17 Tetor 2024, 12:42
Nga I.A
Policia
TIRANË- Polica e Shtetit ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetit të PD-së, Luan Baçi se një nga efektivët e FNSH-së i nxori armën duke ia drejtuar në gjoks. Në njoftimi e policisë thuhet se asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Më tej në njoftim thuhet se Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe personat përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.
Njoftimi i Plotë:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private. Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.
polica e shtetit
Politike
17 Tetor 2024, 12:32
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe për...
Politike
17 Tetor 2024, 12:33
I.A
TIRANË- Kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi është përplasur me vartësit e tij ditën e sotme. Përpla...
Politike
17 Tetor 2024, 12:25
I.A
TIRANË- Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe ...
Politike
17 Tetor 2024, 12:19
E. D
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranës, tha se &...
Politike
17 Tetor 2024, 12:17
I.A
Efektivi
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një efektiv i FNSH-s ka tentuar që t'i nxjerr armën deputetit Luan B...
Politike
17 Tetor 2024, 12:10
E. D
pamje nga protesta
TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij në protestën pa...
Politike
17 Tetor 2024, 12:11
I.A
Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcën...
Politike
17 Tetor 2024, 11:48
ZH.LL
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka quajtur të paprecedent rastin e dhunës ndaj d...
Politike
17 Tetor 2024, 12:05
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ka agravuar situata para oborrit të Kuvendi të Shqipërisë ku grupi i demokratëve që is...
Politike
17 Tetor 2024, 12:03
I.A
TIRANË- Garda e Republikës nuk ka lënë mediat të filmojnë hyrjet në parlament. Pas deputetëve të Opozitës, g...