Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit, është identifikuar personi i cili goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta. Për këtë person policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e tij.
TIRANA- Policia ka dalë sërish me një njoftim për ngjarjne e djeshme ku pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Sipas njoftimit, është identifikuar 51-vjeçari i cili goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta. Për këtë person policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e tij.
Gjithashtu në njoftim shtohet se 51-vjeçari qëlloi një herë me armë zjarri në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati persona të dëmtuar. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 8 persona të përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë. Emrat e të arrestuarve janë: Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Njoftimi:
Tiranë/Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij. Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.
Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë. Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese LEZHË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë dhe një person tjetër ësht&eu...
Kryepeshkopi Joan TIRANË- Kryepeshkopi Joan ka bërë një urim për besimtarët në festën e Pashkëve me anë t...
Nuredin Dumani TIRANË- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në Gjykat&...
Nuredin Dumani TIRANË- Seanca e sotme e 'Plumbit të Artë' është ndërprerë pas disa tensionesh në sall&eum...
Nuredin Dumani TIRANA- Seanca për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta pas...
TIRANË- Një rast i pazakont është kapur ditën e sotme në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë pë...
Melisa Hoxhallari dhe Klement Beqaj FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhall...
Foto ilustruese TIRANA- Të enjten e Madhe të krishterët lyejnë një pjesë nga vezët e Pashkës. Për ta...
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i Artë’ Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë ...
Policia TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë orëve të vona të natës pas dy orësh ndjekjej...