LIVE UPDATES
Politike

"Zero prova e fakte kundër Metës", Blushi: Vendimi i Kushtetueses konfirmon degradimin

Blushi theksoi se ky vendim konfirmon degradimin e drejtësisë në vend, duke e cilësuar sistemin aktual si një “vegël qorre politike”.

8 Prill 2026, 17:59 Nga E. D
"Zero prova e fakte kundër Metës", Blushi: Vendimi i
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Në një deklaratë, Blushi tha se vendimi nuk përbën asnjë habi dhe asnjë surprizë, duke akuzuar gjykatën se ndodhet nën ndikim politik dhe shantazh të vazhdueshëm.

Blushi theksoi se ky vendim konfirmon degradimin e drejtësisë në vend, duke e cilësuar sistemin aktual si një “vegël qorre politike”. Ai theksoi se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese ishte një hap formal i domosdoshëm për t’i hapur rrugë ndjekjes së çështjes në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Deklarata e Blushit:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lanës për kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, kuterbon erën e qelbur Edi Rama në çdo rresht te paçavures se tyre dhe në çdo ditë zvarritjeje. Asnjë çudi dhe asnje surprizë për sa kohë dihet se kush e komandon këtë gjykatë te degraduar dhe kujt i janë betuar realisht gjyqtarët e saj te kapur per fyti qe japin vendime vetem duke shkelur e perdhosur Kushtetutën. Ky vendim nuk zhgënjen më askend sepse pritshmëritë dhe iluzionet jane zero në një sistem ku drejtësia është kthyer në vegël politike te Edi Rames dhe narkoqeverise se tij.

Po të varej nga vullneti ynë, asnjë minutë nuk do të ishte humbur me një ankimim në këtë gjykatë. Por rruga drejt Strasburgut na detyron të kalojmë formalisht nga kjo hallkë, për të cilën Presidenti Meta ka folur që më 2 mars 2020, para të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës, duke e cilësuar si “gjykatë betimesh te Lana”, një përkufizim që sot vetëm sa është konfirmuar nga një seri e pandalshme vendimesh te turpshme ku ky i sotmi ishte vetem nje konfirmim degradimit pa kthim te kesaj gjykate me regji..

Gjykata Kushtetuese konfirmoi sot se po zhytet ne llumin e saj pa u ndalur dhe se Ramaforma, antiligji, shkelja e Kushtetutës dhe refuzimi për të respektuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut janë aktualisht dimensionet e ekzistences së saj. Procesi ndaj Presidentit Meta, nga rrëmbimi terrorist, te izolimi ekstrem për më shumë se 19 muaj, pa asnje provë, fakt e dokument penal kunder tij është një akt kriminal për këdo që e ka parë, përjashtuar Gjykatën e degraduar të Lanës.

Sot Kushtetuesja kishte nje mundesi ne radhe te pare veten per te pastruar pak nga fytyra e saj e ndotur nga era e Edi Ramës, por e humbi edhe kete mundësi, duke u mbytur në pisllëkun e Lanës. Kjo Gjykatë vërtetoi sot se po ecën pa u ndalur ne rrugen e vetposhterimit dhe vetperdhosjes, per te mbetur ne memorjen e shqiptareve dhe në shtyllën e turpit të Ramaformës si Gjykata Kushtetuese me mizerabel qe Shqiperia ka pare ndonjehere.
Ne nuk kemi dhe as kemi pasur asnje pritshmeri nga nje gjykatë që prodhon vetëm vendime që vijnë era Edi Rama, landfill, incinerator dhe era Lanë.

Por, pasi e mbajtën këtë çështje peng për 6 muaj, të paktën gjyqtarët e Lanës të kenë dinjitetin të mos zvarrisin më zbardhjen e vendimit. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë analistëve dhe gazetarëve që janë ushqyer me dezinformim dhe falsifikime: ejani më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në çdo seancë pasuese. Ejani dhe shihni vetë nëse ekziston qoftë edhe një qindarkë e paligjshme që lidhet me Ilir Metën.
Në çdo seancë do të dalë e vërteta edhe pse dhjetëra kërkesa të gazetarëve për intervista me Presidentin Meta janë refuzuar, një e drejtë që nuk u mohohet as kundërshtarëve të Putinit në Rusi.

Ejani të shihni se si “DIA” rezulton një strukturë e ndërtuar dhe e përdorur për interesa të errëta, në bashkëpunim me qeverinë, në funksion të aferës së 479 milionë eurove me CEZ-in, një nga skandalet më të rënda, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal, ndërsa dosja vazhdon të flejë.

Ejani të lexoni vetë letërporositë, të ndërtuara mbi gënjeshtra, për të mbuluar të vërtetën. Transparenca është e vetmja rrugë drejt së vërtetës. Mos mungoni në asnjë seancë, për të parë nga afër çmontimin e një procesi farsë, politik dhe kriminal, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, një proces që sot, më shumë se kurrë, kundërmon nga vendimi i Gjykatës së Lanës./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi