LIVE UPDATES
Bota

Polonia dhe Hungaria humbasin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

17 Nëntor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Polonia dhe Hungaria humbasin në Gjykatën Evropiane të

LUKSEMBURG – Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, një pjesë tjetër e reformave gjyqësore polake është në kundërshtim me të drejtën evropiane. Gjyqtarët e Luksemburgut kundërshtuan kompetencat e ministrit polak të Drejtësisë. Ai vepron edhe si Prokuror i Përgjithshëm dhe, si i tillë, mund të dërgojë gjyqtarë në gjykatat më të larta dhe t’i largojë ata në çdo kohë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vlerësoi se ishte e nevojshme të sigurohej që emërimi i një gjyqtari të mos shërbente kurrë si instrument i kontrollit politik të vendimeve gjyqësore. Gjykata e Qarkut të Varshavës i kishte kërkuar Gjykatës të interpretonte ligjin e BE-së.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Evropiane e Drejtësisë konsideron se pjesë të reformës gjyqësore polake janë në kundërshtim me të drejtën evropiane. Herën e kaluar, në fund të tetorit, gjyqtarët e Luksemburgut vendosën një gjobë ditore prej një milion eurosh ndaj Polonisë për moszbatimin e një vendimi për të ashtuquajturën dhomë disiplinore të gjyqtarëve. Komisioni Evropian dhe Polonia kanë debatuar prej kohësh mbi respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të detyrueshme për shtetet anëtare të BE-së.

Në një rast tjetër, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se edhe Hungaria vepron në shkelje të së drejtës në fuqi të BE – me ligjet e saj për azilin. Sipas vendimit, Hungaria kufizon të drejtat e garantuara nga BE për personat që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare. Konkretisht, bëhet fjalë për të ashtuquajturin ligj Stop-Soros – një grup masash të miratuara nga qeveria në vitin 2018. Sipas këtij ligji, kërkesat për azil refuzohen në Hungari, nëse aplikantët hyjnë në Hungari përmes një vendi, ku ata nuk i pret persekutim apo rrezikim të menjëhershëm. Ligji “Stop Soros” i referohet filantropistit amerikan Soros, i cili mbështet organizatat humanitare hungareze. I mbijetuari i Holokaustit, me origjinë nga Hungaria, mbështet me fondacionin e tij humanitar shumë organizata civile që ndihmojnë refugjatët dhe azilkërkuesit. Qeveria hungareze e akuzon Sorosin se ka sjellë një numër të madh emigrantësh myslimanë në Evropë dhe e sulmon Sorrosin me stereotipe antisemite.

Kriminalizimi i personave që ndihmojnë refugjatët në Hungari është i paligjshëm sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED). Përveç kësaj, Hungaria penalizon organizatat që mbështesin procedurat e azilit në rastet kur nuk plotësohen kriteret hungareze – të cilat Komisioni i konsideron gjithashtu të paligjshme.

Padi e Komisionit Evropian

Vendimi i GJED-së u mor nga një padi e Komisionit Evropian kundër ligjit hungarez të vitit 2018, i cili penalizon aktivistët dhe punonjësit e organizatave joqeveritare që ndihmojnë migrantët të aplikojnë për azil, kur ata ndoshta nuk kanë të drejtë për mbrojtje sipas kritereve hungareze. Kjo redukton të drejtën e azilkërkuesve për të “komunikuar me organizatat përkatëse kombëtare, ndërkombëtare dhe joqeveritare dhe për të marrë mbështetjen e tyre”, argumenton Komisioni Evropian. Autoriteti i Brukselit siguron respektimin e ligjit të përbashkët brenda komunitetit të shteteve. Gjyqtarët e GJED vendosën në favor të Komisionit Evropian. Rregulloret hungareze kufizojnë të drejtat e garantuara nga e drejta evropiane për ata që mbështesin personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, thanë gjyqtarët të martën.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjykata evropiane e drejtësisë gjykata evropiane e të drejtave të njeriut hungari polonia gjykata evropiane e drejtësisë gjykata evropiane e të drejtave të njeriut hungari polonia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë