LIVE UPDATES
Politike

VD-President mbi palët? Meta: Kam qenë kritik i fortë i PS, por edhe i opozitës

8 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
VD-President mbi palët? Meta: Kam qenë kritik i fortë i PS, por

TIRANË– Presidenti Ilir Meta thotë se ai ka qenë mbi palët dhe për këtë ka zgjedhur disa episode që sipas tij, kanë treguar haptazi se ai nuk ka favorizuar asnjë palë në zgjedhjet. Në përgjigjet e tij për Gjykatën Kushtetuese, ai thotë se ka qenë shumë kritik, jo vetëm ndaj partisë në pushtet, por edhe ndaj opozitës, e këtu liston dënimin që i ka bërë djegies së mandateve nga ana e opozitës, për mospjesëmarrjen si në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ashtu dhe mos regjistrimin në veçanti për zgjedhjet e 13 tetorit nga Partia Demokratike.


PJESË NGA PËRGJIGJET: 

A e keni zbatuar detyrimin kushtetues për të qenë super partes gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021?

Përgjigje: E gjithë veprimtaria e Presidentit të Republikës, ka qenë një dëshmi e qartë dhe publike e qëndrimit mbi palët. Presidenti i Republikës jo vetëm publikisht, por dhe me të gjitha instrumentet ligjore, ka sensibilizuar fort institucionet shtetërore dhe forcat politike për realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë dhe pa presione. Ai kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt politik garues në zgjedhje dhe ka qenë shumë kritik, qoftë ndaj Partisë në Pushtet, ashtu dhe ndaj Opozitës, për çdo qëndrim që binte ndesh me respektimin e parimeve të demokracisë dhe procesit zgjedhor të rregullt dhe demokratik. Të gjithë i mbajnë mend kritikat e vazhdueshme dhe publike të Presidentit të Republikës edhe ndaj veprimeve tejet të gabuara të lidershipit të opozitës për praktikën e bojkotit në përgjithësi, bojkotin e Reformës në Drejtësi në mënyrë të veçantë, e sidomos përgjegjësinë historike për djegien e mandateve të deputetëve, apo për mospjesëmarrjen si në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ashtu dhe mos regjistrimin në veçanti për zgjedhjet e 13 tetorit nga Partia Demokratike.

Po kështu, nxitja e Presidentit për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe nxitja e tij për të nënshkruar dhe respektuar këtë marrëveshje me çdo çmim, ka qenë e evidentuar publikisht. Madje, edhe paralajmërimi publik i Presidentit të Republikës, se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 5 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin edhe pa të. Zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe zhvillimet që paraprinë ato, provuan qartë shqetësimet e qëndrimet shumë të drejta të Presidentit të Republikës, e që konfirmohen edhe në Raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR-it.

Angazhimi i Presidentit për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda për shkak të prekjes së votës, janë të evidentuara qartë. 14 Të gjitha faktet shkresore dhe dokumentet që e provojnë këtë katërcipërisht u janë vënë në dispozicion së bashku me materialin e datës 1 korrik 2021, ashtu dhe në seancën gjyqësore të datës 3.2.2022.

I kujtojmë Gjykatës Kushtetuese se, nuk ka patur asnjë shqetësim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucioni që sipas Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, është administrator dhe realizuesi i vetëm i proceseve zgjedhore në Shqipëri. Ky rol “super partes” i cituar sipas pyetjes suaj, konfirmohet edhe nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili përmes shkresës nr. 4378/1 prot., datë 24.04.2021, ka garantuar që 19 anëtarëve të stafit të Kabinetit të Presidentit të Republikës, t`u njihet e drejta për të marrë informacion për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor direkt në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave, sipas kërkesës së Presidentit të Republikës nr. 1479 prot., datë 24.4.2021. Bashkëlidhur gjeni kopjen e shkresës nr. 4378/1 prot., datë 24.04.2021, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

LAJMI KRYESOR: ‘Na falni për vonesën’/ Meta gati nga Presidenca, lexon 72 përgjigjet ndaj GJK

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta pergjigjet e ilir metes ilir meta pergjigjet e ilir metes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës