"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VD-Zgjedhje në PD/ Ibsen Elezi e nis me disavantazh: Kam vëzhgues, por anëtarë në Komisione jo
Ibsen Elezi ka komentuar fjalën e Berishës duke thënë se drita e së ardhmes nuk është asnjëri prej tyre, por në fakt është demokracia, ajo që i duhet vendit.
22 Maj 2022, 11:07Nga DOSJA
Ibsen Elezi
TIRANË- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka hedhur votën për kreun e ri të PD dhe ka përsëritur thirrjen që komisionerët të heqin imazhin e "13 qershorit". Ndërsa ka renditur edhe disavatazhet që ai vetë ka në garë, duke nisur nga mungesa e komisionerëve.
“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për veten. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues,”- tha Elezi.
Po ashtu, Elezi ka komentuar fjalën e Berishës duke thënë se drita e së ardhmes nuk është asnjëri prej tyre, por në fakt është demokracia, ajo që i duhet vendit. Demokrati gjithashtu është shprehur se do ta respektojë rezultatin, por theksoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.
“Drita e së ardhmes nuk është as doktori as unë, është demokracia. Jemi në sistem parlamentar se njerëzit duhet të vendosin për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj,”- tha Elezi.
Sipas njoftimit të PD-së, zgjedhjet kanë nisur që në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 18:00, por nëse do të ketë anëtarë të tjerë që duan të votojnë pas kësaj ore, mund t'a bëjnë.