LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale në Kosovë, analiza e REL: Dronë në qiell, tension në tokë

Por, përtej krizave të brendshme në të dyja vendet, retorika për sigurinë po bëhet gjithnjë e më e ashpër, duke ngritur pyetje për rrezikun real dhe përfituesit e mundshëm.

14 Tetor 2025, 12:04 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Kosovë, analiza e REL: Dronë në qiell,
Albin Kurti

KOSOVA- Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përballet me protesta antiqeveritare në Beograd, në Prishtinë formimi i institucioneve të reja zhargitet prej muajsh. Por, përtej krizave të brendshme në të dyja vendet, retorika për sigurinë po bëhet gjithnjë e më e ashpër, duke ngritur pyetje për rrezikun real dhe përfituesit e mundshëm.

Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, Ozkan Ulutash, për të diskutuar, siç tha, kërcënimet nga dronët serbë.

Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in për të parandaluar çdo veprim destabilizues nga Serbia.

Në fund të muajit të kaluar, zyrtarët e Kosovës raportuan se hapësira ajrore e vendit ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë, por nuk dhanë detaje për kohën apo rrethanat e incidentit.

KFOR-i, megjithatë, tha se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë që të kërcënonte sigurinë.

Po ato ditë, Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës.

Osmani e ngriti çështjen e kërcënimeve nga Serbia edhe në Kopenhagë, ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, më 2 tetor.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur Osmanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe akuzoi Kosovën se po shfrytëzon këtë kohë, për të fituar mbështetje ndërkombëtare.

“Ne duam ta shmangim luftën. T’i shmangim konfliktet. Druaj se askush nuk do të dëgjojë më askënd, dhe të gjithë – vërtet dhe seriozisht – po përgatiten për luftë”, tha Vuçiç.

Ai nuk ofroi prova për pretendimet e tij, dhe ekspertët e sigurisë në Beograd i shohin ato si propagandë për përdorim të brendshëm.

“Gjatë vitit të fundit, gjithçka në Serbi, përfshirë edhe politikën e jashtme, i nënshtrohet dinamikës së protestave antiqeveritare. E vetmja gjë me të cilën merret shteti, është mbijetesa e regjimit”, thotë Vuk Vuksanoviç, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

“Në këtë kontekst, ai vazhdimisht përpiqet të bëjë teatër dhe të gjejë një armik të huaj, për të zhvendosur vëmendjen – qoftë edhe për kohë të shkurtër – nga protestat”, shton ai.

Vuçiq edhe javën e kaluar reagoi me ashpërsi ndaj lajmit se Kosova ka pranuar dronë nga Turqia, duke u shprehur “i tmerruar” me, siç tha, sjelljen e Ankarasë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, tha se ka zhvilluar një bisedë urgjente me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, të cilit i ka shprehur shqetësimin se armatosja e Kosovës mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit.

Për Igor Tabakun, analist ushtarak në portalin “Mbrojtja dhe Siguria” nga Zagrebi, këto janë gjepura të një regjimi që kërkon të shpërqendrojë publikun.

Ai thekson se çdo përshkallëzim i mundshëm në rajon do të kishte pasoja serioze për NATO-n, pasi shumica e vendeve përreth Serbisë janë anëtare të aleancës ose bashkëpunojnë ngushtë me të. Por, shton se shumëçka do të varet edhe nga mënyra se si udhëheqja serbe menaxhon tensionet e brendshme.

“Nëse tensionet e brendshme në Serbi vazhdojnë të rriten, nuk do të më befasonte nëse regjimi do të përpiqej ta zhvendoste vëmendjen publike te një armik i jashtëm. Kjo është shumë më e përshtatshme për pushtetin sesa të flasë për përdorimin e gazit lotsjellës nga policia apo për nxjerrjen e tankeve në rrugë”, thotë Tabak për Exposenë.

Dhe Kosova është një prej pikave më të cenueshme, sipas tij, marrë parasysh historinë e konfliktit.

Muajin e kaluar, u bënë saktësisht dy vjet prej se një grup serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic. Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për incidentin, por Beogradi e mohoi përfshirjen.

Tabak nuk e përjashton mundësinë që një “formë e tillë e terrorizmit” të përsëritet.

“Për këtë nuk nevojiten as shumë njerëz e as shumë pajisje. Një aksion i tillë mund të organizohet pa lëvizje të mëdha shtetërore dhe pa logjistikë të ndërlikuar. Fatkeqësisht, skenarë të tillë janë të mundshëm, por, për fat të mirë, ndikimi i tyre është më i kufizuar, sepse përfshijnë më pak mjete dhe njerëz”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë për disa ditë tentoi të kontaktojë ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, për të biseduar mbi situatën e sigurisë në vend dhe vlerësimin e rrezikut nga Serbia, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se situata në Kosovë është e qetë vetëm në sipërfaqe, pasi Serbia, që nga Banjska e këndej, po zhvillon një luftë hibride kundër vendit.

Ai përmend sulmin në Ibër-Lepenc dhe përdorimin e dronëve si shembuj të kësaj strategjie. Po ashtu thotë se ka informacion se në Kosovë ndodhen rreth 1.300 deri në 1.600 serbë besnikë të Vuçiçit, të gatshëm për të zbatuar urdhrat e tij.

“Të gjithë këta janë të trajnuar dhe të stërvitur mirë në bazat ushtarake dhe të xhandarmërisë [serbe] përreth Kosovës dhe jetojnë e veprojnë brenda Kosovës. Kryejnë punë të rëndomta. Në momentin që marrin ndonjë sinjal që duhet të mobilizohen, e dinë saktë vendin se ku duhet të lajmërohen. Dhe ky është një rrezik potencial që unë e konsideroj në të ardhmen”, thotë Kastrati për Exposenë.

Kastrati thotë se institucionet e Kosovës janë të informuara për ekzistencën e këtyre grupeve në veri. Ai shton se, ndonëse nuk njihen me emra të përveçëm, dihet numri i tyre dhe fakti që posedojnë armë të fshehura në zona malore.

Në vitin 2023, Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste dy grupe serbësh që veprojnë në veri – “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” – duke argumentuar se pjesëtarët e tyre ishin të përfshirë në sulme ndaj Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, herë pas here, njofton për konfiskimin e armëve dhe municioneve në këtë pjesë të vendit. Në njërin prej aksioneve më të fundit, në mes të shtatorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se policia ka gjetur municion dhe pajisje ushtarake në pronën e njërit prej dhjetëra të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

As Vuksanoviç nuk e sheh të mundshëm një sulm konvencional të Serbisë kundër Kosovës, për shkak të pranisë së NATO-s. Por, vlerëson se udhëheqësit e të dyja vendeve, të përballur me kriza të brendshme, mund të nxisin provokime për të zhvendosur vëmendjen publike.

“Nuk do ta përjashtoja 100% mundësinë e një dhune të lokalizuar në veri të Kosovës. Këtu janë dy lojtarë të rëndësishëm. Nga njëra anë është kryeministri në detyrë i Kosovës [Albin] Kurti, i cili gjithashtu gjendet në një pozitë të paqartë, për shkak të mosformimit të Qeverisë së re. Në përpjekje për të shpëtuar veten, mund të marrë ndonjë vendim që trazon veriun. Në anën tjetër, kemi Vuçiqin që gjendet në një krizë edhe më serioze se Kurti dhe mund të pretendojë se [serbët] po kërcënohen, për shembull…”, thotë Vuksanoviç.

Por, sa e përgatitur është Kosova të përballet me një valë të mundshme dhune? Në ditën kur pranoi mijëra dronë kamikazë nga Turqia, kryeministri në detyrë, Kurti, përmendi edhe disa prej blerjeve të mëparshme, përfshirë kamionët ushtarakë, Rheinmetall.

“Kjo tregon se ushtria jonë po forcohet gjithnjë e më shumë dhe se po pajiset me armatim modern”, tha Kurti më 8 tetor.

Muajin e kaluar, Forca e Sigurisë së Kosovës, që është në proces të transformimit në ushtri, pranoi edhe disa dronë të blerë nga SHBA-ja, ndërsa vendi vazhdon pagesën për sistemet kundërajrore Javelin, gjithashtu të furnizuara nga SHBA-ja.

Përgjegjësia për hapësirën e ulët ajrore të Kosovës mbetet te KFOR-i, ndërsa të lartën e mbikëqyr Hungaria.

KFOR-i është përgjegjës edhe për sigurinë e kufijve tokësorë të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdimisht nënvizon se garanton një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.

Sipas ish-komandantit Kadri Kastrati, misioni i NATO-s është çelësi i stabilitetit në Kosovë, porse buxheti i mbrojtjes duhet të rritet për të përballuar sfidat e ardhshme.

“Qeveria në ardhje, kushdo që ta formojë, do të duhej ta kishte një prej prioriteteve kryesore mbrojtjen dhe sigurinë. SHBA-ja dhe NATO-ja në përgjithësi kanë përcaktuar pragun prej 5% të bruto prodhimit vendor për mbrojtje dhe siguri, për shkak të situatës globale. Ne jemi diku te 1.8% e bruto prodhimit vendor. Minimalisht do të duhej ta kishim 5%”, thotë Kastrati.

Përveç në FSK, ai thotë se duhet investuar edhe te Policia e Kosovës, e cila aktualisht ka rreth 10.000 pjesëtarë.

“Do të duhej të rritej numri i tyre dhe t’u rritej edhe kalibri i armatimit. Forcat e kufirit duhet të jenë të përgatitura siç janë forcat për ndërhyrje të shpejtë të Polcisë së Kosovës”, sipas Kastratit.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës nuk zbuluan se sa ka shpenzuar Kosova këtë vit për armatim.

Por, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar, ministri tani në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se, në katër vjet, Kosova ka shpenzuar mbi 269 milionë euro për blerje të armatimit.

E, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Kosova në vitin 2024 ka ndarë rreth 162 milionë dollarë për mbrojtjen, ndërsa Serbia rreth 2.2 miliardë./REL

aleksander vucic albin kurti beograd zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht