LIVE UPDATES
Politike

"Ti ke qenë vetë me LSI-në, futët babain dhe gruan në listë..."/ Debat mes Blushit dhe Sokos për listat e kandidatëve

I pyetur nga Blushi lidhur me heqjen e babait të Adriatik Lapajt nga listat e NSHB, Soko tha se ai kishte thënë se ishte larguar për shkak se nuk e mbante dot peshën dhe bujën mediatike.  I pyetur nga Blushi lidhur me heqjen e babait të Adriatik Lapajt nga listat e NSHB, Soko tha se ai kishte thënë se ishte larguar për shkak se nuk e mbante dot peshën dhe bujën mediatike.

20 Mars 2025, 22:57 Nga r.ll
"Ti ke qenë vetë me LSI-në, futët babain dhe gruan
soko, blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka debatuar me bashkëkryetarin e Nisma Thurje, Pano Soko, për listat e kandidatëve dhe përfshirjen e familjarëve në listat e mbyllura në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet". 

Soko tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se ka edhe koalicione të tjerë që e kanë bërë këtë, ndërsa shtoi se ata kanë luftuar për listat e hapura që nga 2022. 

I pyetur nga Blushi lidhur me heqjen e babait të Adriatik Lapajt nga listat e NSHB, Soko tha se ai kishte thënë se ishte larguar për shkak se nuk e mbante dot peshën dhe bujën mediatike. 

Debati: 

Ylli Rakipi: Koalicioni juaj "Nisma Shqipëria Bëhet", vuri familjarët në lista të mbyllura. Pse menduat për këtë model? Si ka mundësi që nuk keni njerëz të besuar dhe do të fusni familjarët? 

Pano Soko: Njerëzit e besuar u futën në listë të hapur sepse donin të garonin.

Ylli Rakipi: Babai i Lapajt është në listë të mbyllur, pse?

Pano Soko: Që të tërhiqen sepse donim të kandidonim me listë të hapur. Nuk jemi vetëm ne. Ka edhe koalicione të tjerë që e kanë bërë këtë. Po themi kush do të garojë me listë të hapur, kjo është metoda. Ne zgjedhim të garojmë me listë të hapur dhe duhet të bëhet kjo artificë. Ne kemi luftuar për listë të hapur që në 2020. Kemi çuar projektligj për hapjen e listave. Pasi kemi kaluar 5 vjet për lista të hapura luftë, të garonim me lista të mbyllura nuk kishte ku të rrinte. Zgjodhëm të ishim konsistent.

Ylli Rakipi: Pse e hoqi Lapaj babain kur është lëvizje takike dhe gjë e mirë?

Pano Soko: Babai i zotit Lapaj, siç na tha Adriatiku, i kishte thënë nuk e mbaj dot gjithë këtë famë që më bëre, po iki unë. Ai është pensionist, nuk e mbante dot. Është shumë e drejtë. U vendos me pa të drejtë në shënjestër, filloi inkuizicioni mediatik, është i moshuar dhe e vunë para. Ai burrë plak nuk e mbajti dot kështuqë…

Tedi Blushi: Shabani ka vënë bashkëjetuesen, gruaja e Shabanit e mban presionin? 

Pano Soko: Kjo është e pistë, ti flet për gruan e njërit.

Tedi Blushi: Ajo është kandidate për deputete.

Pano Soko: Ne u detyruam të bëjmë këtë mekanizëm. Debati ka qenë kush është metoda që do të futesh në zgjedhje. E para, vihet kryetari dhe njerëzit e kryetarit dhe të tjerët ca në listë të hapur, në disa parti punojnë në disa jo. Ne zgjidhem të jemi të gjithë në listë të hapur.

Tedi Blushi: Së pari është fenomen që tregon mentalitetin e vjetër të partive të reja.

Pano Soko: Ty nuk të takon sepse LSI…

Tedi Blushi: Ti ke qenë vetë te LSI. Unë s'kam punuar në ministrinë e financave.

Ylli Rakipi: Po diku do të shkonte në punë ai.

Tedi Blushi: Ke përfituar edhe nga pushteti.

Pano Soko: Në 2008 ka qenë PD në qeveri.

Tedi Blushi: Çfarë treguan listat e partive të reja? Të njëjtat personazhe që riciklojnë me të njëjtat emra. Këtu kryetari fut gruan, kryetari fut babain.

Pano Soko: Ti nuk e ke kuptuar, je kujtuar vonë për poltiike, të rroftë që merresh me politikë. Ata do të tërhiqen, por përdore si argument, e ke bosh të keqen vëllai.

Tedi Blushi: Partitë e reja… Je i ri por shumë i vjetër.

Pano Soko: Të zësh gruan e tjetrit në gojë, nuk bëhet kjo. 

Ylli Rakipi: Nuk tha gjë të keqe për gruan, tha është kandidate.

Andi Bushati: Kemi bërë dhjetëra emisione për vajzën e Berishës, që as nuk u fut në listë. Njeriu kur merr përsipër rol politik, diskutohet.

Pano Soko: Foli me emër dhe mbiemër.

Tedi Blushi: Ka futur bashkëshorten dhe kunatën deputete. Nëse marrim të mirëqenë pretendimet e këtyre që marrin 71 mandate, grupi parlamentar, gruaja, burri, xhaxhai e me rradhë...

Ylli Rakipi: Thonë për arsye taktike ata. Me këtë maskadarë me këtë Kod edhe mund të përdoret.

Tedi Blushi: Nuk kanë elektorat.

Ylli Rakipi: Nëse ndërton sistem të shartuar, lista të hapura dhe të mbyllura, ai thotë për arsye taktike e kemi bërë.

Tedi Blushi: Nëse ka betejë reale për listat e mbyllura, grevë reale, ka qenë Ilir Meta, që edhe sot publikisht tha që në 11 maj, jo vetëm do të rrëzojmë këtë narko-shtet por do ti japim fund kryetarokracisë. Presidenti i Partisë së Lirisë e ka shpallur publikisht që me ardhjen në pushtet do të insistojmë për hapjen pëfundimtare të listave.

Pano Soko: Pse nuk hyrë ti në listë të hapur?

Ylli Rakipi: Nuk fiton dot, është lojë politike. Ai është i gëzuar që ka hyrë në listë të mbyllur.

tedi blushi pano soko

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!