Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai theksoi se lutet për shërimin e të plagosurve dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka reaguar në lidhje me tragjedinë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan ku humbën jetën 51 persona. Rama në reagimin ka shprehur ngushëllimet e tij.
Ai theksoi se lutet për shërimin e të plagosurve dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre. Rama më tej shprehu gatishmërinë për të ndihmuar vendin fqinj me çfarëdo ndihmë që mund të kenë nevojë.
"Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme," shkruan Rama.
Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Kotçani në Maqedoninë e Veriut në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 51 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.
Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të…
— Edi Rama (@ediramaal) March 16, 2025
Celibashi TIRANË- Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi ka bërë me dije se d...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë pasdite para Kryeministrisë p&...
Protesta TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën që...
Takimi TIRANË - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka surprizuar këtë të shtunë kryetaren e Kuvendit El...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar për mbylljen e Zërit të Amerikës duke thënë se sipas ti...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës që u mbajt k...
Mehdi Malkaj TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka tërhequr një paralele mes protestave që po mbahen në Serbi, në Greqi dhe n&e...
Asllan Dogjani TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani e ka quajtur vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut si nj&e...
Protesta TIRANË- Protesta e Opozitës kundër mbylljes së TikTok ka nisur në sheshin Skëndërbej. Qindra të ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD për të kund&eum...