LIVE UPDATES
Bota

Presidenti rus urdhëron forcat e tij të mos sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol

21 Prill 2022, 17:16 Nga DOSJA
Presidenti rus urdhëron forcat e tij të mos sulmojnë

UKRAINË- Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten forcat e tij që të mos sulmojnë një fabrikë çeliku në qytetin ukrainas të Mariupolit, ku janë strehuar forcat e fundit mbrojtëse të Ukrainës. Presidenti Putin i tha ministrit të tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu në një takim televiziv, se forcat ruse duhet të bllokojnë fabrikën “në mënyrë që asnjë mizë të mos mund të kalojë” dhe se vazhdimi i planeve për të sulmuar atë vend do të rrezikonte në mënyrë të panevojshme trupat ruse.

Ministri Shoigu i tha presidentit Putin se janë 2,000 trupa ukrainase në fabrikën Azovstal, por se pjesa tjetër e Mariupolit, një qytet port i rëndësishëm, ishte “çliruar”. Fati i civilëve në qytetin e rrethuar ka nxitur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha të enjten se katër autobusë qenë në gjendje të evakuojnë civilë përmes një korridori humanitar të mërkurën. Më shumë se 100,000 ukrainas besohet të jenë të bllokuar në Mariupol, ku 400,000 njerëz jetonin përpara se Rusia të fillonte agresionin e saj me 24 shkurt.

“Kushtet atje janë vërtet të tmerrshme”, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë diplomatike në Panama. Ai nënvizoi se përpjekjet për vendosjen e korridoreve humanitare për të lejuar banorët e Mariupolit që të evakuohen, “janë rrënuar shumë shpejt”.

Lufta në Mariupol është pjesë e një ofensive më të gjerë ruse në rajonin e rëndësishëm strategjik të Donbasit, ku Moska ka shtuar praninë e saj ushtarake.

“Synimi aktual i Moskës është të zgjerojë kontrollin e saj në lindje dhe në jug. Idealisht, ata do të donin të pushtonin Kharkivin dhe Odesën”, i tha Zërit të Amerikës John E. Herbst, drejtor i lartë i Qendrës për Euro-Azinë në Këshillin Atlantik dhe ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë. “Por, këto janë synime të larta. Ata mund të detyrohen të kënaqen me Mariupolin”.

Më 25 mars, pas humbjeve në Ukrainën veriore, Moska njoftoi një ndryshim të madh në strategji dhe largoi forcat nga veriu, duke përfshirë periferitë e kryeqytetit, Kiev, për të konsoliduar përfitimet ushtarake në Donbas dhe për të krijuar një urë tokësore për në Krime.

Analistët thonë se nëse forcat ruse vendosin kontrollin e plotë mbi Donbasin, diplomatët rus do të kenë një letër më të fortë në negociatat e paqes dhe do të jenë në një pozicion më të mirë për të kërkuar autonomi për rajonin.

“Por edhe nëse ai (presidenti Putin) arrin suksese të mëdha në lindje dhe në jug, dhe pranon një zgjidhje që i jep atij kontrollin mbi zonat e pushtuara, kjo nuk do të thotë se ai do të jetë i kënaqur”, tha zoti Herbst.

Analistët e Departamentit amerikan të Mbrojtje, thonë se beteja për rajonin e Donbasit, ku luftimet kanë vazhduar që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014, mund të zgjasë edhe për muaj të tjerë. Presidenti amerikan, Joe Biden, do të flasë të enjten për agresionin e Rusisë në Ukrainë, përfshirë ndihmën amerikane për Kievin, ndërsa administrata e tij po përgatit një raund tjetër ndihme që pritet të arrijë në rreth 800 milionë dollarë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk joe biden john e. herbst lufta ukraine-rusi sergei shoigu iryna vereshchuk joe biden john e. herbst lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë