjur për akuzat e s...
TIRANE – Nesër ai ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç. Sulmuesi i kuqezinjve të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pasi ka shënuar në ndeshjen ndaj Hunga...
AMERIKA QENDRORE – Meksika nuk shkon përtej barazimit me Panamanë, SHBA bëjnë poker në Honduras, fiton pastër edhe Kanadaja. Në barazim ndahet edhe Kosta Rika m...
ITALI – Kimi Raikkonen, i cili njoftoi javën e kaluar se do të tërhiqej nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, doli pozitiv me virusin Covid-19 përpara Grand Pr...
BRAZIL – Pele është më mirë. Pas operacionit për heqjen e kancerit të zorrës së trashë, legjenda braziliane i siguroi të gjithë tifozët e futbollit në botë se g...
VARSHAVE – Anglia ‘u tall’ me rezultatin në minutën e 92-të, kur Szymanski barazoi rezultatin në 1-1 për Poloninë, duke zhvlerësuar golin e Kane, të shënuar në ...
FRANCE – Komisioni i Disiplinës në Ligue 1, më në fund ka vendosur: Nice-Marseille, e ndërprerë në minutën e 74-t, për shkak të një pushtimi të fushës nga...
ANGLI – Në një intervistë të fundit të dhënë për Pierce Morgar, Cristiano Ronaldo rrëfen anën tjetër të medaljes së një personazhi publik të këtyre përmasave.“E...
ITALI – Tani edhe në Brazil duhet ta pranojnë. Suksesi i 37-të i njëpasnjëshëm erdhi kundër Lituanisë dhe Italia ka hyrë përfundimisht në historinë e futb...