LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se Rama

Berisha shtoi se në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut.

26 Maj 2025, 12:30 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Kandidati i kartelit Troplini në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se kandidati i zgjedhur i PS-së në Durrës Arkend Balla  mori 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama 4 vite më parë. Ai tha se "karteli Troplini" kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë. Berisha shtoi se në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve. Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë, i cili është i vetmi kartel me port në dispozicion, është karteli që kontrollonte në çdo metër katror portin e Durrësit, është karteli që bënte çdo emërim dhe anulonte çdo shkarkim në këtë port, duke filluar nga pozicioni i fshesarit te vinçieri, drejtori dhe me radhë.

Është karteli që kontrollon me dhjetëra biznese të paprekura nga Altin Dumani. Është karteli që një vit më parë do gjendej me 3 milionë euro dhe që nuk u ndodhi asgjë. Ky kartel kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë. Në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut. Pra, ky kartel nxori Arkend Ballën 5 mijë vota më të votuar se Edi Ramën në vitin 2021.

Po, Edi Rama mori 15 mijë vota. Arkend Troplini mori 21 mijë vota. Shikoni se çfarë krimi monstruoz bën propaganda. Kërkon t’u shesë shqiptarëve për zgjedhje këtë farsë të shëmtuar droge dhe krimi. Arkend Troplini, në vitin 2021, si Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota. Dhe kur u konvertua në Arkend Troplini, mori 21 mijë vota. A ka më pafytyrësi se sa të bësh avokatinë e këtij procesi? Çfarë morali u mbetet avoketërve të këtij procesi?

Avoketërit e Troplinit në gjykatë janë me ligj, paguhen prej tij dhe është normale se nuk duhet të ketë njeri pa avokat. Por avoketërit e tij në studio, të cilët duan t’u servirin shqiptarëve një proces elektoral të tillë si sukses të qeverisë, janë të denjë për çdo epitet. Si mundet të flasin për zgjedhje? Si mund të flasin për fitore zgjedhjesh, kur i njëjti person ka marrë 2500 vota në vitin 2021, dhe pasi ndërron mbiemrin në Arkend Troplini, merr 21 mijë vota. Tejkalon me 5 mijë vota Edi Ramën.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet