LIVE UPDATES
Aktualitet

“Prapaskenat për detin”/ Media greke artikull për vizitën e kryeministrit në Greqi: Do t’i bëjmë Ramës një ofertë

21 Shtator 2020, 12:42 Nga DOSJA
“Prapaskenat për detin”/ Media greke artikull për

GREQI- Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama javën e kaluar në Greqi shkaktoi shumë debate dhe reagime si nga mediat greke edhe nga zyrtarë  të tjerë atje.

Ndërkohë pak ditë pas vizitës të Ramës në Greqi, media e njohur greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull sa u takon  qëndrimeve të Ramës në lidhje me deklaratët e tij mbi përplasjen Turqi-Greqi.

Në shkrimin e gazetarit Stavros Tzima përmendet fakti se Rama ishte në rezidencën e Erdoganit në Turqi para se të udhëtonte për në Athinë ku të flitej për çështjen e detit duke shtuar se “misteri i takimit me Erdoganin në Marmaris do të zgjidhet nga qendrimi që do ta mbajë Shqipëria në negociatat për detin me Greqinë”.

Media greke, KATHIMERINI shtron pyetjen se a do të mundet Rama që të bëjë një marrëveshje deti me Greqinë në prag të zgjedhjeve elektorale dhe përballë opozitës dhe Presidentit që e akuzojnë për “shitjen e detit”?

“Ne do t’i bëjmë atij një ofertë që nuk mundet që ta refuzojë!”- është shprehur një diplomat grek për Kathimerinin.

Të Premten, mëngjesin e 11 Shtatorit, Edi Rama inspektoi ndërtimin e disa shtëpive në Tiranë, që u shkatërruan pas tërmetit të 26 nëntorit dhe në mesditë ai u pa duke hipur në një avion privat në drejtim të panjohur, shkruan media greke.

Në orën 5 të pasdites, një kanal televiziv njoftoi se Rama ishte larguar me urgjencë për t’u takuar me Erdogan. Pas lajmit se ai ishte larguar për t’u takuar me Erdogan në një vizitë jo zyrtare, qendra e vëmendjes në Shqipëri ishte pikërisht ky takim i papritur.

Megjithatë mediat greke dhanë lajmin se Rama do të vizitonte Athinën të Martën, në 16 shtator për të folur në konferencën e Economist dhe gjithashtu do të takohej me Kyriakos Mitsotakis, për të folur rreth situatës politike dhe diplomatike, i cili ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij.

“Linja Erdogan”

Shumica kanë menduar se vizita do të ishte “kufiri” që supozohej të vendosej nga “vëllai i madh” Erdogan, në funksion të diskutimeve me udhëheqësit grek për shënjimin e zonave detare. Disa menduan se Erdogan do të dërgonte Ramën si ndërmjetës për t’i dhënë një mesazh Mitsotakis kur të takohej në Athinë. Rama gjatë konferencës tha se ishte krenar për miqësinë e tij me Erdogan dhe në emër të presidentit turk tha se ai i donte grekët.

Vizita nuk e bën udhëheqësin shqiptar “të dyshimtë” nga pala greke. Anulimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve të EEZ midis dy vendeve në 2009, mbart  gjurmë nga ana e Turqisë  dhe tani  kjo është  çështja e para që do të diskutohet në agjendën greko-shqiptare. Tonet e ashpra të Erdogan kundrejt Ramës në rezidencën e tij, disa orë para se të udhëtonte në Athinë, kanë ngritur dyshime nëse ishin vërtet “këshilla” nga ana e presidentit turk.

Dora Bakojanis ia përplasi në fytyrë Ramës, duke i thënë gjatë konferencës “ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes” dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nëse Turqia ndikoi në vendimin e anulimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, tha: Absolutisht. Nuk ka dyshime. Njëqind per qind.

Admirali turk tashmë në pension Xhihad Yaiçi, një mbështetës i doktrinës “Blue Homeland”, gjatë një intervistë për një gazetë lokale qershorin e kaluar tha se Ankaraja kishte ndërhyrë për të anuluar marrëveshjen, “duke paralajmëruar” se Greqia po mashtron”.

Edi Rama, gjatë konferencës e mohoi faktin se Turqia kishte ndërhyrë në anulimin e marrëveshjes së vitit 2009, duke pretenduar se ai ka bërë thirrje për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të presionit nga “super-patriotët” në vendin e tij, të cilët e akuzonin se deti po u shitet grekëve.

“Misteret e Marmarasë” mund të zgjidhen me fillimin e dialogut  Athinë- Tiranë për zonat detare, gjithashtu do të verifikohet nëse palës shqiptare i është vendosur një kufi nga Erdogan, kryesisht në çështjet e ishujve ( Othonoi, Erikousa) dhe ishujt shkëmbor pranë Korfuzit, të cilat janë pika kyçe e diskutimeve.

A mund të fillojnë menjëherë bisedimet për EEZ? Rama tha se “herët ose vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare” dhe sugjeroi që çështjet të zgjidhen ose me ndihmën e vendeve të treta ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sidoqoftë, Shqipëria ka hyrë në fazën e zgjedhjeve që pritet të jenë me  25 Prill dhe klima politike është tashmë shpërthyese, sidomos pas njoftimit të Athinës për të zgjatur me 12 milje ujërat territoriale.

A do të guxojë Rama të diskutojë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve kur e gjithë opozita dhe Presidenti Meta e akuzojnë atë se po përgatitet të “shesë detin”, domethënë të tradhtojë vendin?

Në bazë të një burimi nga një diplomatik i lartë grek, të cilit “K” i bëri pyetjen se: Propozimi ynë do të jetë i tillë aq sa do të jetë shumë e vështirë ta refuzosh atë” dhe tha se pavarësisht se Shqipëria ndodhet në një situatë të zjarrtë elektorale diskutimet mund të fillojnë.

Pika e fillimit

Ai refuzoi të fliste, nëse ata do t’i referoheshin marrëveshjes së vitit 2009, në bisedimet e bëra  gjatë mandatit të Ministrit të Jashtëm Tsipras, dhe  mandatit të Ministrit Kotzia dhe Busati, ose për të filluar një tabula rasa. Kryeministri Rama tha nga podiumi i Economist se “ne kemi një bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë” dhe se ai nuk mendon se Shqipëria “është midis një çekiçi dhe një hekuri”.

Pjesërisht, ai nuk po gabon në atë çfarë ka deklaruar, pasi Greqia dhe Turqia nuk po “luftojnë” në korridoret e Korfuzit, megjithëse përcaktimi i zonave detare të Greqisë dhe Shqipërisë mund të ndikojë gjithashtu në Kastellorizo për sa i përket ndikimit të ishujve Liliputian atje.

Por sidoqoftë, i takon të vendosë nëse do të veprojë në kontekstin e solidaritetit të përbashkët europian ose të veprojë në bazë të interesave të një vendi të tretë, jo-europian që kërcënon një shtet anëtar.

Me fjalë të tjera, ai nuk mund të kërkojë, të bashkohet me BE-në. dhe në të njëjtën kohë të jetë në përputhje me politikat e Turqisë, që Europa e Bashkuar aktualisht po kundërshton në Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë  Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një  “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë  një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë! Mbi të gjitha, është vetë Rma ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe ndihmën e Greqisë.

Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”.

Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar të Erdoganit ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë. Është e kuptueshme që Athina, e cila ka në duar letrën e fortë europiane,  duhet të marrë parasysh dhe të respektojë interesat e saj kombëtarë.

Pas një vizite 1-ditore në Turqi, ku takoi presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama shkoi dje në Greqi, ku ka zhvilluar një vizitë dy ditore. Ai darkoi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku në një restorant buzë detit dhe ujërave të kaltër jonian, dy palët ranë dakord, se një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve ka nisur. Heqja e ligjit të luftës, ndarja e kufijve detarë dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon, dhe çështjet e tjera të të kaluarës, janë në “sitën” e çështjeve që duhet të marrin zgjidhje mes palëve. Ndërsa në konferencën e The Economist, Rama foli për Ballkanin dhe për BE, e po ashtu edhe për ndikimin e Erdogan në Shqipëri. Referuar akuzave të Dora Bakojanis, se ka qenë Erdogan ai që solli rrëzimin e Marrëveshjes së 2009 në Kushtetuese, Rama tha se nuk e njihte asokohe presidentin, dhe se ai nuk ka patur rol në zhvillimet e asaj kohe për Detin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dora bakojanis edi rama dora bakojanis edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet