Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në projektvendim thuhet po ashtu se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës.
TIRANË- Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet në Himarë, pasi kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj 2023, Fredi Belerit iu hoq mandati nga KQZ.
Kjo e fundit, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve pritet pritet të miratojë projektvendimin lidhur me afatet që lidhen me regjistrimin e partive, koalicioneve zgjedhore, ngritjen e komisioneve zgjedhore, listat e zgjedhësve, grupet e numërimit si dhe qendrat e votimit. Kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik, thuhet në projektvendim.

Në projektvendim thuhet po ashtu se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës.

Ndërkohë ditën e sotme, kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin pikërisht Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
mbledhja e pl TIRANË- Partia e Lirisë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë pasditen e sotme. I pranishëm në mbledhje is...
foto nga takimi i edi rames ne himare TIRANË- Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Hima...
olta xhacka TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rihapjen e çështjes së mandatit të...
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar të marrë pjesë në ...
vangjel tavo HIMARË- Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke u...
asllan dogjani TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim ndaj deputetit Asllan Dogjani. Sipas raportimeve, SPAK ka kërkuar informacion ...
Basha dhe Alibeaj TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili i dha vulën Sali Berishës, bëri që në grupimin Basha...
Fredi Beleri TIRANA- Fredi Beleri ka kërkuar nga burgu që dekreti i firmosur nga presidenti për shpalljen e zgjedhje të pjesshme p...
Edi Rama TIRANA- Ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Socialiste, teksa është diskutuar për k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka denoncuar skandalin e tërheqjes së 21 urdhër arresteve të...