LIVE UPDATES
Politike

THYERJA E BESIMIT

Një vend ku udhëheqësit, diplomatët, profesionistët e gjeopolitikës amerikane dhe europiane mblidhen së bashku për të shkëmbyer mendime rreth sigurisë ndërkombëtare. Pikënisja e saj, që prej vitit 1963, mbështetej mbi supozimin thelbësor se marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Europës janë të qëndrueshme me një ndarje të qartë detyrash, nën udhëheqjen e SHBA-ve si garantuese të sigurisë.

21 Shkurt 2026, 12:24 Nga Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend ku udhëheqësit, diplomatët, profesionistët e gjeopolitikës amerikane dhe europiane mblidhen së bashku për të shkëmbyer mendime rreth sigurisë ndërkombëtare. Pikënisja e saj, që prej vitit 1963, mbështetej mbi supozimin thelbësor se marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Europës janë të qëndrueshme me një ndarje të qartë detyrash, nën udhëheqjen e SHBA-ve si garantuese të sigurisë.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Konferenca e Sigurisë e Mynihut u transformua edhe si një vend dialogu për politikëbërësit dhe opinionbërësit transatlantikë me ato të fuqive dhe kontinenteve të tjera. Për shembull, fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2007 në Mynih, shënoi një pikë kthese të politikës dhe pozicionimit të Rusisë, në periudhën që pasoi rënien e Murit të Berlinit, nga një partnere në një sfiduese të rregullave dhe vlerave të rendit botëror dhe Perëndimit.

Sa herë kam marrë pjesë në këtë konferencë, kam vënë re se temat kryesore të diskutimit lidheshin me raportet midis Perëndimit dhe Rusisë, Kinës, fuqive të mesme apo Jugut Global. Mirëpo vjet atmosfera ndryshoi. Zëvendës presidenti amerikan JD Vance në fjalimin e tij nuk nguroi të identifikonte partnerët europianë si “problemin kryesor” të dobësisë së Perëndimit. Raporti i konferencës i këtij viti, i titulluar “Nën Shkatërrim”, ku SHBA-të përshkruhen si prishës të rendit botëror të ndërtuar në breza, dhe pa ide të qarta për rendin zëvendësues, nuk reflektonte një partneritet transatlantik, por një mosbesim në rritje.

Për shkak të klimës të tensionuar brenda aleancës transatlantike, këtë vit vëmendja u përqendrua tek raportet brenda vetë Perëndimit, duke eklipsuar raportet këtij të fundit me fuqitë e tjera. Krahasuar me fjalimin e vjetshëm të zëvendës presidentit JD Vance, fjalimi i sekretarit të shtetit Marco Rubio ishte më i ngrohtë, duke synuar të qetësonte aleatët europianë. Edhe pse Rubio argumentoi se fati i SHBA-ve do të jetë gjithmonë i ndërlidhur me atë të Europës, ai e bëri të qartë se bashkëpunimi do të varej nga shtrëngimi i kufijve, lufta kundër emigracionit dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.

Në fjalim ra në sy mospërmendja e agresionit rus në Ukrainë dhe mungesa e referencave tek vlerat demokratike dhe besimi i përbashkët në liri që dikur motivonin aleancën e NATO-s. Në vend të kësaj, Rubio paraqiti një vizion të bazuar në "qytetërimin perëndimor", i cili do të luftonte kundër armiqve të vërtetë: migracionit, kultit të klimës, dhe formave të tjera të degjenerimit modern.

Thelbi i mesazhit të sekretarit të shtetit ishte i qartë: SHBA-të do të vazhdojnë partneritetin me Europën, jo domosdoshmërisht bazuar mbi vlerat e përbashkëta, por sipas interesave të Washingtonit. Ky është vizioni në të cilin SHBA-të synojnë të zëvendësojnë Perëndimin e Luftës së Ftohtë, i cili është përshkruar si “bota e lirë”, me Perëndimin kulturor me rrënjë në krishtërim.

Gjatë dy dekadave të fundit, mënyra se si SHBA-të e kanë përcaktuar interesin e tyre kombëtar në kontekstin e rendit gjeopolitik ka ndryshuar gradualisht. Presidenti Trump është një përshpejtues i këtij procesi, por jo shkaku. Dhe ky proces do të vazhdojë edhe kur ai të mos jetë më në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo përfshin një numër fushash politike që kanë qenë thelbësore për orientimin e politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë: një zhvendosje nga tregtia e lirë drejt politikës industriale, subvencioneve dhe tarifave më të larta; një angazhim i reduktuar ndaj sigurisë kolektive në mungesë të një ndarjeje dukshëm më të madhe të barrës nga aleatët europianë në NATO mbi kostot e mbrojtjes; kundërshtim ndaj politikës së dobët të sigurisë kufitare dhe emigracionit; dhe skepticizëm ndaj promovimit të demokracisë, ndihmës së huaj dhe arkitekturës ndërkombëtare të organizatave shumëpalëshe.
Secili prej këtyre ndryshimeve pasqyron ankesa të hershme nga ana e qytetarëve amerikanë në të gjithë spektrin politik dhe ka rezultuar në një ndryshim gradual, por tani strukturor në politikën e jashtme të SHBA-së në nivel botëror.

Nëse do ta krahasoja rendin botëror dhe frymën që karakterizon marrëdhëniet transatlantike me një kompjuter, do të thosha se tani jemi në fazën e rindezjes së tij, por në ekran nuk janë shfaqur ende programet me të cilat mund të punojmë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dy elementë kryesorë kanë orientuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Njëri është sistemi ndërkombëtar, apo siç njihet ndryshe grupi i organizatave shumëpalëshe të përqendruara rreth OKB-së. Tjetri është fuqia e SHBA-ve. Deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik bota ishte bipolare. Më pas, SHBA-të ishin superfuqia e vetme në botë. Ndonëse OKB-ja ishte ende e rëndësishme, fuqia amerikane peshonte po aq rëndë në ngjarjet botërore.

Dështimin e rendit të vjetër në shumë aspekte nuk e mohojnë dot as mbështetësit më të zjarrtë të OKB-së. Çështje të rëndësishme si lufta dhe ndryshimet klimatike ngecin në diskutime, rezoluta dhe votime, pa u adresuar kurrë. Mospërfaqësimi i balancuar i të gjitha kontinenteve dhe vetoja që gëzojnë pesë shtete në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i bën vendimet e pamundura.
Vështruar në këtë kontekst, SHBA-të po shtyjnë përpara një ide të ndryshme, duke i dhënë përparësi një rendi tjetër që vendos theksin tek aleancat ndërshtetërore dhe shtetet si aktorë kryesorë dhe jo tek organizatat shumëpalëshe.

Sipas këtij vizioni, bashkëpunimi efektiv ndiqet më së miri përmes koalicioneve të vullnetit, jo përmes kornizave që shpërndajnë autoritetin nëpër organizata shumëpalëshe me interesa të ndryshme. Veprimi kolektiv funksionon kur shtetet pjesëmarrëse bien dakord për mjetet dhe qëllimet.

Nga ana tjetër, europianët po vetëdijësohen me këtë realitet të ri brenda aleancës transatlantike, ku kemi një zhvendosje nga vlerat tek interesat e përbashkëta. Uniteti europian përkundër qëndrimit të administratës Trump në rastin e Groenlandës, qoftë në planin e sigurisë apo në planin ekonomik, duke njoftuar tarifa të ndërsjella me ato të njoftuara nga amerikanët, është shembulli më i qartë i kësaj vetëdije.

Në këto kushte pyetja që lind natyrshëm është nëse mund të rivendoset besimi i thyer në marrëdhënien transatlantike. Kjo është ende e mundshme duke u nisur nga një pikënisje e re, që përqendrohet kryesisht tek interesat e përbashkëta të aleatëve nga të dyja anët e oqeanit. Është fakt i pamohueshëm se Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-ve që u botua nëntorin e kaluar e vendos të tretën si prioritet raportin me Europën, pas Hemisferës Perëndimore dhe Indo-Paqësorit. Një zhvendosje e cila ka nisur gjatë administratës së parë të Presidentit Obama.

Është fakt i pakundërshtueshëm se për shkak të presionit të ushtruar me këmbëngulje nga administrata e Presidentit Trump, europianët tashmë po kontribuojnë shumë më tepër ushtarakisht brenda aleancës. Dhe për më tepër, po mbajnë barrën kryesore të luftës në Ukrainë.

Rëndësia e Europës në botë do të varet nga gatishmëria e saj për të jetuar në këtë realitet të ri transatlantik. Ndërsa vendosmëria dhe veprimi i përbashkët europian ka të ngjarë të vazhdojnë, pjesa më e madhe e energjisë do t'i kushtohet punës brenda kornizave ekzistuese transatlantike, veçanërisht NATO-s. Fakti që Mbretëria e Bashkuar dhe Italia po marrin komandat e NATO-s nga SHBA-ja sinjalizon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një "shtylle" europiane brenda aleancës.

Ndoshta në fund të këtij procesi, NATO-ja do të duket ndryshe, përfshirë edhe raportet e forcave dhe kontributeve mes aleatëve, ku roli i SHBA-ve do të jetë i pazëvendësueshëm, sidomos në lidhje me mbrojtjen bërthamore, shërbimet inteligjente dhe inteligjencën artificiale.

Një shtyllë europiane brenda NATO-s është rruga më efektive drejt një Europe të sigurt, ndërsa SHBA-të po zvogëlojnë përgjegjësinë për mbrojtjen e kontinentit. Sigurisht që kjo është më e arritshme sesa shndërrimi i BE-së në një aleancë ushtarake apo edhe mbrojtja e Europës përmes koalicioneve të formalizuara të atyre që janë të gatshëm dhe të aftë.

Por perspektiva më afatgjatë mund të jetë vetëm ajo ku vendet europiane janë të destinuara të afrohen më shumë në fushat që kanë të bëjnë me pozicionin e tyre gjeopolitik, që lidhen me sigurinë gjeografike dhe aftësinë e tyre për të pasur mbrojtjen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Rruga për të arritur në këtë pikë do të jetë e rrëmujshme. Mirëpo, ky realitet i ri transatlantik mund të shërbeje edhe si nxitje drejt një Europe të re.

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës