LIVE UPDATES
Politike

"Vula u mor, po besimi?", analiza e DW: Ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipërzgjidhi ngërçin e krijuar prej rreth dy vitesh mes të djathtëve, për çështjen e vulës së partisë, por la pas pikëpyetje mbi fatin e mëtejshëm të tyre. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike në Tiranë, tha për Deutsche Wellen se vendimi i Apelit e bëri të qartë se kush është opozita dhe kush ka të drejtë ta përfaqësojë atë. Por sipas tij, kjo shtron përpara grupimit të "Rithemelimit" sfidën për t'u ndryshuar dhe për t'u reformuar, në mënyrë që të jenë gati të përballet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

14 Qershor 2024, 14:25 Nga N.F
"Vula u mor, po besimi?", analiza e DW: Ribashkim i së
Berisha

TIRANË- Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ajo vendosi më 11 qershor t'ia kalonte ato grupit të "Rithemelimit", drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha. Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipërzgjidhi ngërçin e krijuar prej rreth dy vitesh mes të djathtëve, për çështjen e vulës së partisë, por la pas pikëpyetje mbi fatin e mëtejshëm të tyre. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike në Tiranë, tha për Deutsche Wellen se vendimi i Apelit e bëri të qartë se kush është opozita dhe kush ka të drejtë ta përfaqësojë atë. Por sipas tij, kjo shtron përpara grupimit të "Rithemelimit" sfidën për t'u ndryshuar dhe për t'u reformuar, në mënyrë që të jenë gati të përballet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Vula u mor- po besimi?


Nga dritarja e banesës së tij në rrugën ‘'Mustafa Matohiti'' ku qëndron prej muajit dhjetor (2023) në arrest shtepie, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e fshehu entuziazmin për rimarrjen e simboleve të partisë nga Lulzim Basha. Përpara dhjetra mbështetësve të tij, që mblidhen aty çdo mbremje, Berisha e cilësoi këtë si ‘'fitoren më të rëndësishme në histori''. Më tej lideri i së djathtës i bëri thirrje demokratëve të bashkohen me selinë blu ‘'për të shpëtuar Shqipërinë''.

Sipas politologut Afrim Krasniqi pavarësisht fitores në sistemin gjyqësor situata e zotit Berisha mbetet e vështirë, po ashtu edhe ajo e opozitës. Problemi kryesor sipas Krasniqit është njehësimi i partisë politike me problematikën penale dhe personale të liderit demokrat. ‘'Partia Demokratike nuk flet për reforma, nuk ka program, nuk paraqet ide, nuk e kryen rolin e opozitës konstruktive. Ajo shërben si një strukturë mbështetëse e liderit politik'' – shprehet politilogu për DW Shqip. Në kushtet kur zoti Berisha ndodhet nën hetim për korrupsion dhe i shpallur non grata nga dy aleate të Shqipërisë si ShBA-të dhe Britania e Madha, Krasniqi e sheh këtë si një pengesë madhore për të udhëhequr Shqipërinë në proceset e integrimit.


Ribashkim apo formacione të reja të djathta?


Teksa nxitonte t'i bashkohej mbledhjes me anëtarët e strukturës të tij fill pas vendimit të Apelit, ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje demokratëve të mos mërziten pasi lufta e tyre ‘'as nuk nisi, as nuk vazhdoi për logo, për vulë, apo për karrige''. Deklaratën e shkurtër përpara gazetarëve Basha e përmbylli duke thënë se vendimi qe do të merret për më tej synon të përmbushë objektivin e demokratëve për largimin e qeverisë në pushtet.

Flutura Açka,deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, pjese e këtij formacioni, pohon për Deutsche Welle se diskutimet brenda grupit ‘'Basha'' vijojnë ende. ‘'Ka njerëz që kanë 30 vite në Partinë Demokratike dhe t'i thuash sot që të bësh një parti të re, ta nisësh nga zero -  është pak e vështirë'' – shprehet Açka, ndonëse e pohon se edhe kjo alternativë është parashtruar në tavolinë.
Nga ‘'Rithemelimi'' duket se një derë do të mbetet e hapur për të djathtët që duan të ribashkohen me Partinë Demokratike. ‘'Kushdo që e konsideron kundërshtar politik Edi Ramën dhe Erion Veliajn është i mirëpritur'' – shprehet deputeti Këlliçi për DW Shqip.

‘'Madje edhe demokratët që mendojnë ndryshe nga lidershipi i PD dhe për shumë arsye mundet të jenë të hatermbetur, vendin e kanë në partinë e tyre'' – shtoi më tej Këlliçi. Flutura Açka është e mendimit se demokratët duhet të lihen të lirë për të zgjedhur, ndërsa kushti i saj për të konsideruar ribashkimin është reformimi i partisë së djathtë, proces që pohon se nuk ndodhi përgjatë 3 viteve të fundit. ‘'Në pushtet shkohet me lidership të ri, të pastër, të besueshëm. Nëse kthejmë astarin në anën tjetër domethënë që nuk kemi bërë asgjë'' – shprehet Açka.

‘'Ti thuash demokratëve që shkoni tek Berisha kur ata kanë ndenjur këtu për të mos shkuar tek ai është disi dezertim nga pikëpamja e lidershipit'' – shton ajo më tej. Profesor Afrim Krasniqi e sheh të pamundur ribashkimin e të djathtës në kushtet aktuale. ‘'Do të ketë përpjekje për krijimin e një force politike për një funksion: të sigurojnë mbijetesën e disa individëve në këtë parti'' – shprehet Krasniqi, ‘'dhe jo të shndërrohet në një parti që do t'i mbijetojë si forcë konkuruese situatës politike pas vitit 2025''.


Beteja të reja politike?


Teksa zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm konsiderohen një provë për opozitën shqiptare, deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se strukturat i kanë nisur përgatitjet për këtë garë. ‘'Partia Demokratike aktualisht eshte ne proces riorganizimi dhe vijon ristrukturimin e saj te plote. PD eshte duke pergatitur programin elektoral dhe ekipin që do të garojë në zgjedhje'' – shtoi ai, duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e zhvilluara në degë të ndryshme te PD-së në vend.

Por sipas politologut Afrim Krasniqi zgjedhjet në 2025 nuk premtojnë supriza të mëdha për të djathtën, që sipas tij ka humbur mjaft kohë me përplasjet e brendshme, duke u shkeputur nga elektorati. ‘'Ne patëm në zgjedhjet lokale një numër rekord të qytetarëve që refuzuan të votojnë për opozitën duke mos qënë votues të mazhorancës'' – shtoi Krasniqi.


Përplasja mes dy grupimeve të së djathtës nisi në shtator të vitit 2021, kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga ana tjetër, Berisha nisi një fushatë brenda partisë dekomkratike që kulmoi në janar të 2022-it me një përballje fizike në selinë blu.

Marre nga DW

pd berisha vula

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!