LIVE UPDATES
Aktualitet

“Prekin bazat e një familje të shëndetshme”, Aleanca LGBTI i përgjigjet Akil Panos: Vijon të fyejë, denigrojë, diskri

3 Shtator 2021, 15:18 Nga DOSJA
“Prekin bazat e një familje të shëndetshme”, Aleanca

TIRANË– Aleanca LGBTI i është përgjigjur sërish pastorit Akil Pano, i cili edhe një ditë më parë pasi doli nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit tha se nuk duhen ndryshuar nocionet ‘baba’ dhe ‘nënë’ pasi prekin bazat e një familje të shëndetshme. Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shkruan se Pano vijon të fyejë, denigrojë, diskriminojë dhe ofendojë përmes deklaratave të tij një komunitet të tërë.

Sipas komunitetit në fjalë, deklaratat e pastorit jaë negative, diskriminuese, denigruese dhe fyese ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, çka në kuptim të nenit 3 të ligjit shqiptar për mbrojtjen nga diskriminimi përbën diskriminim me qëllim pengesën apo bërjen të pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjet në fuqi.

Reagimi i plotë:

Zoti Akil Pano, pastor i Kishës “Ungjilli i Krishtit” ka nisur një fushatë keqinformimi të mbushur me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTI+, duke përdorur median, rrjetet sociale dhe mbështetjen e ndjekësve të tij.  Në daljen publike të datës 02.09.2021, Z. Akil Pano na akuzoi se kishim ndërtuar një ankesë për diskriminim dhe gjuhë urrejtjeje ndaj tij mbi deklarata të nxjerra nga konteksti. Në fakt, ankesa jonë bazohet vetëm në fakte të njohura publikisht, lehtësisht të verifikueshme dhe në argumente të mbështetura në ligj.  Në deklaratën e djeshme për mediat, pastori Akil Pano flet edhe për kufizimin e lirisë së tij të shprehjes si qytetar i një shoqërie demokratike. Dëshirojmë t`i rikujtojmë pastorit dhe publikut të gjerë një parim të thjeshtë juridik: “Liria e shprehjes nuk gëzon asnjë mbrojtje ligjore nëse cënon, fyen, denigron dhe nxit moskuptim e urrejtje ndaj një apo disa individëve të tjerë”. Ky qëndrim reflektohet në ligjin shqiptar e ndërkombëtar, në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (instrument i ratifikuar nga shteti Shqiptar, me fuqi kushtetuese sa i përket nivelit të kufizimeve që vendos) dhe në jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është shprehur, se përdorimi i gjuhës diskriminuese, më pak favorizuese dhe gjuhës së urrejtjes nga persona që janë pjesë e jetës publike nuk mund të konsiderohet si liri shprehjeje.

Të qenurit personazh publik, me apo pa dëshirë e vendos pastorin Akil Pano në një pozicion të ndryshëm nga ai i një individi të panjohur për publikun, për faktin e thjeshtë se ka të gjitha mundësitë të ndikojë opinionin dhe kuptimin e masës, duke e nxitur atë drejt mendimeve e sjelljeve paragjykuese, diskriminuese dhe të dhunshme ndaj komunitetit LGBTI+. Në faqen e vet në facebook, idhtarët e kishës së pastorit që duhet të ishte një institucion fetar ku promovohet dashuria për njeriun, në mënyrë të përsëritur fyejnë dhe bëjnë thirrje për urrejtje ndaj komunitetit LGBTI+, duke u larguar kështu nga fryma disa shekullore e feve në Shqipëri që nuk i fryjnë asnjë zjarri përjashtues. Komentet janë mes të tjerave edhe si komenti i Esmeres, një ndjekëse e pastorit, e cila në komentin e saj i quan pjesëtarët e komunitetit LGBTI+, djem e vajza shqiptarësh, ‘’kopila’’ që i kanë lënë nënat nëpër spitale. Ky dhe qindra komente të tjera në postimet individuale të Akilit janë pasojë direkte e gjuhës diskriminuese dhe frymëzimit që ngjall pastori i urrejtjes në publikun që e ndjek. Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi e përkufizon si diskriminim të hapur daljen publike të një personi, që me prononcimet dhe artikulimin e mbajtur ka të gjitha mundësitë të krijojë baza për mohimin e barazisë dhe krijimin e paragjykimeve të padrejta e të pabazuara të publikut të gjerë, ndaj një personi apo grupi personash.

Në dalje të ndryshme televizive si dhe në mediat sociale, Z. Akil Pano shpreh vazhdimisht jo vetëm paragjykime të padrejta e të pabazuara ndaj komunitetit LGBTI+, por nxit hapur diskriminimin dhe urrejtjen e publikut ndaj këtij komuniteti, duke i asociuar personat LGBTI+ me zoofilinë, duke i stigmatizuar ata si pjesë e një komuniteti të sëmurë, egoist dhe agresiv, duke i akuzuar që duan të shkojnë në shkolla dhe të shndërrojnë fëmijët në homoseksualë dhe duke keqinformuar publikun, se komuniteti LGBTI+ kërkon heqjen e termit nënë dhe baba nga fjalori, ndërkohë që ne e kemi sqaruar vazhdimisht që nuk e kemi kërkuar kurrë diçka të tillë.  Gjatë muajit korrik, një vajzë e komunitetit trasngjinor u dhunua fizikisht si pasojë e retorikës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+ të ngritur në media dhe rrjete sociale, në sajë të keqinformimit mediatik nga gazetarë, personazhe publike dhe nga vetë pastori Akil Pano. Debati ndalon së qenuri konstruktiv dhe edukues në momentin kur vihet në lojë mirëqënia, siguria dhe jeta e njerëzve.  Këto janë vetëm disa nga shprehjet e Z. Akil Pano në emisionin Shqipëria Live të datës 09.06.2021, i aksesueshëm dhe i verifikueshëm nga kushdo me një klikim të thjeshtë në Youtube:

“LGBTIQ+ ka axhendë agresive; synohet dekonstruksioni i qelizës bazë-familjes; deri më tani unë kurrë nuk i kam parë homoseksualin ose lesbiken si njerëz të sëmurë, madje kam luftuar me konceptin që të qenurit gej është sëmundje, por ndërsa shikoj një avancim të gjendjes së komunitetit LGBT në botë, përmes një propozimi për një eskperiment social për të gjithë shoqërinë, unë sot po deklaroj se këta individë dhe ky komunitet, këto nisma janë nisma që vijnë nga një komunitet i sëmurë; këta njerëz janë kaq agresivë sa t`u heqin fëmijëve të drejtën që ata vetë kanë patur; si do ishte ishulli i gejve dhe lesbikeve pas 50 viteve?; këto teza dekonstruktojnë familjen, martesën, prokrijimin, jetën dhe shoqërinë; kush janë këta njerëz që kërkojnë të heqin fjalën nënë nga fjalori?; egoizmi i tyre është i sëmurë; ç`është ky univers pa rregulla, ligje dhe konvencione; familja krijohet me një nënë dhe një baba dhe jo me dy gra që nuk dinë se kush janë apo me dy burra që nuk dinë se kush janë; mëkati dhe korrupsioni moral lidhet me të qenin gej dhe lesbike sepse është shtrembërim i imazhit të qenies njerëzore; këto ide të çuditshme shkojnë deri në çmenduri…”

Është teknikisht e pamundur të flasësh për nxjerrje nga konteksti të këtyre deklaratave, në momentin që ato nuk mund të kenë asnjë konotacion tjetër përveçse negativ, diskriminues, denigrues dhe fyes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, çka në kuptim të nenit 3 të ligjit shqiptar për mbrojtjen nga diskriminimi përbën diskriminim me qëllim pengesën apo bërjen të pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjet në fuqi. Neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë sanksionon veprën penale të nxitjes së urrejtjes, ku një ndër shkaqet e përligjura është orientimi seksual; neni 266 i të njëjtit ligj sanksionon se fyerja apo shpifja për një pjesë të popullsisë me qëllim përhapjen e urrejtjes te publiku i gjerë përbën vepër penale. Të gjitha parashikimet ligjore të cituara në deklaratën tonë përfaqësojnë plotësisht rastin e pastorit, i cili sistematikisht vijon të fyejë, denigrojë, diskriminojë dhe ofendojë përmes deklaratave të tij një komunitet të tërë. Sa më sipër, baza ligjore e Republikës së Shqipërisë (shtet laik) dhe besimi në institucionet e pavarura shqiptare janë themeli i ankesës sonë të legjitimuar.

“Aleanca LGBT” ka çuar te Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit pastorin Akil Pano, me pretendimin se ka ka përdorur gjuhë urrejtje dhe diskriminimi ndaj tyre. Kjo gjë nisi pasi i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, pastori Akil Pano, referuar ndryshimit të termave tha se deklarata të tilla të bëra nga njerëz me ndikim publik nxitin gjuhën e urrejtjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akil pano komuniteti lgbti akil pano komuniteti lgbti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet