14 Shkurt 2025, 16:22
Nga Dosja.al
Klotilda Bushka dhe Ajola Xoxa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve njëherësh dhe deputete, Klotilda Bushka është fotografuar ditën e sotme (14.02.2024) rreth orës 13:05 në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën. Fotografia është siguruar nga redaksia e Dosja.al nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e "Shallvareve" në kryeqytet.
Avokati Ermir Beta dhe Klotilda Bushka
Ky takim mes avokatit Beta dhe deputetes Bushka ngre pikëpyetje mbi arsyen dhe ndikimin në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Të mërkurën Bushka bëri një rrëfim para kamerave gjatë mbledhjes së Grupit Parlametar të Partisë Socialiste ku tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoresha e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta.
“Po, e kam takuar vajzën në fjalë. Ina Goxhaj është kushërirë imja, e kam këshilluar të thotë të vërtetën, të marrë një avokat. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as të thotë ndonjë të vërtetë, e kam kritikuar që adresa e shoqërisë ku ajo kishte qenë drejtoreshë nuk ishte ndryshuar, edhe pse unë e kisha kërkuar. Nuk e di çfarë presioni mund të ketë ndjerë në Prokurori kushërira ime që ka përcjellë keq deklaratat e mia. Unë nuk jam thirrur kurrë, nuk më është dhënë kurrë mundësia të dëgjohem”, tha Bushka të mërkurën.
Ndërkohë që Bushka ka mohuar çdo akuzë mbi rasin në fjalë dhe e ka quajtur veten të pafajshme, pse është takuar në rrugët e Tiranës me avokatin e Xoxës, e cila është në të njejtën çështje me atë?
klotilda bushka ajola xoxa erion veliaj
Politike
14 Shkurt 2025, 16:37
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emetimin e Eurobondit 650 milionë euro me afat 10-vjeçar për Shq...
Politike
14 Shkurt 2025, 16:10
B.Z
Apeli
TIRANË - Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Belind...
Politike
14 Shkurt 2025, 15:54
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një sqarim për mediat ku thekson se, në kërkesën për ...
Politike
14 Shkurt 2025, 15:09
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërgu...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:40
N.F
Nuri dhe personi i prezantuar si përfaqësuese e KQZ-së
TIRANË- Emisioni "Piranjat" mbrëmjen e 7 shkurtit ka publikuar n...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:43
r.ll
takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:13
r.ll
veliaj, xoxa
TIRANË- Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
14 Shkurt 2025, 14:08
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit të PD-së, Adriana Kalaja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë p&e...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm kundër kryedemokratit Sali Berisha. Duke nxjerr në Facebook, videon e nj&...
Politike
14 Shkurt 2025, 13:37
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi i Durrësit sërish lidhur me procesin gjyqës...