LIVE UPDATES
Politike

Viti zgjedhor që teston politikën gjermane, çfarë do ndodhi me 5 landet që hyjnë në zgjedhje?

Pesë lande gjermane votojnë këtë vit. AfD fiton terren, CDU synon rikthime të rëndësishme dhe SPD kërkon të mbajë pozicionet. Zgjedhjet pritet të ndikojnë balancat politike, shkruan Auron Dodi.

17 Janar 2026, 08:04 Nga I.A
Viti zgjedhor që teston politikën gjermane, çfarë do
Landi Baden-Vyrttembergut

GJERMANI- Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë.  Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit.

Një zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojë konstelacionet e zakonshme politike është se partia ultra e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) po forcohet, edhe në perëndim të Gjermanisë. Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në tërësi, disa ekspertë presin që të forcohen ekstremet, veçanërisht AfD-ja.

Përsa i përket lindjes së Gjermanisë: perspektiva e fitores atje të AfD-së mund të nxisë krijimin e një aleance të të gjitha partive kundër AfD-së. Dhe mund të kemi edhe qeveri pakice, d.m.th. të toleruara nga partitë e tjera. Ka edhe zëra që kërkojnë që të rimendohet "kordoni sanitar"për mosbashkëpunim në qeverisje me AfD-në.

Gjermania mbetet një vend më stabil se të tjerët, megjithë debatet në qeverinë qendrore në Berlin. Por edhe një sondazh i fundit, i gazetës Bild am Sonntag, nxorri se 71% e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë.

Cilat parti prijnë në sondazhe?

Sondazhet i japin shanse më të mëdha CDU-së, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Merz. Ato shohin gjithashtu thuajse kudo në Gjermani forcimin e ultra të djathtës AfD; socialdemokratët, në tërësi, kanë rezultate jo të forta në sondazhe.

Në fillim të marsit, në landin e Baden-Vyrttembergut (Baden-Württemberg) me mbi 11 milionë banorë, CDU-ja mund të vijë në krye të qeverisë së landit, nga partnere e dytë që është aktualisht. Baden-Vyrttembergu, një nga landet më të pasura në jugperëndim të Gjermanisë, ka peshë të madhe politike. Bashkë me Bavarinë, ai është një nga kontribuesit kryesorë financiarë për federatën.

Një fitore në Baden-Vyrttemberg mund të ketë edhe vlerë simbolike për CDU-në, pasi ky land ka 15 vjet që qeveriset nga një kryeministër i Gjelbër, Winfried Kretschmann.

Në fund të marsit ka zgjedhje po në jugperëndim, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz) me më shumë se 4 milionë banorë. Si parti, në sondazhe CDU-ja atje është përpara socialdemokratëve (SPD). Kjo në një kohë kur kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweizer mbetet shumë popullor.

Kujtoj se landi Rajnland-Pfalc ishte bastioni ku nisi karrierën kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Por ka 35 vjet që atë e qeverisin socialdemokratët. Ndaj rimarrja nga CDU-ja do të ishte sukses historik për partinë e Friedrich Merz-it.

Në fund të shtatorit janë zgjedhjet në landin e Berlinit, me 3,9 milionë banorë. Mbetet e hapur nëse CDU-ja do ta ruajë kryesimin, edhe një aleancë e majtë tripartiake nën partinë E Majta duket e mundur për momentin. 
 
Gjithsesi, vëmendje të madhe tërheqin zgjedhjet e shtatorit në një land lindor: në Saksoni-Anhalt (Sachsen-Anhalt), me mbi 2 milionë banorë, landi më të ardhurat më modeste për frymë në Gjermani.

Saksoni-Anhalt: gara zgjedhore më e ndjekur  e vitit
Saksoni-Anhalt është landi ku AfD-ja ultra e djathtë mund të fitojë, për herë të parë, një shumicë absolute. Në një sondazh disa javë më parë në këtë land, AfD-ja arriti 40%. Në dallim nga vende të tjera evropiane, në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka qeverisur në nivel rajonal ose federal.

AfD-ja shpreson që jehona e një fitoreje të saj të nxisë një riorganizim të të gjithë politikës në Gjermani. Ajo dëshiron që qeveria qendrore në Berlin të shpërbëhet që këtë vit, nëse fillon bashkëpunimi i partive të tjera me të dhe thellohen debatet mes partnerëve CDU/CSU e SPD. Në krye të qeverisë qendrore pastaj mund të vijë vetë AfD-ja.

Në landin Saksoni-Anhalt, pas 20 vjetësh qeverisjeje të pandërprerë me partnerë të ndryshëm, CDU-ja mund të dalë e dyta. Sërish do t'i duhen parti të tjera për të formuar një qeveri. Por disa parti, sidomos të voglat, janë dobësuar dhe mund të mos futen dot në parlamentet rajonale. Shumë vëzhgues flasin për një "pikë kthese" të mundshme, pasi AfD-ja mund të dalë nga izolimi i deritashëm.

A hapet dera për AfD-në?

AfD-ja klasifikohet si parti "ekstremiste e djathtë" nga shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në argumentimin për klasifikimin, ky shërbim citon edhe se kjo parti e përcakton popullin gjerman etnikisht dhe nuk përfshin në të si të barabartë shtetas gjermanë, që kanë migruar në Gjermani nga vende myslimane. AfD-ja tani është në sondazhe po aq e preferuar sa CDU-ja, herë merr njëra parti 25% apo 26%, herë tjetra.

Nëse në shtator, në landin Saksoni- Anhalt AfD-ja del e para, por nuk arrin shumicë absolute, edhe asaj do t'i duhen parti të tjera për qeverisje. Partitë e tjera do të ndodhen para pyetjes së vështirë, a ta ndërpresin „kordonin sanitar" për mosbashkëpunim me të.

Në të kaluarën, situata si kjo zakonisht i kanë mobilizuar fort forcat politike. Kështu ndodhi në landin e Saksonisë, që konsiderohej gati i humbur te AfD-ja dhe në Tyringen. Ndaj edhe në landin Saksoni-Anhalt, një qeveri pakice, e udhëhequr nga CDU-ja, e toleruar nga partia E Majta dhe ndoshta edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht, konsiderohet opsion realist.

Kurse në landin tjetër lindor, Meklenburg-Pommerani Perëndimore (Mecklenburg-Vorpommern), sipas disa vëzhguesve gjasat janë që qeveria të udhëhiqet edhe më tej nga socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig.

Ekonomia dhe reformat: sa e brishtë është atmosfera?
Nëse ky do të jetë vit i vështirë për Gjermaninë, kjo varet nga disa faktorë. Njerëzit e shohin të ardhmen e vendit me optimizëm, kur situata ekonomike e përgjithshme është e mirë. Po aq e rëndësishme është edhe ndjenja se ata vetë mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit, me hapa konkretë.

Nëse Gjermania arrin të dalë nga stanjacioni dhe të rikthehet te rritja ekonomike —qoftë edhe me një përqind, që është e mundur, — pritet të ndryshojë edhe klima e përgjithshme në vend.

Këtë vit hyjnë në fuqi disa masa lehtësuese për qytetarët si ngritja e pagës minimale për orë (nga 12.82 € në 13.90 €), ulja e TVSH për ushqimet (nga 19% në 7%) etj. Nga janari, reforma e shërbimit ushtarak u ofron 18-vjeçarëve mundësinë të kryejnë të paktën gjashtë muaj shërbim ushtarak. Kjo masë ka potencialin të ulë edhe frikërat e krijuara nga lufta./DW

baden-vyrttemberg rajnland-pfalc saksoni-anhalt meklenburg-pomerani auron dodi

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi