LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta dekoron mundësit e shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi me Titullin e lartë “

24 Janar 2021, 12:04 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron mundësit e shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli,

TIRANË- Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi katër mundësit e shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh’’.

Kreu i Shtetit e vlerësoi Fuat Brahi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar në sportin e mundjes së lirë, sportist i Klubit sportiv ‘Teuta’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion dhe trajner i rezultateve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Trajneri dhe kampioni i mundjes klasike Hysen Omi u dekorua me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për punën e palodhur dhe rezultatet e larta në mundjen klasike. Sportist e trajner i talentuar, me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Mundësi i shquar, Alfred Bardeli, ju akordua Titulli i lartë, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar në sportin e mundjes. Sportist i talentuar me rezultate të larta të arritura në veprimtarinë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa sportistit të mirënjohur, Shkëlqim Troplini, Titulli “Mjeshtër i Madh” ju akordua “Për kontributin dhe talentin e spikatur në arritjen e rezultateve të larta në sportin e mundjes së lirë, me ekipin sportin ‘Teuta’, si dhe në përfaqësimin me denjësi të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

Duke iu drejtuar, kampionëve të sportit të mundjes, familjarëve dhe personaliteteve të pranishëm Presidenti Meta theksoi:

“Është një privilegj dhe kënaqësi e veçantë të jem me këtë komunitet të mrekullueshëm dhe me këto personalitete kaq të nderuara, jo vetëm me ju që dekoroheni, por me të gjithë, që kanë ardhur për të nderuar kolegët e tyre, pasi të gjithë keni ngritur lart vlerat dhe imazhin e kombit dhe keni lënë gjurmë në sportin dhe në krenarinë tonë.
Kam nderin të vlerësoj disa nga mundësit tanë më të shquar, që me rezultatet e tyre dinjitoze kanë bërë histori në sportin e mundjes, brenda dhe jashtë vendit. Mundja është një ndër sportet më të vjetra në historinë e njerëzimit. Mjeshtra si Fuat Brahja, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi, na kanë dhuruar emocione e rezultate, me të cilat gjithmonë ndjehemi krenarë. Fuat Brahi një mundës cilësor i qytetit bregdetar të Durrësit dhe ekipit kombëtar. Në 10 vite ai shpallet kampion kombëtar në stilin e lirë dhe nga viti 1979, në 1984, ai është fitues i medaljeve të Arta, në disa spartakiada kombëtare. Fuat Brahi ka një karrierë të suksesshme edhe si trajner i mundësve më të rinj, të cilët shkëlqyen më pas si, Shkëlqim Troplini dhe Sahit Prizreni, veçanërisht me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 1996 dhe 2008. Një tjetër mundës i suksesshëm, përsëri nga Durrësi është Shkëlqim Troplini, i ekipit “Teuta” dhe anëtar i Ekipit Kombëtar, 13 vite radhazi kampion në kategorinë e tij dhe në vitin 1996 fiton normat ndërkombëtare për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Atlantës, SHBA. Sukseset e tij vazhdojnë edhe në vitet 1990 – 2003, ku ai fitoi 2 medalje Argjendi në veprimtaritë ndërkombëtare. Nderojmë sot edhe sportistin e njohur të Shkodrës dhe vendit tonë, zotin Alfred Bardeli, një mundës me karakter të fortë, i përgatitur fizikisht dhe me një teknikë për t’u admiruar. Me një karrierë të mbushur me tituj kampionë e medalje pafund, sikurse janë fitimi i shumë titujve me të rinjtë edhe me ekipet e tjera. Historia e sukseseve të tij është e njohur jo vetëm me “Vllazninë” ku doli 7 herë Kampion kombëtar, por njëkohësisht edhe si fitues i shumë kupave dhe trofeve të tjera. Bardelit nuk i mungojnë dhe medaljet e Arit, të cilat i ka fituar në disa spartakiada kombëtare. Ai ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe ka gëzuar mirënjohjen jo vetëm të sportdashësve të qytetit të tij të lindjes, por njëkohësisht të mbarë vendit. Një tjetër sportist, në mundjen klasike, i spikatur për rezultate të larta, është Hysen Omi. Aktivitetin e tij sportiv e nisi me ekipin e mundjes së “Vllaznisë” dhe më pas edhe me “Partizanin”, por edhe me Ekipin Kombëtar. Hysen Omi në karrierën e tij rendit shumë suksese në shumë spartakiada kombëtare, në Kampionatin Europian të Polonisë në vitin 1971 dhe në vitin 1973 kur barazoi ndeshjen me kampion Olimpik. Në karrierën e tij sportive ai ka arritur të fitojë 11 herë titullin Kampion Kombëtar dhe 15 herë fitues i Kupës së Republikës. Në aktivitetet ndërkombëtare ka zhvilluar 12 takime dhe ka arritur: 8 fitore dhe 2 barazime. Karrierën sportive e vazhdon si trajner i mundjes klasike duke qenë fitues i shumë titujve kampionë. Këta sportistë, që janë stërvitur dhe kanë garuar në kushte të vështira dhe me mundësitë minimale, janë me të vërtetë elitarë dhe legjenda në të gjitha kategoritë sportive të mundjes shqiptare. Me pasionin, përkushtimin dhe talentin, ata u bënë personalitete në sport, duke fituar cilësi, që spikatën në formimin e individualitetit të tyre si kampionë. Ata u bënë autoritete të mundjes, duke e vendosur këtë disiplinë sportive, në elitën e sporteve në vendin tonë. Me rezultatet e merituara ata u bënë edhe shembull në edukimin e sportistëve më të rinj, për nxitjen dhe zhvillimin e këtij sporti burrëror, por edhe me tradita kombëtare. Përfitoj nga rasti për të vlerësuar punën e palodhur të trajnerëve dhe specialistëve të sportit të mundjes, të cilët me përkushtimin e jashtëzakonshëm, kanë prodhuar sportistë të mëdhenj të mundjes shqiptare, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera, në veprimtaritë kombëtare edhe ndërkombëtare. Mundja është një disiplinë sportive që u mëson të rinjve cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore, si ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën. Dëshiroj me zemër, që mundja dhe sporti ynë, në të gjitha mjediset, të ketë edhe më shumë mbështetje dhe njëkohësisht këtë frymë solidariteti brenda komunitetit të mundësve dhe të ish-mundësve, ta shpërblejmë me një mbështetje më të madhe për këtë sport, që na ka bërë dhe që na bën krenar të gjithëve. Faleminderit!’’

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred bardeli fuat brahi hysen omi ilir meta shkelqim troplini alfred bardeli fuat brahi hysen omi ilir meta shkelqim troplini

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 20:23

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet