LIVE UPDATES
Politike

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Ish-Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka rrëfyer bisedimet e vështira që kishte bërë atëherë me qeverinë e Alexis Tsipras në qershor 2015 me qëllim mbylljen e hendekut të financimit prej 380 milionë eurosh.

26 Maj 2026, 08:12 Nga D.S

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në

TIRANË- Huadhënësit (BE, FMN dhe BQE) kishin bërë gati dy dokumente të detajuara për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona në vitin 2015 që në atë kohë u njoh si “Grexit”.

Njëri nga planet ishte një draft me emrin e koduar "Anëtarësimi i Kroacisë në BE" dhe i dyti ishte “plani B” me emrin e koduar "Shqipëria". Prapaskenat u zbuluan në episodin e katërt të serie dokumentarësh për krizën e madhe të Greqisë së asaj kohe që po publikohen nga televizioni grek “SKAI”.

Ish-Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka rrëfyer bisedimet e vështira që kishte bërë atëherë me qeverinë e Alexis Tsipras në qershor 2015 me qëllim mbylljen e hendekut të financimit prej 380 milionë eurosh.

Ai zbuloi se Tsipras i propozoi një taksë mbi pronarët e anijeve, në vend të shkurtimeve të pensioneve, por ai refuzoi: "Unë jam i qendrës së djathtë, ju jeni i krahut të majtë. Në rregull...".

Drejtori i atëhershëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn pranoi dy gabime kryesore në programin e parë të shpëtimit të ekonomisë greke. Sipas tij efektet e masave shtrënguese u nënvlerësuan.

Projekti “Shqipëria”

Episodi i katërt i serialit zbuloi edhe një plan sekret të hartuar në Bruksel për mundësinë e daljes së Greqisë nga Euro të cilit në mënyrë të habitshme e kishin quajtur “Shqipëria”. 

Fillimisht, diskutimet në Bruksel, për hartimin e një plani në lidhje me një Grexit të mundshëm, ishin tepër sekrete dhe jashtëzakonisht të detajuara - aq sa ata kishin vendosur edhe se kush do të dërgonte avionë ushtarakë për të marrë turistët e huaj.

Zyrtarët përkatës u takuan dhe shkëmbyen shënime nën pretekstin e diskutimit të pranimit të Kroacisë në BE! Rezultati i këtyre konsultimeve sekrete dhe prapa skenave ishte përgatitja e “planit B”, i cili titullohej “Kodi i Shqipërisë”.

Plani numëronte afërsisht 139 faqe dhe përfshinte skenarë të detajuar për pezullimin e pagesave, menaxhimin e daljes nga euro, kontrollet e kapitalit dhe futjen e një monedhe të re.

Dëshmitarët përshkruajnë se diskutimet dhe shkëmbimi i dokumenteve u zhvilluan ekskluzivisht personalisht, pa email-e ose komunikim elektronik. “Shkëmbimi i email-eve për këto çështje ishte i ndaluar”, - treguan dëshmitarët.

Ish-nënkomisioneri i KE, Margaritis Schinas pranoi se ishte në dijeni të ekzistencës së planit, duke vënë në dukje se edhe përgatitja e tij krijoi një presion të madh.

Martin Verwey, kreu i “Planit B”, tha se Komisioni Europian priste se ditën e parë pasi Greqia të dilte nga euro, monedha kombëtare do të humbiste 60 deri në 80% të vlerës së saj.

“Ne po flasim në thelb për një rënie të vlerës së monedhës brenda natës”, - vuri në dukje ai. Ai paralajmëroi se në një skenar të tillë, borxhi grek mund të rritej deri në 500%-600% të PBB-së, duke e bërë atë plotësisht të paqëndrueshëm.

Sipas vlerësimeve të ekipit që punonte për "Planin B", shtypja e një sasie të mjaftueshme parash të reja do të zgjaste rreth 8 deri në 9 muaj. "Pyetja thelbësore ishte se çfarë do të ndodhte ndërkohë", - theksuan dëshmitarët.

Mes skenarëve të shqyrtuar ishte edhe përdorimi i përkohshëm i kartëmonedhave ekzistuese euro, qoftë me një pullë të veçantë apo edhe me perforim, në mënyrë që ato të mund të konvertoheshin përkohësisht në një monedhë të re kombëtare.

Lidhur me mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona, guvernatori i Bankës së Greqisë Yannis Stournaras ishte i qartë se kjo do të ishte një katastrofë për vendin.

"Do të ishte një katastrofë. Nuk do të kishim as naftë për të blerë për anijet luftarake në Egje. Do të kishte uri. Në një proces të rinegocimit të miliona kontratave të kompanive private, kush do të importonte produkte, nga cili furnizues? Cili grek do të shkonte jashtë vendit dhe do t'i pranoheshin kartat?" - tha ai./Lapsi.al

be shqiperia be

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi