Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve që kërkuan transparencë, por nuk është kërkesë e PD-së.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp duke folur për zgjedhjet e 11 majit u shpreh se vota vdiq pa hy në kuti. Lideri i opozitës theksoi se Elbasani dhe Durrësi janë zonat ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve serial të karteleve ka qenë më i madh. Sipas tij rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve që kërkuan transparencë, por nuk është kërkesë e PD-së. Gjithashtu Berisha përmendi si përfitues të kësaj farse elektorale Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho dhe Ani Dyrmishi.
"Këto janë të qarkut të Elbasanit. Sigurisht ne mund të kontrollojmë çdo kuti votimi, por ne kemi zgjedhur disa zona e qarqe, u zgjodh qarku i Elbasanit, do kontrollohet dhe Durrësi, aty ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve seriale të karteleve ka qenë më i madh. Nuk është kollaj të marrësh një kuti dhe të zëvendësosh me një kuti tjetër. Por kjo bëhet atëherë kur ti mbyll gojën e njerëzve me kërcënime me jetën, të cilat janë kërcënimet më të rënda. Ne kemi zgjedhë pikërisht zonat e karteleve për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, dimensionet monstruoze të krimit elektoral në këto zona.
Natyrisht ky kontroll dhe ky është kontrolli i partisë, është çështja kryesore për të sqaruara ata që po komentojnë rinumërimin. Rinumërimi është kërkesë e kandidatëve të cilën ne e respektojmë dhe i përgëzoj ata kandidatë që kërkuan transparencë. Por nuk është kërkesë e PD. Jo, sepse ne kemi pikëpamjen, kemi besimin, qëndrimin tonë, vota vdiq pa hy në kuti. Kjo është farsa. Këto janë elementë të cilët tregojnë se si, Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho, Ani Dyrmishi, etj., morën 130 mijë vota, deputetët e karteleve.
Ky është një dimension, por një dimension që po vërtetohet. Dimensioni tjetër është blerja e votës me prokurime publike, 500 mln. Është blerja e votës me 100 euro për 48% të votuesve, pensionistë. Është blerja e votës me 100 mln rrënjë kanabis territor për tu mbjellë. Është blerja e votës me punësimin e dhjetëra mijëra punonjësve.
Është blerja e votës duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve, terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar me premtime dhe kërcënime. Pra, është blerja e votës duke firmosur mijëra e mijëra leje legalizimi apo punësime të përkohshme.
Përveç këtyre ata nuk janë mjaftuar me këto, që janë publike, por ata me një verbëri kanë përdorur çdo mjet tjetër për të deformuar, për të falsifikuar rezultatin. Këto janë shtesë këto që tregojmë ne, sepse shteti elektoral tashmë u denoncuar botërisht. Këshilli i Europës, rekomandoi të ndahet partia nga shteti, iku ajo punë. Kjo është damka më e madhe që ka marrë në 32 vite ndonjë vend. Të ndahet partia nga shteti," tha Berisha.
Donald Trump, Jared Kushner dhe Edi Rama TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin luksoz që do të ndë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njoh&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencë me gazetarët publikoi të tjera të dh...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përd...
Nigel Farage dhe Edi Rama ANGLI- Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka komentuar sërish zgj...
foto ilustruese TIRANË- Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Anëtari i KAS, Ledio Bra...
Albana Vokshi STRASBURG- Deputetja e PD, Albana Vokshi në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Ev...
Arjan Ndoja, Plaurent Dervishaj dhe Edi Rama TIRANË- Plaurent Dervishaj është ballafaquar me ish-prokurorin Arjan Ndojën në G...
Ruth Huber POGRADEC- Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka deklaruar se ndihma e Zvicrës do të ndihmojë vendi...