LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka viziton stadiumin e Kukësit: “Mezi presim ta inaugurojmë”

7 Maj 2021, 14:40 Nga DOSJA
Presidenti Duka viziton stadiumin e Kukësit: “Mezi presim ta

KUKES – Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Kukës, ku inspektoi punimet në stadiumin e ri të këtij qyteti, i cili është një investim 50% i FSHF-së dhe 50% nga Qeveria shqiptare. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj.

Presidenti Duka pa nga afër ecurinë e punimeve, ndërkohë që duhet theksuar se stadiumi ka marrë formë dhe brenda pak muajsh pritet të jetë gati. Stadiumi i ri i Kukësit do të plotësojë të gjitha kriteret që duhen për të pritur edhe ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare. Në prononcimin e tij gjatë inspektimit, presidenti Duka foli për problematikat që janë shkaktuar nga pandemia Covid-19, por u shpreh shumë optimist për përfundimin në një kohë të shpejtë të këtij impianti të ri modern. “Stadiumi nuk është në ritmet që kemi pritur, por asgjë nuk është në ritmet që kishim menduar të gjithë para pandemisë. Kemi kaluar një kohë të pazakontë, që ka qenë pandemia dhe krahasimisht me periudhën dhe me kohën jam i surprizuar me nivelin e punimeve sepse mendova se pandemia do ta kishte penguar më shumë. Nuk ka penguar vetëm kompaninë, ka penguar çdo gjë, në jetët tona, jo vetëm shqiptare por në të gjithë globin. Na ka penguar edhe neve, në pikëpamjen financiare kemi pasur vështirësi për ta financuar kompaninë dhe për të vazhduar me ritme akoma më të shpejta. Kemi pasur objektiv për ta mbaruar më shpejt, por gjithsesi tashmë kemi një objektiv të ri, duke u përshtatur me situatën e re që në shtator ta inagurojmë stadiumin dhe të zhvillojmë ndeshje me ekipin e Kukësit në këtë stadium”.

Gjithashtu, presidenti Duka theksoi se ka pasur një ndryshim të planit të stadiumit, ku bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, kanë rëndë dakord që në projekt të futet edhe ndërtimi i ambienteve të stërvitjes per ekipin si dhe ambientet përpara stadiumit. “Kjo pjesë e Kukësit, sportdashësit dhe komuniteti sportiv, është me fat që Safet Gjicin, i cili është presidenti klubit dhe kryetar Bashkie dhe që në rastin konkret mendon akoma edhe më shumë për futbollin, pasi kuptohet që Bashkia ka një mijë e një probleme, ka prioritete, mbase edhe më të rëndësishme se sporti, por duke e pasur nga radhët tona kryetarin e Bashkisë, vëmendja është akoma më e madhe. Bashkë me kryetarin kemi futur në projekt rindërtimin e të gjithë zonës edhe të ambienteve të stërvitjes për ekipin. Do të ndërtojmë një infrastrukturë të plotë, një projekt zhvillimi për futbollin në Kukës dhe jo vetëm një stadium për të bërë gara. Gjithashtu, edhe me ambientet përpara, parkimin, me të gjitha gjërat, jo vetëm ato që kemi pasur si objektiv, por mendoj se është përtej ëndrrave tona më të mira ky stadium”.

Sa i përket çështjes së rikthimit të tifozëve në stadium, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se kjo është një çështje që i përket strukturave të shëndetësisë, ku edhe i falënderoi për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë. “Dëshira e çdo futbollisti, e çdo njeriu që merret me sport është të ketë spektatorë në stadium, jo thjesht për të marrë mbështetjen e tij, jo thjesht për të ndihmuar financat e tij, por për të ndikuar në jetën shoqërore të vendit. Por duke pasur parasysh se shëndeti është mbi të gjitha, ne nuk mund të insistojmë që ne duhet të kemi tifozë. Janë ata që vendosin rregullat dhe protokollet dhe që përgjigjen për ruajtjen e shëndetit tonë. Edhe njëherë e përsëris, ne tentojmë një ditë e më parë të kemi tifozë, ndërsa specialistët, mjekët që gjej edhe njëherë rastin t’i falënderoj për të gjithë ndihmën që na kanë dhënë në këtë periudhë të vështirë, duhet që edhe ata të bëjnë detyrën e tyre. Siç jemi edhe të informuar ditët e fundit, grafiku i infektimit ka rënë, jemi më pak nën kanosjen e virusit, gjithashtu, vaksinimi po vazhdon dhe të paktën të urojmë dhe të shpresojmë që në shtator të jemi me kapacitete të plota në stadiume dhe në çdo aktivitet të jetës sonë”, përfundoi presidenti Duka.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, falenderoi Presidentin e FSHF-së për praninë e tij në stadium ndërsa u shpreh se stadiumi do të jetë i gatshëm të presë jo vetëm ekipin e Kukësit por edhe ekipet Kombëtare të moshave. “Falenderoj presidentin e Federatës që inspekton sot stadiumin dhe një fjalë e mbajtur për ta përfunduar me kushtet standarte të UEFA-s për të luajtur jo vetëm ndeshjet e Kategorisë Superiore por edhe ndeshjet ku do të marrë pjesë ekipi i Kukësit, por pse jo dhe ekipet Kombëtare, sidomos të moshave. Siç e tha edhe Presidenti i Federatës, kishim një objektiv tjetër për ta përfunduar stadiumin, pandemia siç ka shtyrë çdo projekt, ka shtyrë dhe projektin e stadiumit. Kemi pasur vështirësi për fondet. Stadiumi po ecën me ritme të shpejta tani dhe besoj fort që në shtator do të luajë ekipi i Kukësit në shtëpinë e tij. Ne do të krijojmë ekipin e vajzave, siç është detyrim, në të njëjtën kohë do të investojmë edhe në Akademi, për të pasur edhe 2-3 fusha për ekipe nga U-7 deri tek U-21. Duke investuar me Federatën do të bëjmë të mundur ndërtimin e një akademie cilësore. Do të jetë e rëndësishme për të gjithë zonën e Kukësit, Tropojës, Hasit dhe Prizrenit”, mbylli fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arben dervishaj armand duka kryebashkiaku i kukesit presidenti i fshf safet gjici stadiumi i kukesit arben dervishaj armand duka kryebashkiaku i kukesit presidenti i fshf safet gjici stadiumi i kukesit

Sondazh

Poll

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje