Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bushati trajton disa momente të rëndësishme në këtë shkrim si: Europa me disa nivele e shpejtësi, Rezistencën ndaj ndryshimit, Komunitetin politik Europian dhe së fundi ndalet te “Pasojat e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor”.
TIRANË- Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka bërë një analizë për 'zgjimin Europian'.
Në këtë analizë, ish-Ministri Bushati thotë se, “Konferenca për të Ardhmen e uropës është një mundësi unike për qytetarët europianë për të debatuar mbi sfidat, prioritetet e Europës. Është vendi ku institucionet kryesore të Bashkimit Europian dialogojnë me qytetarët dhe marrin rekomandime prej tyre për atë se si e dëshirojnë ata Bashkimin Europian në të ardhmen. Thelbi i këtij procesi ka të bëjë me pjesëmarrjen e qytetarëve”.
Konferenca, e cila përfundoi para pak ditësh, ka prodhuar një raport me 49 rekomandime dhe më shumë se 200 propozime se si të përmirësohet BE-ja. Këto përfshijnë integrimin më të thellë të BE-së në politikat e ndryshimeve klimatike, sociale dhe shëndetësore, dhe kalimin nga unanimiteti në votim me shumicë të cilësuar në Këshill, në të gjitha fushat e politikave.
Bushati trajton disa momente të rëndësishme në këtë shkrim si: Europa me disa nivele e shpejtësi, Rezistencën ndaj ndryshimit, Komunitetin politik Europian dhe së fundi ndalet te “Pasojat e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë pikë Bushati shkruan: Hijet e dyshimit për qëndrimin francez ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë fashitur. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë dëshmia më e qartë e status quo në procesin e anëtarësimit në BE. Procesi i zgjerimit nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri apo tërhequr qytetarët në procesin e konsolidimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim të qëndrueshëm.
Ndërkohë që qëndresa e ukrainasve ndaj pushtimit rus ka prodhuar një realitet dhe pritshmëri të reja në lindje të BE-së, në plan të parë duket sikur është zhvendosur vëmendja nga Ballkani Perëndimor. Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në statusin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Kjo luftë, në mënyrë të pashmangshme, i zgjoi europianët nga gjumi dhe do t'i bëjë ato të mendojnë dhe veprojnë më shumë gjeopolitikisht, çka mund të jetë e dobishme për ecurinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Një tjetër pasojë e luftës së Ukrainës është një ndryshim në perceptimin e kufijve të Europës. Për shumicën e europianëve, kufiri është tani në Ukrainë, jo në Ballkanin Perëndimor.
Kështu, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, rreth tre dekada nga përfundimi i luftës, do të ishte jo vetëm i shumëpritur për Ballkanin Perëndimor, por edhe një lajm i mirë për Ukrainën. Pasi, do të tregonte se rimëkëmbja e pasluftës është e mundur, dhe se BE-ja kujdeset për mirëqenien, si dhe për statusin e vendeve të prekura nga lufta. Ndaj, BE-ja duhet t'i japë fund pasojave të luftës në Ballkanin Perëndimor, nësë kërkon të jetë e besueshme dhe efektive në adresimin e pasojave të luftës në Ukrainë. Le të mos harrojmë se vetë BE-ja lind si një projekt paqeje. Është koha që BE-ja të tregojë aftësi për të vepruar dhe përballuar pasojat e luftës në kontinent.
Lulzim Basha, Edi Rama TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për vendosjen e konteiner&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shkruan se nënshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronikat orëelliane t...
Edi Rama dhe Zaho TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta kalojë këtë të dielë në Nivicë, në një ...
Barjam dhe Armanda Begaj TIRANË- Familja Presidenciale në Shqipëri ka katër anëtarë. Dosja.al ju prezanton sot me Zonjë...
Presidenti Ilir Meta TURQI- Presidenti Ilir Meta është pritur nga dega e shoqatës “VATRA” në Stamboll dhe qindra bashkë...
Alfred Moisiu TIRANË- Ish-Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka rrëfyer detaje nga takimi që pati me të zgjedhur si Kreu i...
Ilir Meta TIRANË- Presidenca ka sqaruar firmosjen e dekretit për lirimin nga detyra e Bajram Begajt që mbante postin e Shefit të Shtabi...
Bajram Begaj TIRANË- Gjeneral Bajram Begaj tashmë është zyrtarisht presidenti i Republikës, pasi u miratua dje me 78 vota pro n&eu...
Bajram Begaj TIRANË- Dje, 140 të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë votuan për presidentin e ri të vendit, B...
Aleksander Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, B...