Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Tragjedia e Himarës, reagon kryeministri Edi Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë për tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit, aty ku humbi jetën nga përplasja me skaf, vogëlushja Jonada Avdia. Përmes një statusi të gjatë në 'Twitter', Rama deklaron se ky është sezoni me i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik që ka pasur ndonjëherë vendi. Duke lënë pas këto lavdërime, Rama kërkon dënimin maksimal për autorin, ish-shefin e Komisariatit të Himarës Arjan Tases.
Po ashtu, Rama nuk la pa përmendur dhe opozitën. Ai akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën të cilit i referohet me termin 'non grata' se po kthen në motiv lufte politike vdekjen e vogëlushes. Sipas Ramës, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, përdoret nga opozita në këtë mënyrë. Rama i quan vampirë mediatikë e politikë, që sipas tij, s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar. Ndërsa për shkarkimet që u bënë në forcat e policisë së Vlorës, kreu i qeverisë i quan hapa të duhur.
REAGIMI I PLOTË I RAMËS:
Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s'lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!
Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër! Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor.
Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s'ekzistonin!
Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë! Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre! Uroj edhe njëherë që drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
Belind Kelliçi TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për aferën e inceneratorëve duke hedhur akuza n&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që flet për tragjed...
Edi Rama dhe Albin Kurti KOSOVË- 'Ballkoni i Hapur' ishte iniciativa e marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për emigrantë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se mbështet plotësisht protetsën...
Dokumenti TIRANË- Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar draftin për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve që jetojn&...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar pamje nga zjarri në Malësinë e Tiranës. ...
Edi Rama TIRANË- Një file që përmban 985 e-maile që i janë dërguar kryeministrit Edi Rama është publ...
Tedi Blushi TIRANË- Partia e Lirisë do t'i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e enjte, për shka...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brend...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me intelektualë të fushave të ndryshme, foli ...