LIVE UPDATES
Politike

Iu bashkua PS, flet Agron Çela: Bardh Spahia fitoi me votat tona, tani t'i japim shans socialistëve për Shkodrën. Kanë menduar shumë projekte

Duke bërë rezymenë e zgjedhjeve, Çela shton se ka një rol kryesor në arritjen e kësaj fitoreje, duke shtuar se votat që ai ka siguruar, kanë bërë diferencën. Por tani ka bërë zgjedhje tjetër, të cilën edhe e ka shpjeguar shkurt. 

13 Janar 2023, 10:09 Nga k.m.
Iu bashkua PS, flet Agron Çela: Bardh Spahia fitoi me votat tona, tani
Agron Çela

SHKODËR- Deputeti më i ri i Partisë Socialiste, Agron Çela, i cili së fundmi ia bashkua të majtës në Shkodër, ka reaguar për herë të parë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” për të shpjeguar zgjedhjet e tij. Në sqarimin e gjatë që ka bërë, deputeti Çela shkruan se kalimi i tij është është bërë për të shtuar investimet dhe projektet në Shkodër, ndërsa ka renditur edhe arritjet që ka mundur të realizojë gjatë kohës që i është futur politikës. Ndër rreshta për mend edhe zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale. Duke bërë rezymenë e zgjedhjeve, Çela shton se ka një rol kryesor në arritjen e kësaj fitoreje, duke shtuar se votat që ai ka siguruar, kanë bërë diferencën. Por tani ka bërë zgjedhje tjetër, të cilën edhe e ka shpjeguar shkurt. Deputeti i Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste disa ditë më parë, por lajmi i mohua nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që nga ana e tij mohoi këto zëra duke i cilësuar “lajme të shpikura e të porositura”. Por më pas lajmi i konfirmua pas takimit që Çela pati me kryeministrin Edi Rama, Dosja publikoi edhe videon e deputetit duke kërcyer me të dërguarën politike të PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali. 

"Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume të rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën! Unë ju ftoi ne ketë rrugetim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot!,"-shkruan ndër të tjera deputeti.

Reagimi i plotë:

Te nderuar qytetare te qarkut te Shkodres! Siç jeni vene ne dijeni nga mediat, pak dite me pare unë kam marre pjese ne një takim qe organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputet te qarkut Shkoder, ministra dhe drejtues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme qe po zbatohen ne Shkodër dhe te tjera akoma me te rëndësishme qe do te zhvillohen se shpejti, dhe qe për këto do te njiheni ne mënyrë te detajuar​ ne ditët e ardhshme!​ Kam arritur ne përfundimin se fuqia jone e përbashkët politike dhe mbështetja jone elektorale​ është e një rëndësie te veçante, për ta motivuar shume me tepër mazhorancen qeverisëse qe te punoje për Shkodrën me zhvillime dhe projekte te reja! Me lejoni qe te rendis këtu disa arritje qe i kemi bere te mundura se bashku nder vite, për te treguar se jemi faktor me peshe dhe me shume ndikim politik ne Qarkun e Shkodres. Unë i​ jam bashkuar LSI-se ne vitin 2012, me besimin për një angazhim ne interes publik, pavarësisht se vija nga biznesi! Ne fushatën për zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 ishim ne koalicion me PS, arritëm te merrnim nje rezultat prej 12.772 vota! Ishte pikërisht ky vullnet i zgjedhësve te Qarkut te Shkodres, qe me nderoi ne mandatin e deputetit ne Kuvendin e Shqipërisë! Këtu duhet theksuar se përherë te pare​ koalicioni i majte dominoi te djathtën ne Qarkun e Shkodres, pasi e majta fitoi 64.300 vota (7 deputete) ndërsa e djathta 54.670 vota (4 deputete). Dhe kjo u arrit vetëm ne saje te fuqisë sonë elektorale me 12.772 vota! Ne zgjedhjet vendore te vitit 2015 arritem te merrnim 19800 vota,ku ishim serish ne koalicion me PS. Për here te pare, u arrit qe te ekuilibrohej pushteti vendor ne te 5 bashkitë e qarkut te Shkodres. Ne Këshillin e Bashkisë Shkodër fituam 11 mandate duke u renditur te dytet si force politike ne keshillin bashkiak mbas partise demokratike.Po kështu ne Malësise se Madhe arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare, ku votat tona ishin percaktuese ne fitimin e kryetarit te bashkise nga PS po ashtu edhe ne Pukë e Fushe Arres arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare ku rezultati per fitimin e kryetareve te ketyre dy bashkive ishte shume i ngushte, ku e them me bindje te plote se votat tona ishin percaktuese ne fitimin e ketyre dy bashkive nga ana e PS, numri i këshilltarëve te LSI-se ishte i tille qe te mund te kontrollonte aktivitetin qeverisjes vendore, ashtu siç kishin shpresuar qytetaret. Gjithashtu, pjese e stafit drejtues te këtyre bashkive u bene edhe shume propozime tonat, te cilët kane luajtur një rol te rendesishem ne ecurinë e punës se përditshme te qverisjes vendore. Ne Zgjedhjet Parlamentare te vitit 2017, hymë te vetëm si force politike, por te vendosur bashkërisht me te gjithë anëtarët e LSI-se e LRI-se ne Qarkun e Shkodres, për ti pasuruar fitoret tona!

Dhe ia arritëm, fituam ne këto zgjedhje 12.737 vota, dhe kështu me rikonfirmuan mandatin e dyte si deputet ne Kuvendin e Shqipërisë! Ne zgjedhjet vendore te vitit 2019 nuk morëm pjese pasi kështu vendosi koalicioni me PD-ne, vendim për te cilin asnjëherë nuk kam qene i bindur. Ne zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021 ishim ne koalicion me Partine Demokratike, por ne si gjithnjë punuam fort ne radhe te pare duke i besuar elektoratit tone, qe na kishte votëbesuar qe ne vitin 2013, 2015 si dhe 2017. Suksesi nuk na mungoi edhe kësaj radhe, ndonëse pjesëmarrja ne votime ishte me e ulet, ne fituam 10.100 vota dhe me rikonfirmuan për te treten here deputet i qarkut te Shkodres ne Kuvendin e Shqipërisë!​ ​ ​ ​ Ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit 2022, ne koalicion me PD u formua “Shtëpia e Lirisë” dhe mbështetëm për kryetar te Bashkisë Shkodër kandidatin e këtij koalicioni, i cili fitoi me nje diference prej 1800 votash! E them me siguri dhe bindje te plote se luajtem rol kryesor ne arritjen e kesaj fitoreje, ku votat tona bene diferencen! E bëra ketë paraqitje te përmbledhur pune qe kemi bere se bashku nga viti 2013 e deri ne ditët e sotme, për te kujtuar se​ roli ynë politik dhe elektoral ne Qarkun e Shkodres është i dukshem dhe i lexueshem! Besoj se kam bere maksimumin për te iu perfaqesuar denjësisht dhe kam kërkuar gjithnjë ne ekzekutiv mbështetje për Shkodrën dhe ketë qark ne tërësi!Miq, mbeshtetes te mi nder vite! Unë ju ftoi qe fuqinë tone politike dhe elektorale te padiskutueshme, ta kanalizojmë ne mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka ne drejtim te zhvillimit te Shkodres! Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën! Unë ju ftoi ne ketë rrugetim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot! Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shume besim tek kontributi juaj dhe tek vizioni juaj, ndaj dhe iu drejtohem me sinqeritetin me te madh qe​ te vazhdojmë bashke ne udhëtimin e suksesshëm qe nisem nga viti 2013!​ Me respekt, Miku juaj, Agron Çela​. Deputet i Qarkut te Shkodres!/Dosja.al

agron Çela agron Çela le partine e lirise

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend