Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se Veliaj e kërcënon Ramën me dosjen e Olsi Ramës për Xibrakën, që sipas ish-kryeministrit, është në duart e Alban Dabullës.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se ka një betejë të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin "Debat" në A2CNN Berisha tha se Veliaj e kërcënon Ramën me dosjen e Olsi Ramës për Xibrakën, që sipas ish-kryeministrit, është në duart e Alban Dabullës. Ai shtoi gjithashtu se Veliaj është pritur në Uashington nga ish-kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris, ndërsa Rama sipas tij, u përpoq, por nuk e realizoi dot një takim me të.
“Alban Dabulla, që e keni të filmuar te dera, e ka dosjen e Xibrakës të plotë. Ka çdo dokument që OIsi Rama ka qenë nga eksponentët kryesorë të trafikut të drogës. Kjo është përdorur me shumë eficencë kur Gjykata ka dorëzuar mandat arresti për Besnik Dabullën, që ishte anëtar i bandës së Xibrakës dhe Albani i çon Ramës disa fotografi dhe i thotë ‘po e arrestuat, të gjitha do i nxjerr’.
Dhe nuk u arrestua. Gojët që nuk mbyllen dot thonë se Velica i tha një shoqes së saj ‘ta provojë Rama dhe Veliaj e merr për 3 orë me vete. Një betejë e fortë u zhvillua mes kodrës së Djellit dhe Kodrës së Surrelit. Ndenjën 2 orë te shtëpia e Veliajt dhe thanë misioni ynë ishte të merrnim vetëm telefonin. Gjetën mbi 200 mijë euro në shtëpinë e tij. Gjetën fatura garderobe mbi 200 mijë euro.
Veliaj u paraqit si Rama bis ose si pasardhësi i Ramës. Rama e denigroi atë disa herë. Rama nuk e ka pëlqyer këtë tendecë të Veliajt si njeriu i dytë. Veliaj e takoi Kamala Harris në Uashington me kusht që foto nuk ka, ndërsa Rama u përpoq ta takonte, por nuk e takoi dot. Veliaj nuk mësoi nga Koço Kokëdhima. Koço filloi të pretendonte se ishte kryeministri i jugut, dhe atje iu pre koka”, tha Berisha.
Baci TIRANË- Deputeti demokrat, Luan Baçi e ka quajtur fajtorin kryesor deputetin Shehaj në lidhje me incidentin e sotëm në Kuve...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti sot se SPAK është një organizatë kriminale. ...
Belind Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjet&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se ai nuk ka besim te vota, pasi sipas tij, ajo është e manipuluar nga qeveria, q&eu...
Sali Berisha TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike përpara zg...
Blushi-Shabani TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, janë përpl...
Tedi Blushi, Endri Shabani TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe Kryetari i Nisma Thurje ...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se për 4 javë në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama janë zhvilluar ...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për disa ndërtime të zhilluar disa muaj më parë në shtëpin&eu...
Foto nga mbledhja SHKODRA- Në sallën e këshillit të Bashkisë së Shkodrës është miratuar buxheti për vitin...