25 Mars 2024, 07:24
Nga M.B
Jorgo Goro
TIRANA- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pritet të dalë sot në GJKKO. Ndaj Goros do të verifikohet masa e sigurisë dhe po ashtu pritet që ai të merret në pyetje. Goro është transferuar në bllokun e sigurisë në Tiranë, nga ku do të shoqërohet për t’u dërguar në gjykatë. Arrestimi i tij u bë teksa ai ishte në një lokal në Himarë në shoqëri të disa miqve të tij.
Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.
Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.
jorgo goro
Politike
24 Mars 2024, 20:28
M.B
Shaqir Manjani
BUQIZA- Pas Kukësit ka përfundur numërimi i votave për kryetar dege të Bulqizës. Sipas komisionit të zgje...
Politike
24 Mars 2024, 19:58
M.B
Fredi Beleri
GREQIA- Duke e konsideruar burgosjen e Fredi Belerit si një komplot kundër tij, media greke "Kathimerini" ka publikuar nj&eu...
Politike
24 Mars 2024, 19:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës...
Politike
24 Mars 2024, 19:34
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- Procesi i numrimit të votave në degën e PD-Kukës është mbyllur. Demokratët kanë zg...
Politike
24 Mars 2024, 19:09
M.B
KFOR
TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përkujtuar 25-vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO. Meta th...
Politike
24 Mars 2024, 18:15
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se Gent Gazheli ka bër&eu...
Politike
24 Mars 2024, 17:14
alba kepi
Foto ilustruese
ITALIA- Brenda 7 ditëve nga dita e djeshme 23 mars, operatorë ekonomikë italianë ente, shoqata, organizata duhet të...
Politike
24 Mars 2024, 17:04
M.B
Lulzim Basha
LUSHNJE- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha deklaroi sot nga Lushnja se pas 6 muajsh teatër e balet, u b&eu...
Politike
24 Mars 2024, 15:06
r.ll
xhelal mziu
DIBËR- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me mbështetë...
Politike
24 Mars 2024, 14:08
r.ll
jorgo goro, fredi beleri, vangjel tavo
HIMARË- Këshilltarët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në bashkinë e Himar&eum...