LIVE UPDATES
Politike

“Vendimi për Berishën i drejtë, në mbrojtje të identitetit të PD”, Basha: Shqiptarët janë të paduruar për ndryshim, duan ta mbyllin kapitullin e Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin

Basha shtoi se, megjithë klimën e vështirë zgjedhore dhe ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje siç u pa në rastin e Çyrbes në Durrës dhe bandave në Elbasan, shumica e shqiptarëve janë të etur për ndryshim.

5 Dhjetor 2024, 19:17 Nga M.B
“Vendimi për Berishën i drejtë, në mbrojtje të
Lulzim Basha

TIRANA- Deputeti Lulzim Basha, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se kryeministri Edi Rama ka ndaluar procesin e Reformës Zgjedhore dhe nuk ka miratuar asnjë nga rekomandimet e OSBE-OHDIR. Sipas tij, pazari mes Ramës dhe Berishës ka sjell mbylljen e listave të deputetëve, duke privuar qytetarët shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur ata që duan në Parlament.

Basha shtoi se, megjithë klimën e vështirë zgjedhore dhe ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje siç u pa në rastin e Çyrbes në Durrës dhe bandave në Elbasan, shumica e shqiptarëve janë të etur për ndryshim. Lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike, Basha e pranoi se partia kaloi periudhën më të vështirë të ndarjes, duke përsëritur se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte për të ruajtur identitetin euroatlantik të PD-së.

Ai theksoi se ky ishte një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe të djathtës, duke e konsideruar të drejtë refuzimin e kursit përplasjeje me partnerët ndërkombëtarë si SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

Pjesë nga intervista e Lulzim Bashës për Zërin e Amerikës:

Lulzim Basha: Në rafshin e standarteve tashmë është e qartë që në bashkëpunim me një pjesë të asaj opozite që për interesat e veta bashkëpunon me Edi Ramën kundër interesave të shqiptarëve, Edi Rama ka ndalur procesin e Reformës Zgjedhore dhe asnjë nga rekomandimet e OSBE-OHDIR nuk është miratuar. Për më shumë kanë mbyllur listat së bashku, një tjetër vendim i përbashkët, duke i derpivuar qytetarët shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur ata dhe jo kryetarët e partive deputetet dhe deputetët që duan në parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nga ana e standarteve, jo vetëm ne por edhe partnerët ndërkombëtar, kanë ngritur shqetësime të mëdha.

Megjithatë besoj se edhe këto zgjedhje edhe pse do të ndodhen në një klimë pa shumë ndryshime nga ajo e 2021. Ndërkoh që janë publikuar përgjimet se si krimi në Durrës me rastin Çyrbja, në Elbasan me bandat e Elbasanit por dhe në rastet e tjera, e ndihmoi Edi Ramën duke i dhënë shumë mandate. Madje është e qartë që dhe vet mandati i Edi Ramës është prodhim i bashkëpunimit me të ashtëquajturën bandat e Durrësit, pra me krimin e organizuar në Durrës, prap se prapë shumica e shqiptarëve janë të paduruar për një ndryshim. Pra duan ta mbyllin këtë kapitull.

Ne bësojmë se edhe në kushte të vështira, siç e ka treguar edhe historia jonë, por dhe historia e Kombeve të tjera, paraqitja e një alternative të besueshme e një programi i cili adreson shqetësimet e qytetarëve për të cilat nuk flitet. Dhe me një ekip të besueshëm njerëzish që kanë dhënë prova se dinë të qëndrojnë për interesat e qytetarëve, edhe në qoftë se kjo dëmton interesat e tyre personale, prap se prap ndryshimi është i mundur. Dhe këtë do të përpiqemi të bëjmë ne me programin tonë me listën tonë, me aleancat tona.

Pyetje: E keni gati listën, e keni gati ekipin zoti Basha?

Lulzim Basha: Është në proces, besoj që kemi bërë progres të mirë në këto dy muajt e fundit dhe besoj që së shpejti do të jemi në gjendje të publikojmë një pjesë të mirë të emrave të kandidatëve tanë për deputetë.

Pyetje: Zoti Basha, megjithatë në vitet që ju e drejtuat Partinë Demokratike, kjo forcë politike pësoi përçarjen e saj më të madhe si kurrë më parë. Çfarë përgjegjësie keni ju për këtë?

Lulzim Basha: Përgjegjësia ime ishte të merja një vendim të vështirë, nëse do të pranoja që PD të futej në një kurs përplasjeje jo thjesht me aleatin strategjik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më vonë Britaninë e Madhe. Por do të futej në një kurs përplasjeje në atë që e djathta e Shqipërisë, e në veçanti Partia Demokratike e ka në ADN-në e vet që është Euroatlantizmi. Pra, që është bashkëpunimi me këta faktorë të cilëve çdo shqiptar i njeh meritën, e përmbysjes së komunizmit, e ndihmës për Shqipërinë demokratike, e avancimit të kauzës tonë kombëtare si përmes anëtarësimit në NATO, ashtu edhe përmes çlirimit, pavarësimit dhe mbrojtjes të itegritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër. Pra, ka qenë një vendim i vështirë, për shkak se shumë prej pasojave që më vonë pasuan ishin qartësisht të paralajmëruara. Por nga ana tjetër ishte vendim i duhur, është vendim i cili i takon një lidershipi me përgjegjësi ku duhet të vendos një rrugë të vështirë, por ku shërbehet interesi i madh, interesi i të djathtës, interesi i Shqipërisë, apo një vendimi i cili do të vinte interesin personal mbi interesat e grupit.

Pyetje: Pra do ta merrnit përsëri nëse do t’i ktheheshit?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Në mënyrën më kategorike vendimi u mor pas refuzimit të zotit Berisha për të shmangur një kurs përplasjeje midis Partisë Demokratike dhe për të ruajtur identitetin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve si bastion i qendrës së djathtë në Shqipëri.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale