"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Nis gara për kreun e PD-së, numri i anëtarëve që pritet të votojnë në qarkun e Korçës
Votimi ka në pothuajse 108 qendrat e votimiti në të gjitha degët e PD-së në Shqipëri. Të gjithë anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme anëtarësie.
22 Maj 2022, 08:41Nga DOSJA
Zgjedhjet ne PD
TIRANË- Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.
Votimi ka në pothuajse 108 qendrat e votimiti në të gjitha degët e PD-së në Shqipëri. Të gjithë anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme anëtarësie.
Në qarkun e Korçës do të votohet në disa degë, në qytet qendra e votimin është në zyrën qëndrore të PD-së ku janë 2800 anëtarë ndërsa aktiv janë 1100. ndërsa në Pogradec ka dy qendra votimi ku numri i listës është 1400 ndërkohë aktiv janë 700.
nisur edhe në qarkun e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton se në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.
Devolli ka një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet, numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000. Maliqi ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan ku numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000.
Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish-farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400.