17 Tetor 2024, 12:54
Nga ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e saj gjatë protestës së organizuar nga opozita përballe Bashkisë së Tiranës, nga ku u shpreh se kjo protestë u bë për të demaskuar vjedhjet, abuzimet dhe korrupsionin. Në fjalën e saj, Kalaja është ndalur tek kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke e quajtur një bandite pasi kjo e fundit nuk lejoi deputetët e opozitës të bëhen pjesë e seancës plenare.
Gjatë fjalës së saj Kalaja ka njoftuar se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa përgjegjësit kryesorë të vihen pas hekurave. Më tej, ajo bëri thirrje për të mbrotjur pluralizmin pasi nuk ka rrugë të ndërmjetme.
Fjala e plotë:
"Përshëndetje njerëz të bukur, njerëz të mirë, ku sot në protestën e 31 jemi këtu, nuk u tërhoqëm e nuk do të tërhiqemi deri në ditën që këta të vihen hekurat ashtu siç e miraton ligji dhe siç e parashikon Kushtetuta. Jemi sot këtu për të demaskuar vjedhjet, abuzimet, korrupsionin ndërkohë që na shpërfaqet një monstër me emrin Elisa Spirogjoka, eskorta e MCGonigal, eskporta e Pëllumb Gjokës që shumë shpejt do i bashkohet atij tek 313.
Ti moj bandite, nuk mund të ndalosh deputetët tanë të hyjnë në Kuvend, i kemi zgjedhur me votat tona dhe do i mbrojmë deri në fund. Ka qenë një hekur këtu, që këta banditë të veshur me uniformë na pengonin për t'u futur në bashkinë tonë, sot atë hekur e kanë çuar në Kuvend dhe ne nuk do i lejojmë të na rrethojnë fëmijët apo familjet tona, nuk do i lejojmë të vjedhin Tiranën e Shqipërinë.
Sot më shumë se kurrë duhet të shkojmë atje për të mbrojtur pluralizmin, duhet të themi o sot o kurrë nuk ka rrugë të ndërmjetme, o do na djegin o do i djegim. I kërkoj Velisë sot miqësisht, meqenëse ka mungesë tregu të blejë nja dy pako me sapuna, njërën për të larë veten e pakon tjetër ta marri me veten tek 313".
adriana kalaja
Politike
17 Tetor 2024, 12:09
ZH.LL
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është ndalur të flasë përballë Bashkis&eum...
Politike
17 Tetor 2024, 12:42
I.A
Policia
TIRANË- Polica e Shtetit ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetit të PD-së, Luan Baçi se një ng...
Politike
17 Tetor 2024, 12:32
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe për...
Politike
17 Tetor 2024, 12:33
I.A
TIRANË- Kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi është përplasur me vartësit e tij ditën e sotme. Përpla...
Politike
17 Tetor 2024, 12:25
I.A
TIRANË- Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe ...
Politike
17 Tetor 2024, 12:19
E. D
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranës, tha se &...
Politike
17 Tetor 2024, 12:17
I.A
Efektivi
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një efektiv i FNSH-s ka tentuar që t'i nxjerr armën deputetit Luan B...
Politike
17 Tetor 2024, 12:10
E. D
pamje nga protesta
TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij në protestën pa...
Politike
17 Tetor 2024, 12:11
I.A
Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcën...
Politike
17 Tetor 2024, 11:48
ZH.LL
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka quajtur të paprecedent rastin e dhunës ndaj d...