Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Beleri ka veçuar mediat, që sipas tij, janë kthyer në opozitë të opozitës.
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri janë një vjedhje që i ka kaluar vjedhjet e mëparshme. I ftuar në "A Show" në SYRI TV, Beleri ka veçuar mediat, që sipas tij, janë kthyer në opozitë të opozitës.
Ai theksoi se votat e diasporës, sidomos ato në Greqi, tha se janë mbushur nga e njëjta dorë. Gjithashtu ai tha se Edi Rama është ai kryeministër që u plotëson teka ndërkombëtarëve. Ai deklaroi se Macron dhe Meloni kanë një interes dhe këtë interes ua mbron Rama. Beleri tha se nuk beson se nëse do vinte PD në pushtet do të ishte kundër Europës.
"Të gjithë shqiptarët që votuan të dielën, po ti ndiqni të hënën kërkonin vizë për të ikur nga Shqipëria. Kaq të lumtur janë, pra është një gjë që nuk funksion. Nuk ka vend në botë që pas 12 vitesh qeverisje, konsumimin të mos e ketë qeveria, por ta ketë opozita. Kjo ndodh për arsye se, shumica e medieve në Shqipëri, i bëjnë opozitë, opozitës në Shqipëri. Mediat kanë si synim, si mision që të gjykojnë qeverinë që të bëhet më e mirë.
E dyta, nuk e them unë, e thonë vëzhguesit e OSBE-ODIH dhe misioneve vëzhguese që ishin në Shqipëri. Tre janë arsyet. E para; administrata dhe shteti ishte në shërbim të qeverisë, E dyta; mediat ishin të njëanshme, E treta; kishte blerje masive votash. Votat e emigrantëve po ti shikosh, sidomos ato që vijnë nga Greqia, janë të mbushura nga e njëjta dorë, me të njëjtin stilolaps dhe e palosur në të njëjtën mënyrë.
Është bërë një vjedhje që i ka kaluar vjedhjet e mëparshme. Kjo është një gjë që pritej. Opozita shqiptare para 1 viti thoshte se, me këtë kryeministër nuk shkohet në zgjedhje, se nuk do të ketë zgjedhje. Nuk kuptuam kurrë arsyen se pse u tërhoq opozita nga kjo kërkesë legjitime. Edi Rama është ai kryeministër që u plotëson teka ndërkombëtarëve. Pyetja për shqiptarët, është sa i shërbejnë Shqipërisë këto.
Macron dhe Meloni kanë një interes dhe këtë interes ua mbron Rama. Nuk besoj se nëse do vinte PD në pushtet do të ishte kundër Europës. Në Shqipëri kemi një gjë shumë të mirë, ka parti pro europiane dhe 90% e popullisë janë pro BE-së dhe pro perëndimit. Unë nuk njoh asnjë politikan shqiptar që nuk e do integrimin. Shqiptarët duhet të kuptojnë, nëse kjo qeveri i mbron interesat e shqiptarëve", tha Beleri.
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit u ndal edhe te dy kandidatët e Tiranës, që...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ku ka dërguar një mesazh falënderues ...
Olta Xhaçka TIRANA- Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores së madatit në qarkun e Tiranës si kandidate n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen pas 11 majit, tha se kurrë nuk e ka menduar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se kemi të bëjmë me një...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik, në bashkëpunim me të gjitha strukturat ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zgjedhjet janë manipuluar nga PS. I ftuar në emisionin &ldq...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit, theksoi edhe një herë se kemi të b...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nuk luftoi për betejën ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se ka bërë gjithçka në këtë fushatë...