Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua me akuzën e blerjes së votave në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri.
HIMARE- Arrestimi i Fredi Belerit është kryefjalë e mediave greke. Kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua me akuzën e blerjes së votave në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri. Prangosja e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, do ndikojë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës.
Beleri u transferua dje në burgun e Tiranës, ku do të qëndrojë për të paktën 10 ditë. Fredi Bleri është dërguar në paraburgim në Tiranë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg e për t’ja kaluar dosjen SPAK-ut.
Beleri do të jetë normalisht në fletëvotim, dhe mund të votohet nga mbështetësit e tij.
Mesazhi i parë i Belerit nga burgu
“Vota juaj shpëton vendin dhe demokracinë”, ka shkruar dje Beleri në llogarinë personale në Facebook, raporton "Kathimerini"
Duke folur për emisionin OPEN, ai tha se ndërsa vlerësimet fillestare ishin nga 1200 deri në 1300 persona që do të udhëtonin nga Athina në Himarra për të votuar, numri është rritur në 1500 në orët e fundit.
Mes reagimeve të Ministrisë së Jashtme greke, ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka është pozicionuar për rastin e Belerit, pas reagimeve për arrestimin e tij dy ditë para zgjedhjeve.
Me një postim në Twitter, ajo i përgjigjet palës greke duke përmendur mungesën e respektit për institucionet e Shqipërisë, ndërsa akuzon Belerin për aktivitet kriminal kundër “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” në Shqipëri.
“Është pothuajse e pamundur të kuptosh se si miqtë tanë grekë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjyqësor në vendin tonë, kur provat e forta që ata kanë kërkuar, nuk mund të jenë më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në veprimtari kriminale kundër zgjedhje të ndershme”, thotë fillimisht Xhaçka në postimin e saj.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë
“Vendimi i gjykatës në Vlorë, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, në lidhje me rastin e kandidatit për kryebashkiak Fredi Beleri.
“Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor". “Vendimi për paraburgimin e kandidatit për kryetar bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”.
“Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i këtij kursi europian është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate”.
Ministria e Jashtme thekson gjithashtu se vendime të tilla, që shkelin parimet e mësipërme, “nënkuptojnë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.
Dje, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, e cilësoi si vendim politik paraburgimin e Belerit, si dhe gjithë skenën deri në arrestimin e tij.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh Tiranës se nëse Shqipëria dëshiron t'i afrohet BE-së, duhet të sigurojë zgjedhje të lira bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur. /Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Komisionieri Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër që në të gjitha qendrat e votimit nuk funksionon ...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije përqindjen e votuesëve deri në orën 9.00. Sipas s...
DROPULL- Probleme me votimin në fshatin Dropull, qarku Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se votimi ka nisur nga ora 9, 2...
Ermal Dredha VLORË- Kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka votuar ditën e sotme rreth orës...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Problemet me presionet kanë nisur...me Durrësin. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha se...
Lefter Maliqi KUÇOVË- Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ësht&eu...
Foto ilustruese BERAT- Probleme me votimin në qarkun e Beratit. Në Bashkinë Dimal, vijon të ketë probleme me pajisjet elektronike ...
VLORË- Sot Shqipëria voton, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj. Ermal Dredha, kandidati i PS për Bashkinë e&nbs...
Gledian Llatja ELBASAN- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja votoi në orët e para të m&eum...
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se në Memaliaj po dëmtohet procesi i votimit. Me anë të nj&e...