Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Plagosja me thikë në Shëngjin, policia: I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën 9 Korrik, 18:22 ...
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk jan&eu...
Duke iu referuar diskutimeve mbi këtë investim, Balla ka theksur se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të plotë të ndikimit në mjedis, konsultimeve publike dhe miratimeve nga autoritetet përgjegjëse.
STRASBURG- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Strasburg është shprehur se projekti i zhvillimit në Zvërnec do të ecë përpara vetëm në respektim të plotë të standardeve ligjore dhe mjedisore. Duke iu referuar diskutimeve mbi këtë investim, Balla ka theksur se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të plotë të ndikimit në mjedis, konsultimeve publike dhe miratimeve nga autoritetet përgjegjëse.
"22.1% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Projekti është në fazën e zhvillimit, nuk është miratuar projekti përfundimtar dhe nuk mund të vazhdojë pa vlerësimin e plotë të ndikimit në mjedis dhe pa miratimet përkatëse. Çdo zhvillim do të jetë i nënshtruar kërkesave të ligjit", deklaroi Balla.
Ai nënvizoi se investimet dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin, por pjesë e të njëjtit vizion për zhvillim të qëndrueshëm.
"Objektivi është të ofrojmë një model turizmi që krijon vende pune, tërheq ekonomi dhe investime, ndërsa mbron njëkohësisht vlerat ekologjike të zonës. Ruajtja e natyrës dhe zhvillimi nuk janë objektiva që bien ndesh, por shtylla plotësuese të të njëjtit vizion për një Shqipëri më të begatë dhe më të gjelbër”, u shpreh Balla.
Balla gjithashtu ka folur edhe për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar rëndësinë e konsensusit politik dhe pronësisë demokratike të këtij procesi. Ai bëri të ditur se rezoluta e fundit për procesin e integrimit europian është miratuar nga të gjitha forcat kryesore politike, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit institucional të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
"Asnjë proces nuk mund të arrihet pa pronësinë demokratike. Parlamenti shqiptar është një nga shtyllat kryesore që i jep legjitimitet, mbikëqyrje dhe transparencë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian", deklaroi Balla./Dosja.al
Meloni, Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga Samiti i NATO-s në Ankara. Në foto, Rama sh...
Gazment Bardhi STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë fjalës së tij...
STRASBURG- Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë t&eum...
GJKKO TIRANË- Sot mbahet seanca e rradhës gjyqësore mbahet sot në GJKKO ndaj Kreut të Partisë së Lirisë ...
Thomas Waitz TIRANË- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian lidhur me ligj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku ka fol...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi ...
TIRANË- Prestigjozia britanike The Guardian e ka cilësuar protestën në vendin tonë, si shpërthimin më të madh t&e...
MAQEDONI- Lëvizja VLEN ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku tre p&...
Adnan Azizi TIRANË- Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi ka reaguar pas ndalimit të tij në një...