LIVE UPDATES
Politike

Populli do të pyetet! Ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e Ramës: Vetëm show!

21 Janar 2022, 20:23 Nga DOSJA
Populli do të pyetet! Ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi

Nisma më e re e kryeministrit Edi Rama për të pyetur popullin për 12 çështje, që nga ato sociale, fiskale e deri te ato gjeopolitike, ka ngritur shqetësimin e shoqërisë civile se ai do ta përdorë këtë anketë për vendimmarrje të dyshimta politike.

“Këshillimi Kombëtar”, një pyetësor me 12 çështje që shqetësojnë qeverinë, ku u kërkohet çdo nënshtetasi shqiptar mbi 18 vjeç të japë mendimin e tij, është nisma më e re që kryeministri Edi Rama do të përdor për konsum politik. Me 12 pyetje që nisin me statusin social të nënave me shumë fëmijë, legalizimi i kanabisit, politikat fiskale e deri tek integrimi në BE apo Ballkani i Hapur, Rama ka gjetur një mekanizëm të ri për të vijuar fjalimet e tij politike nëpër sheshet e qyteteve.

Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile e shohin këtë jo vetëm si një spektakël propagantistik, por edhe të rrezikshëm për pasojat që do të ketë në vendimmarrjet politike të qeverisë.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit thotë se nisma mund të ishte e mirë në rastin e një qeverie ne kulturë konsultimi me publikin, por për për qeverinë shqiptare eksperienca tregon të kundërtën. “Kur thuhet Dialog politik, në të vërtetë bëhet monolog, ku gjithmonë flet ai që ka pozicionin më të lartë. Kur thuhet “transparencë”, nënkuptohet dhënie vetëm e informacionit që i intereson qeverisë dhe shkelen të gjitha ligjet apo afatet që ajo vetë vendos për të kthyer përgjigje. E njëjta gjë më këtë “këshillim”, qe nuk do jetë asgjë tjetër vetëm show propagandistik i radhës, që do të prodhojë të njëjtat xhevahire se bashkëqeverisja apo vetë rilindja”- i tha Gjoni BIRN-it

Edhe Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, e cilëson në parim një nismë të mirë në rast se nuk do të kishte instrumente të tjera në dispozicion për konsultimin publik, siç është referendumi apo nismat ligjore qytetare. “Këto procese duhet të zhvillohen duke u bazuar në disa parime themelore që sigurojne besim të lartë publik tek to siç janë transparenca, integriteti, gjithpërfshirja. Fatkeqësisht, në Shqipëri instrumentat e mesiperm jo vetem nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm, por është bërë gjithçka që të dëmtohen dhe të ulet besimi publik tek to, si për shembull, duke mos miratuar ligj për referendumet siç e kërkon kushtetuta, duke zhvilluar procese konsultimi formale, shpesh përjashtuese dhe aspak përfshirëse”- komentoi ai për BIRN-in.

Gjoni ngre shqetësimin se ky anketim do të përdoret për qëllime të qeverisë duke miratuar më vonë vendime apo politika të dyshimta me justifikimin e rezultateve të “këshillimit”.

“Mendoj se patjetër qeveria do i përdorë rezultatet (që do jenë shumë të dyshimta për vërtetësinë), e me to të krijojë nisma, të marrë vendime apo të na bëjë ndonjë dhuratë të çuditshme vendimesh që kërkojnë populizëm. Pasojat qëndrojnë tek manipulimi i masës (taktikë e përhershme e politikanëve) dhe tek marrja e vendimeve që i interesojnë asaj, por që i vendosen në shpinë popullit si vendimmarrës fals”- argumenton ajo.

Ndërsa Vurmo e konsideron një instrument për të kamufluar propagandën dhe për t’ia servirur atë publikut si një zgjedhje që e kanë bërë vetë qytetarët. Ai shprehet se gjithashtu ajo “është edhe një instrument, i cili shërben për të fshehur defektet e Ramës, si një kryeministër arrogant që nuk pranon këshilla (aq më pak nga qytetarët), me një marrëdhënie problematike me transparencën, me llogaridhënien dhe me institucionin e kërkesës qytetare”.

Vurmo ngre pikpyetjet se çfarë do të ndodhë me këtë pyetësor më pas, nëse ai mund të shfrytëzohet si mjet për të justifikuar qëllime të paracaktuara nga qeveriadhe nga grupe interesash ilegjitime pranë saj apo do të shërbejë për të miratuar plane, projekte dhe politika publike të porositura nga interesa të tilla.

“Është plotësisht e mundur. Eksperienca me ligjet me porosi sugjeron se ekzistojnë të gjitha parakushtet e nevojshme që kjo të ndodhë”– thekson ai.

Sipas Vurmos, pasojat janë shumë serioze sidomos sa i përket krizës së madhe të besimit publik tek sistemi politik dhe marrja në konsideratë nga ana e tyre edhe e alternativave të tjera aspak demokratike. “Ky është një potencial të cilin IDM e ka evidentuar nëpërmjet dy studimeve mbi ekstremizmin e dhunshëm, ku vërehet se potenciali i madh për ekstremizëm politik ushqehet veçanërisht nga kriza e besimit tek sistemi politik”- thekson ai. Duke iu referuar gjetjeve të IDM-së, sipas të cilave, një përqindja e lartë e qytetarëve mendojnë se “sistemi aktual politik duhet shembur edhe me dhunë nëse është nevoja”, kjo tregon sipas Vurmos se, “ky është një sinjal alarmi për t’i dhënë fund propagandës dhe kapjes së shtetit me tentativa të tilla për të justifikuar vendime të marra më herët pa konsultuar askënd”.

Ndërkohë kjo nismë do t’i kushtojë taksapaguesve 25 milionë lekë të reja, nga të cilat 20 milionë do të shpenzohen fushatën promovuese dhe materialet promocionale, të cilat do të përdoren në sheshet dhe ambiente të tjera publike, dhe një pjesë e vogël për INSTAT-in që do të bëjë përpunimin dixhital të të dhënave.

Ekspertët e quajnë një buxhet të shpenzuar kot dhe vetë pyetësorin jashtë parametrave shkencorë.

“Kostot prej 25 milionë lekë për një hulumtim të tillë janë të fryra dhe, në këtë rast, edhe të panevojshme. Një anketim përfaqësues kombëtar sipas të gjithë parametrave shkencore me rigorozë nuk do të kushtonte as sa një e treta e këtij buxheti”- thotë Vurmo.

Sipas tij “Këshillimi kombëtar” i propozuar nga Rama nuk plotëson asnjë parametër teknik. “Jo vetëm që qeveria nuk është e specializuar për të hartuar dhe menaxhuar procese të tilla hulumtuese, por ajo është edhe në konflikt interesi”- thotë ai duke sjellë si shembull pyetjen për “Open Balkan”, një proces po zbatohet ndërkohë nga qeveria jonë dhe dy qeveri të vendeve të rajonit.

Për Gjonin nga pikëpamja teknike nisma është pseudo-instrument i hartuar në mënyrën më jo-të besueshme të mundur. “Për anketimet e vërteta shkencore, së pari zgjidhet kampionimi sipas disa kritereve që përfaqësojnë gjithë popullatën, demografinë, shpërndarjen dhe qëndrimet e saj. Së dyti, hartohet një pyetësor i kombinuar pyetjesh, që të japë mundësinë edhe të matjes së perceptimit me bazë përqindjesh. Së treti, nëse targetohet gjithë popullata, shkencërisht instrumenti është rrëzuar, sepse nuk ka asnjë mekanizëm apo ekip aq të përgatitur sa të përpunojë të dhënat e 2 milionë të anketuarve”- thotë ajo.

Dhe si proces menaxhimi pyetësori sipas saj është i pamundur.

Nëse vërtet 2 milionë shqiptarë u përgjigjen me nge 12 pyetjeve që kërkojnë të gjitha shtjellim, do kishim 24 milionë përgjigje. As Harvardi nuk i proceson dot, sepse gjithçka bëhet me kampionim, jo me anketim të secilit frymor mbi 18 vjeç”, shton ajo duke dalë në përfundimin se “thjesht është e pamundur nga ana kërkimore”.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama open ballkan edi rama open ballkan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet