LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi...

Muajin e kaluar, këta studentë kanë publikuar një memorandum, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, duke nxitur reagime në publikun që i mbështet.

4 Qershor 2026, 17:28 Nga D.S

Analiza e REL: Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit,

KOSOVË- Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar.

E vetmja rivale e Listës Serbe në zgjedhje është Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, e cila, më 4 qershor, publikoi në rrjetet sociale një përmbledhje videosh nga protestat e studentëve antiqeveritarë në Serbi, me mesazhin: “Unë nuk dorëzohem dhe prandaj qëndroj”.

Muajin e kaluar, këta studentë kanë publikuar një memorandum, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, duke nxitur reagime në publikun që i mbështet.

Në të njëjtin postim të partisë së Rashqit përmenden edhe marrëveshjet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe sugjerohet se mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e tyre.

Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut, vlerëson se këto mesazhe tregojnë se partitë nuk kanë ide të reja dhe se nuk u ofrojnë qytetarëve një vizion për dalje nga “situata shumë e vështirë në të cilën ndodhet sot komuniteti serb”.

“Shqetësues është sidomos fakti që kjo fushatë zhvillohet në kohën kur serbët në Kosovë, sipas mendimit tim, gjenden në pozitën më të rëndë institucionale që nga viti 1999”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, vlerëson se qasja e Serbisë është “ndërhyrje në procesin zgjedhor” dhe se “është shumë e dëmshme për jetën demokratike të serbëve në Kosovë”.

“Sjell çekuilibër në garën politike dhe demotivon iniciativa të reja që do të ishin të dobishme për zgjerimin dhe përmirësimin e përfaqësimit të tyre politik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare në Kosovë në më pak se një vit e gjysmë, ndërsa Bashkimi Evropian bën thirrje për një proces zgjedhor të lirë dhe transparent, “pa ndërhyrje apo manipulim nga jashtë”.

Nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë thonë se ka ardhur koha që komuniteti serb “ta marrë jetën në duart e veta” dhe të vendosë vetë.

Rashiq, në fakt, shihet si bashkëpunëtor i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në qeverinë e të cilit ka shërbyer si ministër në dy mandate.

Kështu, nuk mungojnë as akuzat e ndërsjella për “serbët e Vuçiqit” apo “serbët e Kurtit”.

Nga Lista Serbe, përveç narrativit se Rashiq “e ka shitur besimin për një darkë”, vijnë edhe mesazhe se vota për Listën Serbe është “jo” për Kurtin.

Saviq vlerëson se pluralizmi politik brenda komunitetit serb është reduktuar në minimum dhe se pjesëtarët e këtij komuniteti kanë ndjesinë se në zgjedhjet e së dielës zgjedhin mes politikës së Aleksandar Vuçiqit dhe asaj të Albin Kurtit.

“Në bazë të gjendjes në të cilën është sot komuniteti serb, është vështirë të thuhet se politikat që janë bërë në vitet e fundit nga Beogradi dhe Prishtina, kanë sjellë rezultate që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës, sigurinë apo pozitën politike të serbëve në Kosovë”, thotë ai.

Sipas tij, në fushatën zgjedhore, në vend të programeve konkrete, planeve të qarta dhe zgjidhjeve për problemet e grumbulluara, dominojnë “akuzat e ndërsjella, përplasjet politike dhe rritja e tensioneve”.

Në fillim të qershorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje që të gjithë serbët e Kosovës të votojnë për Listën Serbe - gjë që ndodh para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti.

Fushatën për Listën Serbe në Serbi e udhëheq kryesisht Zyra për Kosovën, e drejtuar nga Petar Petkoviq.

Gjatë një vizite në qytetin e Kralevës më 2 qershor, ai u tha serbëve të zhvendosur nga Kosova se vota për Listën Serbe është “votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë e Metohi”.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë dokumente të Kosovës dhe mund të ushtrojnë të drejtën e votës, duhet të votojnë për opsionin politik që mbështetet nga Beogradi, sepse është “shtylla kryesore e mbrojtjes së interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”.

Më herët, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u bëri thirrje personave të zhvendosur që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i drejtohen atij për më shumë informacione.

Në mesazhin e publikuar në Instagram thuhet se “çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë e Metohi”.

Sipas Muhaxhirit, Lista Serbe është “instrument i drejtpërdrejtë politik i Aleksandar Vuçiqit” dhe nuk është e papritur që shteti i Serbisë i jep sërish mbështetje vetëm këtij subjekti politik.

Ai vlerëson se kjo është një mënyrë “për të ruajtur pushtetin në jetën politike të serbëve të Kosovës”.

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet, “Demokracia në Veprim”, vlerësoi më 2 qershor se oferta programore e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore është “riciklim i ofertave të mëparshme, i paketuar në formën e premtimeve të reja”.

Violeta Haxholli, nga ky koalicion, e veçoi si shqetësuese “konkurrencën e pabarabartë”, për shkak të, siç tha, përdorimit të resurseve publike para fillimit zyrtar të fushatës.

Ajo shtoi se gjatë fushatës janë vërejtur raste të përdorimit të fëmijëve në tubime, gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale nga mbështetësit e partive politike, si dhe gjuhë fyese dhe diskriminuese nga vetë subjektet politike.

Muhaxhiri vlerëson se fushata ka treguar qartë se partitë politike nuk kanë qenë të përgatitura. Sipas tij, në vend të zgjidhjeve të reja dhe ndërtimit të platformave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, dominojnë përplasjet personale dhe argumentet pseudopatriotike.

Si risi të vetme, ai sheh pjesëmarrjen e ish-presidentes Vjosa Osmani në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë qëndrimit në Prishtinë më 3 qershor, u bëri thirrje liderëve politikë që integrimet evropiane t’i vendosin si prioritet.

Ai tha se Kosovës i duhen institucione të forta dhe funksionale, që mund të zbatojnë reforma dhe të përmbushin obligimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi.

Por, Muhaxhiri vë në pah se dialogu me Serbinë është “diskredituar shumë herë gjatë qeverisjes së Kurtit” dhe se në disa raste është paraqitur si “tradhti shtetërore”.

Për këtë arsye, kjo temë nuk përmendet fare në fushatën zgjedhore.

“Për shkak të këtij konteksti shumë negativ, edhe partitë opozitare aktuale - të cilat më herët kur kanë qenë në pushtet, kanë qenë konstruktive në dialog - tani janë shumë të rezervuara dhe e shmangin plotësisht këtë çështje, nga frika e humbjes së votave”, thotë ai.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011, ndërsa zyrtarët e BE-së kanë theksuar disa herë se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është kusht thelbësor për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt integrimeve evropiane./REL

serbi fushata zgjedhore ne kosove

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen