Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga hetimi rezultoi se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë.
BULQIZË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sqaruar tenderin që ka çuar pas hekurave kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë të të njëjtës Bashki. Bëhet fjalë për tenderin 3.2 miliardë lekësh me afat 10 mujor që Alla në bashkëpunim me anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Nga hetimi rezultoi se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë.
Njoftimi:
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).
Lefter Alla TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar lidhur m...
Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në bur...
Lefter Alla BULQIZË- 12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë janë shoqëruar në komisariat pas arrestimit të kryebashkia...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Burrë e grua janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar bashkarisht një grua, e cila është...
Gjyqi dhe Pjerin Xhuvani ELBASAN- Donald Zane, një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ësht&eum...
Shabani GJERMANI- Autoritetet gjermane janë vënë në kërkim të një personi të identifikuar si Shabani, për t&eu...
Çifte VORË- Një 48-vjeçar i identifikuar si Edmond Picari është vënë në pranga pasi ka tentuar të vra...
Naim Bahçja SHKODËR- Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, nënës që është burgosur vetëm ...
Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas SHKODËR- 25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dij...
Korçë KORÇË- Korça është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Edhe pse pranverë, trashësia e dëbor&eu...