LIVE UPDATES
Politike

Zhvillimi i zgjedhjeve dhe dialogu me Serbinë, analiza: Sfidat e qeverisë së re të Kosovës në planin ndërkombëtar

Ajo i bëri këto komente pas takimit të parë me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, gjatë të cilit siç thuhet në njoftim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

14 Shkurt 2025, 19:02 Nga M.B
Zhvillimi i zgjedhjeve dhe dialogu me Serbinë, analiza: Sfidat e
Foto ilustruese

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u zotua të premten se vendi do të angazhohet me aleatët që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe tërësisë tokësore të Kosovës.

Ajo i bëri këto komente pas takimit të parë me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, gjatë të cilit siç thuhet në njoftim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Takimi u zhvillua gjatë konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë, në kuadër të të cilës, zoti Sorensen takoi ndarazi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Për të ecur përpara me marrëveshjen e Ohrit nevojitet nënshkrimi saj, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiç”, thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit Kurti.

Këto takime ndodhin në një periudhë të rëndësishme, pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, rezultatet e të cilave pritet të kenë ndikim edhe në ritmin e dialogut. Pesë ditë pas zgjedhjeve të së dielës, Komisioni Qendror po vazhdon procesin e numërimit të votave mes kritikave për vonesa dhe problemeve që u shfaqen në faqen internetit të këtij institucioni gjatë publikimit të rezultateve të partive politike.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për formimin e qeverisë së re të vendit. Nëse lëvizja Vetëvendosje, e cila ka numrin më të madh të votave, nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave.

“Ne vërtetë e kemi një fitues në kuptimin e lëvizjes Vetëvendosje si e para por njëkohësisht edhe partitë opozitare bashkërisht janë me numër më të madh, pra kemi dy fitues relativ. Ajo që mendoj që do të ishte më e mira të ndodhte është një qeveri e qëndrueshme e cila do të mund të përballet me sfidat që janë përpara veçanërisht në kontekstin ndërkombëtar", tha analisti Agon Maliqi tha në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Maliqi thekson se qeveria e re duhet të ndjek një rrugë tjetër nga katër vitet e fundit në rrafshin ndërkombëtar.

“Pikë së pari që sinjalizon një lloj dëshire dhe vullneti për të punuar shpejt në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që nuk flet për luftë dhe që nuk merr masa që shihen si destabilizuese nga ana e NATO-s sepse lloji i administratës amerikane që është tani në pushtet por edhe fakti që Kosova nuk i ka punët mirë as me aleatët e saj në Evropë, nuk ja jep Kosovës luksin të bëhet palë që shihet si problematike. Kosovës i duhet një qeveri që e ndërmerr nismën menjëherë për të riparuar me SHBA-të”, tha ai.

Maliqi vlerëson se Kosova aktualisht është një faktor i shpërfillur që rrezikon ta marrin me vete dinamikat ndërkombëtare pa u dëgjuar zëri i saj. Skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re që përfshijnë lëvizjen Vetëvendosje me pakicat joserbe apo partitë opozitare të bashkuara, nuk ofrojnë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë këtyre dinamikave thotë ai.

“Është e qartë se në asnjërin prej këtyre skenarëve nuk sigurohet dy e treta dhe nuk sigurohet vazhdimësia e qeverisë pas skadimit të mandatit të presidentes. Pra për tema të mëdha do të ishte mirë të krijohet një qeveri e fortë. Por jashtë kësaj nëse nuk ka mundësi për tu krijuar një qeveri të tillë dhe palët janë aq larg rreth një vizioni të përbashkët rreth kësaj atëherë gjithsesi skenari më i keq do të ishte përsëritja e zgjedhjeve. Në këtë rast edhe një qeveri që krijohet dhe zgjat aq sa zgjat do të ishte më mirë sesa të futemi në një lloj situate ku nuk ka asnjë adresë të përgjegjësisë”, thotë ai.

Procesi i ngecur i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit pritet të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë se re, krahas përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet